Shkëlzen Berisha ka mbërritur në GJKKO, ku do të merret në pyetje për çështjen ‘Gërdeci’.
Shkëlzen Berisha, ashtu sikurse i ati, do të përballet këtë të mërkurë në GJKKO. Seanca për çështjen Gërdeci do të mbahet në orën 09:00 dhe do të gjykohet nga gjyqtarja Irena Gjoka.
Ai tha për mediat se do të flasë në përfundim të seancës.
GJKKO ka thirrur djalin e ish kryeministrit që të dëshmojë lidhur me faksin që Aldo Bumçi i ka dërguar atëherë ish ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu me shënimin “për Shkëlzen Berishën”. Ai refuzoi të paraqitet në gjykatë seancën e 14 dhjetorit.
Lini një Përgjigje