Rënia e të “paprekshmëve”: një kronikë që sapo ka filluar

18 Korrik 2023, 19:30Politika TEMA
Rënia e të “paprekshmëve”: një kronikë

Nga Ylli Pata

Kur Donald Lu në vitin 2016, solli metaforën e “Të Paprekshmmit” të Brian de Palma, si një histori që në Shqipëri sapo kishte filluar, e tallën. Madje më shumë se kaq, e linçuan, e sulmuan, e shanë dhe e përndoqën madje edhe në Kirgistan, ku shërbeu si ambasador i SHBA-së.

Nuk kishte ndodhur asnjëherë që Kirgistani dhe ngjarjet në atë vend të largët të bëhen temë panelesh televizive në Tiranë. Në 2016, ishte koha e reformës në drejtësi si draft, ku flitej për SPAK, një prokurori që do të hetonte zyrtarët e lartë e politikanët, vetëm në letër.

Askush në emisionet e darkës, nuk e trajtoi se si do të ishte kjo drejtësi e re, se si do të ishte e mundur që do të ketë prokurorë, që mund të hetojnë njerëz të fuqishëm.

Por u bënë në atë kohë emisione pafund për drafte të Venecias, sulme ndaj ambasadorëve pa i thirrur ndonjëherë për të dhënë versionin e tyre, e gjëra të tilla, që rezultuan se ishin thjesht zhurmë për të mbuluar lajmin e madh. Atë që po niste një drejtësi e re, që do të ishte aq sa mudnej e pavarur nga politika.

Kaluan vite, e në Tiranë erdhi një tjetër ambasadore e SHBA, Yuri Kim. E cila fliste vazhdimisht për “fundin e pandëshkueshmërisë”, për çarjen e cipës që të paprekshmit shqiptarë kishin krijuar ndër vite. Edhe Yuri Kim-in, si Donald Lu-në, Romana Vlahutinin apo Luigi Soreca-s, çfarë nuk thanë. Madje kanë thënë aq shumë gjëra për ta, sa asnjëherë nuk është thënë nga këto qarqe mediatike për politikanët shqiptarë.

Ja ku jemi sot. Të gjithë ata që u paralajmëruan ndodhën. Në Tiranë ka rënë realisht muri i paprekshmërisë politike. SPAK, tashmë ka krijuar një rekord të gjatë proakriv aktiviteti penal ndaj politikanëve dhe zyrtareve. Por sërish kjo përpjekje e prokurorëve speciale nuk se ka “ngopur” publikun shqiptar. 

Ka ankesa, pakënaqësi, kritika, akuza, mendime e ndjenja pafund që nuk do të reshtin asnjëherë. Por në këtë kontekst, pra atë të paprekshmërisë ka një standard apo model shqiptar që është krejt i ndryshëm nga ata që kanë ndodhur në vende të tjera. Po flasim për antikorrupsionin gjyqësor.

Hetimi tashmë mit antikorrupsion në Itali, i quajturi “Duart e Pastra” që përmbysi një “Republikë” në Itali, Republikën e Dytë, hetoi dhe çoi në gjyq kokat e politikës së lartë të vendit.

Andreotin, Craxin, Forlanin, e shumë e shumë të tjerë. Nisi si një hetim për financim të paligjshëm të partive dhe arriti të shkonte te korrupsioni e rryshfetet.

Por, ka një gjë. Asnjëri nga këta subjekte të grupit të prokurorëve milanezë, edhe pse u vërtetuan se kishin shkelur ligjin, nuk jetonin në “megalluks”. Nuk kishin apartamente pa fund në kryeqytet, vila e resorte në det, toka e troje në zona turistike, industry e biznese që sillnin para pa fund tek ata. Llogari të fshehura në shtete e parajsa fiskale që qarkullonin shuma marramendëse.

Në Shqipëri, opinion publik, nuk se ka ndonjë kërkesë shumë pretencioze ndaj SPAK; kërkon thjesht të regjistrojë vilat, apartamentet, automjetet, paratë e të mirat materiale, që politikanët zotërojnë. Të cilat njerëzit e dijnë, i flasin, e kërkojnë që shteti, që tashmë falë edhe atyre që krijuan SPAK, t’i sekuestrojë. Së paku.

E media, por sidomos politika, do të ishte mirë që thjesht të bëjë një fotografim të thjeshtë, ku jetojnë elita politike shqiptare, si jetojnë e sa shpenzojnë për të jetuar.

Një vetting i thjeshtë e i pakomplikuar që do të duhet ta bëjë në radhë të parë opinion publik- pra mediat, e më pas le të gjejë SPAK burimin e parave.

Gjasat janë që kjo nuk do të ndodhë kur nuk ka ndodhur. Këtu më thjeshtë bëhet një montim fake si Babalja sesa të dalë se ku i gjetu paratë regjizori për të prodhuar filmin me të njëjtin titull.

Megjithatë, pandëshkueshmëria ka rënë. Dhe njerëzit, ndoshta nga dita e nesërme do të postojnë foto të vilave e apartamenteve luksoze të politikanëve që financojnë zhurmën për të ndaluar furtunën. Sa mund të zgjasë?

18 Komente

  1. I
    I "paprekshem" prej verteti

    "Te paprekshmit" e vertete jane Saliu dhe Likja, jo dava ministrash pa emer... Keni bythe t'i merrni ne banken e te akuzuarve ???!! Cfare mburreni kot se koti. Edhe Saje qorri, me shpejt doli nga burgu se sa hyri....Ju nuk po denoni dot Fate Mehdiun,qe hodhi ne ere nje fshat te tere, bashke me Shkerdhnin, na mbushet mendjen....

    Përgjigjjuni
    1. s
      shqip

      Mos fol me se i ke rene pikes. SPAK-u ka bere nje vrime ne uje. Perderisa Salihi dhe Like Spijuni jane te lire, nuk ka dhe nuk do te kete drejtesi ne vendin tone.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Raimond Vlonjati

        O gazetar kokeqyp. Ata qe po shojne ne burg jane te gjithe bashkepunetore te Rames

        Përgjigjjuni
        1. T
          Taku

          Te gjithe ne burg pa perjashtim… kush ka bere korrupsion

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mendimi im

            Desha dhe une te komentoj, por kot. SHQIPTARET PO NUK U VUNE FLAKEN VILAVE TE PROKUROREVE, gjykatesve, avokateve qafederra, s'kane per ta zgjidhe drejtesine kurre dhe do gerryhen me shume ne jeten e tyre drejtesisht, moralisht, ekonomilisht, perfundimisht dhe kombi do te shkaterrohet. Ketu fillon lufta per mbrojtjen e lirise dhe demokracise, pa Sali Berisha, Ilir Meta dhe ata qe i ndjekin pas sot jane katandise qen rrugesh.

            Përgjigjjuni
          2. I
            I "paprekshem" prej verteti

            "Te paprekshmit" e vertete jane Saliu dhe Likja, jo dava ministrash pa emer... Keni bythe t'i merrni ne banken e te akuzuarve ???!! Cfare mburreni kot se koti. Edhe Saje qorri, me shpejt doli nga burgu se sa hyri....Ju nuk po denoni dot Fate Mehdiun,qe hodhi ne ere nje fshat te tere, bashke me Shkerdhnin, na mbushet mendjen....

            Përgjigjjuni
            1. S
              SPAK = 12 LLALLA

              Pandeshkueshmeria ka rene? C'fare shkruan more zoteri. A je i verber dhe i shurdhet? C'fare ndeshkueshmeri ka ndodhur per Berishen e Meten?

              Përgjigjjuni
              1. L
                Luftuam bllokmenet dhe na erdhen salimenet

                lesht o lesht,asgje nuk ka per te ndodhur,edhe atje ku behet zhurme keta e bejne qe personi te iki e te fshihet si tigri e shoku i krajes e dum dumit,tik llalla

                Përgjigjjuni
                1. U
                  Usambasador

                  Kjo situatë kontrollohet nga jashtë shtetit dhe do të shtyhet në brendësi deri sa të duan ata, thjesht për motivin se nuk mund të futet në burg një popull i tërë. Korrupsioni është në ADN dhe vaksinë nuk ka. Amen

                  Përgjigjjuni
                  1. s
                    shqip

                    Po zotrote cfare ke vjedhur, se helbete sipas ADN-se, edhe ti hajdut duhet te jesh? Hajde tregoi ketu tek TEMA se mbase e degjon edhe SPAK-u. ADN-ja thote kungulli, sikur te gjithe shqiptaret na qenkan hajdute. Ne jeten time kam punuar fort per te patur ato qe kam dhe nuk kam futur kurre nje qindarke te piset ne xhepin tim. Sipas teje, edhe une dhe mijera shqiptare te tjere si une qenkan hajdute te lindur. Shko mor tru peshk idjot, qe akuzon nje popull te tere.

                    Përgjigjjuni
                  2. L
                    Ladi

                    Shqiptare - filloni dhe fotografoni ne cdo cep te Shqiperise pasurite e vjedhura te pushtetareve te djeshem dhe te sotem, te te gjitha niveleve, prokurore e gjyqtare dhe ja dergoni jo SPAK-ut por Departamentit te Shtetit USA dhe Komisionerit Europian per Shqiperine. Le te merren ata pastaj me SPAK.

                    Përgjigjjuni
                    1. U
                      Ujku Plak

                      Nuk e di se çfar do ndodhe, por deri tani kemi pare tallje Kari. Te larguarit nga Sistemi i Drejtesis prej Vetingut po Shijojne Milionat e Eurove, Familia Mafioze Kriminale Berisha po ashtu, Çifti Mutaj-Kokemadhija po ashtu etj… Ripjellja nga qe deshtoi te bei Shtet, se dihet qe Administraten e dominon Injoranca dhe Korrupsioni, qe te Qendroi sa me shume ne Pushtet, Ripjelljes i intereson qe te larte permendurit dhe jo vetem, te jene te lire dhe aktiv ne Politik. Populli ka dy mundesi te Zgjedh: Ose Intelektualet e Korruptuar ( Ripjelljen) , ose Injorantet e Korruptuar qe edhe te Vrasin (Opoziten). Shqiperia do behet Diten kur: Personave qe do i faktohet Abuzimi dhe Korrupsioni, ti Sekuestrohen te Gjitha Pasurit dhe Llogarit Bankare, jo vetem ato qe nuk justifikon, por edhe ato qe i justifikon. Per te gjithe Personat qe kan mbajtur Poste Politike mbas 90, Ne Ushtri, ne Polici, ne Shendetesi, ne Arsim, me Drejtesi etj. Keshtu kemi dy fitime te medha . Shteti pasurohet shume , dhe marrin mesim ata qe do vijne ne te ardhmen .

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Drejtesi per te gjithe

                        Keshtu thuhet e kete presin populli por e kane filluar nga bishti , ketu jane vrare njerez diten ne mes te dites jane pjekur te gjalle 26 edhe ata tallen jo po gjyq i shkurtuar jo po i zgjatur . Gjthsesi shpresa vdes e fundit , ishalla do i shohim nje dite ne burg keta qelbesira qe na bejne edhe moral na shesin e mend .

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Ton

                          Te paprekshem quhen vetem kryeministra apo ish kryeministra apo presidente. Te tjeret kurre nuk kane wene te paprekshem.

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Sllobodanka

                            Ore Pata, mali i Dajtit do te dridhet, kryeagjenti, kryekrimineli dhe kryehajduti legjendar Sali Berisha i gjalle nuk lidhet!

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              TEMO ISH KOLONEL.

                              OK GAZETAR: 1.Në Shqipëri jan vjedhur 350 mild.$ pasuri 1992-2013,mbi 500 nd/je e Institucione me teorinë SHOCK të Sb,A.Hajdarit,G.Pashkos..etj.Kjo me lejen e Sb sikurse firmat Piramidale me parat më të pastra në botë..! 2.Sb tredhi drejtësinë që në 1992.Edhe sot SPAK po godet CIRONKA-MAJTAS..! Ku në të djathtë i kan duart të lyera me gjak,që dihen tashmë..! 3.Duhet të filloi FSHESA E HEKURT MBI PUSHTETARËT 1992 PËR TË KTHYER NË BUXHET PASURINË E POPULLIT.BOLL MË ME PREMTIME TË TIK LLALLËS. -ALTIN DUMANI OSE TË ARRESTOI SB,IM..FAMILJARISHT OSE TË DORHIQET SI FRIKACAK. 4.Magjistratët që 80 % i kapi VETINGU për korrupsion u bën AVOKAT,NOTER..Pa ju prekur asgjë.KY ËSHTË KULMI TRADHËTISË DREJTËDISË SË RE,Ndonse monitorohet nga SHBA BE. 5.Nëse SPAK GJKKO nuk bën sekuestro pasurie.. Populli duhet të bëj REVOLUCIONIN QË LA NË MES TË RRUGËS NË 1990 DUKE MARR ZVARR VETËM ENVERIN E VDEKUR DHE ARRESTUAR NEXHMIEN VETËM PËR KAFE..! 6.Zoti Gazetar i njohur Ylli Pata: • Duhet bër thirrje popullit të denoncoi vilat,Banesat,Garazhet,Trojet e çdo politiqeni,Pushtetari që nga 1992 e në Vazhdim..! -Argita(Saliu) veç vilës në Gj.Lalzit ka pasur të rrethuar edhe disa hektar tokë rreth saj..! •Kthimi pasurisë lekë..në buxhet do të rrisi pensionet, Rrogat,etj.Në të kundërt mos të kërkoi nga E.Rama rritjen e tyre..!Pasi E.Rama nuk e drejton drejtësinë si Saliu dikur që futi në burg F.Nanon duke i nxirë jetën përfundimisht. • FAI KRYESOT ËSHTË I SEKTORIT TË KONTROLLIT TË PASURISË TË PUSHTETARVE QË NUK INFORMON KUVËNDIN E DREJTËSINË..Ata duhen shkarkuar 100 %. • Edi Rama të ndryshoi ligjin për heqjen e IMUNITETIT TË DEPUTEVE duke i lën Bythë jashtë Sb,Im,(Lb me 1 mil.€ që në 2005),Zenin,Malltezin,Gitën,etj,etj, Duke e vënë në provë opozitën..!

                              Përgjigjjuni
                              1. P
                                Patoku

                                Pata e shkrete, i ka hik oreksi e as ha as pi sapo degjoi per lejen e arrestimit te Arben Ahmetajn per te cilin ka zhgarravitur shkrime plot duke e ngritur ne qiell.. .

                                Përgjigjjuni
                                1. P
                                  Patoku

                                  Yli Pata me siguri ka marr ndonje qindark. Ah more Yli, more Yli, mistrec paske qene. Mere qe te poston Merua ca artikuj , se te posta do ishe me gjuhen jashte, qe te ngjyejn njerezit pulla, por dhe beshtymen e ke te thate. Yli!!! Emer pithi i thinjur me ciban ne krah te majte

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje