Qëlloi me armë ndaj dy vëllezërve në Kamëz, 33-vjeçari ende në kërkim! Sherri nisi dy muaj më parë, u ngacmoi mbesën e mitur në ‘Instagram’

26 Dhjetor 2023, 14:43Kronika TEMA
Qëlloi me armë ndaj dy vëllezërve në Kamëz,

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e regjistruar pasditen e të dielës në Kamëz, ku 33-vjeçari Jetmir Koleci qëlloi me armë zjarri në drejtim të dy vëllezërve Ilir dhe Astrit Halili.

I riu vijon të jetë ende në kërkim nga Policia, teksa mësohet se konflikti i tyre ka nisur rreth dy muaj më parë, edhe pse më herët mes tyre ka pasur miqësi dhe hyrje-dalje familjare.


Jetmir Koleci, dyshohet se me një llogari false në Instagram i ka shkruar mbesës së mitur 13-vjeçare të vëllezërve Halili, duke e ngacmuar.

Vajza e mitur, edhe pse llogaria në fjalë ka qenë pa emër real, mësohet se ka arritur ta identifikojë 33-vjeçarin në bazë të gjuhës së komunikimit.

Për këto mesazhe ajo ka njoftuar familjarët e saj dhe disa prej vëllezërve të familjes Halili mësohet se e kanë dhunuar Kolecin.

Ai është rrahur rreth një muaj më parë dhe ka përfunduar në spital, por ka refuzuar të tregojë detaje për policinë duke deklaruar se nuk i njihte personat që e kanë rrahur.

Pas kësaj ngjarje, bëjnë me dije se për disa ditë me radhë Jetmir Koleci ka provokuar vëllezërit Halili, duke xhiruar gomat e makinës para tyre, deri pasditen e të dielës kur ata kanë dalë me shpejtësi dhe sapo janë afruar, Koleci  ka qëlluar me armë.

Lini një Përgjigje