
Gazetari Arion Sulo ka folur në lidhje me situatën brenda Partisë Demokratike dhe krisjen e fundit mes Lulzim Bashës dhe Gazment Bardhit.
Sulo ka deklaruar se Basha kishte planifikuar ikjen nga Partia Demokratike, lënien e Alibeajt në krye si edhe rikthimin si kryetar, por Gazment Bardhi “doli jashtë skenari”.
Kësaj deklarate i është përgjigjur Roland Bejko, i cili ka pyetur me ironi se “nga është zbuluar gjithë ky plan”.
Pjesë nga debati në emisionin “Open” :
Sulo: Basha e kishte planifikuar ikjen, rikthimin dhe Alibeajn, por Bardhi i doli jashtë skenari. Politika është me meritë. Basha nuk doli në publik, nuk doli në zgjedhje hapur.
Bejko: Nga e zbulove gjithë këtë plan?
Sulo: Nga logjika. Basha nuk të erdhi në takime se i kishte shumë popullore, po të vinte ai do ishin edhe më shumë.
Bejko: Po lëre ironinë tani. Qenke interesant ti.
Sulo: Pse më ndërpret, ke frena dore ti? E ke marrë patentën?
Bejko: U habita nga i di të gjitha këto?
Sulo: Nuk e ke parë ambasadoren amerikane.
Bejko: Nuk do mbaj frena dore këtu, do e lëshoj.
Sulo: Vulën juve ua dha Edi Rama.
Bejko: Vulën na e dha e drejta, e kemi ndarë vulën nga krimi dhe oligarkët e të korruptuarit. Askush nuk prodhohet nga blloku sot, kemi ide dhe shpresë.
Sulo: Basha e ka shpallur i shantazhuar nga SHBA non-grata Berishën. Këtë e bëri për ta pezulluar
Bejko: E drejtë ishte. Po të jetë për mua gjithë klasa politike duhet të shpallet non-grata, ndaj përpiqemi të jemi alternativa. Pyet amerikanët pse shpallen apo jo non-grata politikanët.
Sulo çami , sikur u zhuk ca kohe nga skena , prape do ti ekspozoni keto mbeturina te peshtira ? Nuk shifen me keto surrate te pa lara ne ekran .
SHUME ESHTE PAGUAR KY GJOJA ANALISTI NGA KORRUPSIONI I TE BIRIT TE SALI BERISHES.MJAFT ORE GAZETARE BEHENI PERKRAHES TE POLITIKANEVE VRASES SI BERISHA ,METAJ ETJ.
Bardhi i kishte mundesite te bente diçka ,se Alibeaj dha dorëheqjen dhe u krijua vakum ne parti.Nuk e ndalonte njeri te shpallte zgjedhjet e te kandidonte por kam përshtypjen se e dinte qe nuk do fitonte.Sa i takon asaj qe thote gazetari qe Basha nuk doli te flasi ne elektorat,me mire Basha se Bardhi qe punoi per Berishen
Bejko kari nenkryetar?Ky lloj abrashi?Bejko "xheoi"?! Xhepi i thne Berat se skish te ngopur me para.
Bejko hajduti.