Rrëzohet kërkesa e Sali Berishës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka

27 Dhjetor 2023, 10:48Kronika TEMA
Rrëzohet kërkesa e Sali Berishës për përjashtimin e

Kërkesa e avokatëve mbrojtës të Sali Berishës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nuk është pranuar.

“Personi nën hetim Sali Berisha nëpërmjet mbrojtësve të tij ka paraqitur kërkesën për përjashtimin e trupit gjykues që shqyrton kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me objekt: zëvendësimin e masës së sigurimit.

Kjo kërkesë iu kalua për shqyrtim gjyqtarit të gatshëm, i cili në përfundim të gjykimit vendosi rrëzimin e kërkesës”.


Në Gjykatë në orën 11:00 do të nisë seanca për shqyrtimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi” me mbikëqyrje Policore, të kërkuar nga SPAK, për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Berisha akuzohet për korrupsion pasiv për çështjen e privatizimit të ish-klubit sportiv “Partizani”.

 

1 Komente

  1. r
    rrofte lexhenda sigurisht dhe zagaret qe e ushqejn

    o Vampir ! Te urren nje Shqiperi e tere. Mallkuar qofsh me gjithe Gruan dhe femijet !!!!!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje