Rinumërimi i votave në Tiranë, anëtari i KAS: Nuk ndryshon shpërndarja e mandateve

25 Qershor 2025, 12:15Politika TEMA
Rinumërimi i votave në Tiranë, anëtari i KAS: Nuk ndryshon

Procesi i rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës vijon me intensitet, ndërsa deri më tani janë rinumëruar 793 kuti votimi, mbi gjysma e totalit të kutive në këtë qark.

Sipas të dhënave paraprake, procesi nuk ka ndikuar në shpërndarjen e mandateve të fituara nga partitë në rezultatin paraprak.

Anëtari i KAS, Ledio Braho tha se numri i votave të vlerësuara gabim në numërimin e parë ka qenë i ulët dhe futet te marzhi i gabimit njerëzor.

“Nga procesi i numërimit kjo shifër rreth 400 vota është irrelevante nga numri i votave që ka fituar Partia Demokratike, unë këtë e konsideroj gabim njerëzor. Nuk ka lëvizje të mëdha të votave”, tha qanëtari i KAS.

Ai u shpreh më tej se ky proces i rinumërimit të votave në Tiranë ka shërbyer për të pasur një transparencë më të plotë.

“Ky proces ia vlen sepse i shërben transparencës, ia vlen sepse pastron baltën nga procesi i numërimit, hedh poshtë pretendimin për trafikim prej mijëra votash. E vetmja mënyrë për të bërë transparencë, është rivlerësimi dhe rinumërimi i fletëve të votimit.”

1 Komente

  1. p
    pak drejtshkrim

    irrelevante, ne gjuhen portugeze (Brazil) - e parëndësishme, ne gjuhen shqipe

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje