REPLIKAT/ “E bëni kopilin dhe e lini në derë”, Koçi debat me Nallbatin: Kjo është përpjekje për luftë civile, nëse keni sjellje të dhunshme…

18 Tetor 2024, 15:07Politika TEMA
REPLIKAT/ “E bëni kopilin dhe e lini në derë”,

Një debat është zhvilluar ndërmjet deputetit të PD-së Bledjon Nallbati dhe atij të PS-së Petro Koçi.

Nallbati tha gjatë një interviste në News 24 se policia ka qenë brenda në parlament kur ka ndodhur përplasja me deputetët dhe futja e efektivëve brenda në Kuvend është e jashtëligjshme, ndërsa Koçi hodhi poshtë këtë deklaratë.

Koçi nga ana e tij theksoi se ajo që po bën PD është përpjekje për luftë civile dhe se deputetët nuk duhet që të sillen dhunshëm, pasi japin model të gabuar në shoqëri.

Pjesë nga debati:

Petro Koçi: Puna e armës është një intrigë qesharake. Ajo që duket është futja e dorës te këllëfi ku mbahet spraj. Gjesti është për vetëmbrojtje, sepse deputetët sulmuan efektivin. Policia ishte tek hyrja.

Bledjon Nallbati: Çfarë donte policia aty? Policia ishte brenda në parlament. Shyqyr që qenke gjallë e shëndoshë e mirë.

Shqetësoheni për pronat e shtetit socialist. Edhe milionat e inceneratorëve janë vjedhje e nuk je shqetësuar ndonjëherë.

Petro Koçi: Ti nuk e di për çfarë shqetësohem unë. Deputetët ushtruan dhunë. Nëse ne veprojmë me dhunë, praktikisht i bie që kemi ftuar shqiptarët që të rrihen me njëri-tjetrin për pronat, për probleme të tjera.

Unë quaj më të rëndë atë që tha Berisha, që Altin Muça që nuk do kesh vend mbi tokë, na lë të kuptojmë se kush e ka bërë 1997.

Bledjon Nallbati: Po edhe tërmetin Sali Berisha e ka bërë.

Petro Koçi: Berisha ka në dorë listat e deputetëve dhe prandaj ndodh kjo që po ndodh. Kjo është përpjekje për luftë civile e jo mosbindje civile. Gjithçka lidhet me fatin personal të Berishës.

Bledjon Nallbati: Jeni aq mjeshtra sa bëni kopilin dhe e lini në derë. 5D është e juaja o zotëri.

4 Komente

  1. B
    Bjeri drejte

    Ja dhe Nallanbst Injoranti. Krahason Berish nongraten me kopilin. Nallban nuk ta kane kopilin nongrat socialistet ne dere. Po keni shkue ju tek dera e kopolit, poshte K8. Nallbo! Jane listat problemi! E di populli. Jane doren e Nongrats. Nga k8 ai vezhgon. Ti ke filluar te biesh ne se je injorant I zoti. .e duket je futur tek 15 - e pare! Forca shkaterro! Dhe nese do votat mos perdor si argument popullin, apo Salianji , etj, por thuaj qe behet per nongrat listataxhiun. Kjo ka efekt magjik tek militantet nongrats dhe te votojne. Eshte ndershmeri! Pra leri pordhet dhe mos genje!

    Përgjigjjuni
    1. P
      Popull

      ...me dt 24 para se te shkoje ne gjyq Sala bie nga k.8 do thote Liria e hodhi policia..

      Përgjigjjuni
      1. S
        Stefani

        Z. Petro, ju jeni njeri korrekt dhe me reputacion ne te majten shqiptare. Mendimi im eshte qe duhet te jeni te kujdeseshem ne daljet televizive. Nuk them te kufizoni daljet. Perkundrazi, te dilni, te debatoni, por mos harroni qe disa media te korruptuara qe fuqimisht punojne per llogari te serbeve, ruseve e klaneve reaksionare greke, qe disponojne shuma marramendese per sabotimin e demokracise shqiptare, ju therresin dhe ju vejne perballe kamikaze te non grates, njerez te hurit e te litarit, njerez me pese klase fillore si ky rrygaci qe kishe perballe dhe kete e bejne per te njollosur figurat e tilla si ju ne PS. Kjo eshte platforma e diktuar nga doktor mortja, provokime, shpifje, shantazhe, kercenime dhe te gjitha keto ne funksion te realizimit te nje nje pergjakje si ne 97-ten te cilen ju e keni provuar mbi kurriz. Nuk kerkoj nga ju te impononi se kush ftohet ne emsion. Por eshte e drejta e juaj qe te merrni infirmacion nga moderatorja se kush ftohet. Kur nerrni infornacion se ne emision vijne provokatore e rrugaçe, i thoni faleminderit dhe njatjeta. Ju jeni deputet, keni ngarkese pune dhe mendoj se eshte kohe e bjerrur te merreni me keto funderrina, nuk u takon juve dhe kolegeve tuaj te humbni kohe. Te gjith keta te non grates tani kan veç nje hall, jane turrur kush e kush te tregoje sa me shume dashuri per doktor mortjen, kush e kush te bertasi, te shpife e kercenoje siç ben dr. mortja qe ti bejne qefin, i servilosen qe ti fusi ne lista te sigurta. Kete e bejne se tashme dihet se deputetet kane rroga te larta, kane privilegje etj. Po te mos zgjidhet deputet psh ky nallbani, ky nuk ka shkolle, nuk ka zanat dhe ngordh per buke. Tere ata deputete qe djegin, qe kercenojne, qe godasin dhe sillen si rrugaçe kan vetem nje qellim, te behen deputet.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Myzeqari

          Z Petro,jame plotesisht me STEFANIN dhe komenti i tij eshte i DREJT.JU duhet te kujdeseni qe ne daljet publike te shmangni Rrugacet e P D, sepse ata kane vetem nje qellim te bejn zhurm dhe te mbysin me injorancen e tyre diskutimet tuaja.Shiko ku ka arritur luan baci ky njeri .......... qe ka vdekur pa lindur.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje