Prokuroria e Posaçme i ka dërguar kërkesë Gjykatës për konfiskimin e 15 pasurive të Arben Kaçorrit, kunatit të "mbretit të llotove" të Ervis Martinaj, i dënuar në Itali.
Midis pasurive të sekuestruara janë apartamente të shumta në Tiranë, garazhe dhe automjete.
Kaçorri ka qenë dhe subjekt i operacionit "Forca e Ligjit".
Njoftimi:
Krahas ushtrimit të ndjekjes penale, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka në fokus të saj edhe identifikimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive që dyshohet se rrjedhin nga krimi.
Në zbatim të Aktit Normativ Nr.1, datë 31.01.2020 “Për masat parandaluese në kuadër të luftës kundër terrorizimit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike”, Prokuroria e Posaçme i është drejtuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me kërkesën për konfiskimin e pasurive të subjektit Arben Kaçorri dhe personave të lidhur.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.27 datë 12.07.2023, ndërmjet të tjerave ka vendosur konfiskimin e pasurive si më poshtë:
Pasuria e llojit Apartament me sipërfaqe 70,03 m2, me adrese Rr “Kavajës”, Tiranë, në pronësi të shtetases Eljona Pal Kaçorri.
Pasuria e llojit Apartament me sipërfaqe 70,03 m2, me adrese Rr “Kavajës”, në pronësi të shtetases Eljona Pal Kaçorri .
Pasuria e llojit Garazh me sipërfaqe 12,50 m2, me adrese Rr “Kavajës”, në pronësi të shtetases Eljona Pal Kaçorri.
Pasuria me adresë “Komuna e Parisit”, Tiranë, e llojit Garazh me sipërfaqe 14, 50 m2 në pronësi të shtetasit Besnik Pjetër Kaçorri.
Pasuria me adresë “Komuna e Parisit”, Tiranë, e llojit Garazh me sipërfaqe 14, 50 m2 në pronësi të shtetasit Besnik Pjetër Kaçorri.
Pasuria e aplikuar në procesin e legalizimit, Qarku Tiranë, banese 2 Kat me Parkim me sipërfaqe të gjurmës se ndërtimit 140 m2 dhe sipërfaqe trualli 458 m2, ndërtuar ne vitin ndërtimi 1996, me adrese ne Njësinë nr 5 Tirane, në pronësi të shtetasit Pjetër Ndue Kaçorri.
Pasuria me adresë “Ishull Shëngjin”, Lezhë, e llojit Apartament me sipërfaqe 64,1 m2, në pronësi të shtetasit Besnik Pjetër Kaçorri
Pasuria me adresë “Rrëshen”, Mirditë, e llojit Truall + Ndertesë (Ish Rep Ambalazh te Vajit) me sipërfaqe 1400 m2 truall, nga të cilat 325 m2 ndërtesë, në pronësi të shtetasit Pjetër Ndue Kaçorri.
Pasuria Godine 3 Kate, Lokal Shërbimi dhe Tregtie, me sipërfaqe 278 m2, Rrëshen, Mirditë, në pronësi të shtetasve Arben Pjetër Kaçorri, Besnik Pjetër Kaçorri, Valentino Pjetër Kaçorri, Marie Zef Kaçorri, Donika Pjetër Shurbi (Kaçorri),etj .
Pasuria me adrese Rr. “Komuna e Parisit”, Tirane, e llojit apartament nr.22, me siperfaqe totale 104 m2 (siperfaqe shërbimi 12m2) dhe verande sip 128 m2, në pronësi të shtetasit Besnik Pjetër Kaçorri.
Pasuria e llojit apartament me sipërfaqe 99,40 m2, ne rrugën “Don Bosko”, në pronësi të shtetasit Besnik Pjetër Kaçorri.
Pasuria me sip 14,3 m2 e llojit Bodrum, me adrese ne Shëngjin, në pronësi të shtetasit Besnik Pjetër Kaçorri.
Pasuria e premtuar per shitje shtetasit Valentino Pjetër Kaçorri (sipas kontratës se kaparit dhe premtim shitje Nr 4149/3019, date 21.12.2013) per token bujqësore – ullishte me siperfaqe 2000 m2 ne vendin e quajtur “Gosqea”, e ndodhur ne fshatin Gjilekë, Dhërmi.
Automjeti MERCEDEZ BENZ i tipit 903 Modeli 313CDI, me nafte, i vit prodhimit 2004, ngjyrë e bardhe në emër të shtetasit Valentino Pjetër Kaçorri.
Automjeti MERCEDEZ BENZ i tipit 166 Modeli ML350BLU, me karburant nafte, i vit prodhimit 2012, ngjyrë te zeze, në pronësi të shtetases Eljona Pal Kaçorri.
Super mega lajm. Forca SPAK, pastroje këtë vend. Çoje hakën te i zoti e do merrni miliona bekime
Per ke te zot e ke fjalen mor zotni ????? Se ato i perfiton shteti , dhe nga shteti nuk shkojne per ne shtepi vorfnore dhe azile pleqsh , por nderojne duar , nga tregterat e droges , korupsioni galopant te pushtetaret e fuqishem ..... Le te nxjerin nje deklarate shteterore dhe te tregojne se kaq miliona u sekuestruan dhe shkuan ne shkolla dhe shtepi vorfnore e azile pleshq , kaq para u sekuestruan dhe iu dhane buxhetit dhe mbas tij te thjeshtit ose te pamundurit ....ka te tille deklarate ???? Gjall ne Bote ..atehere ??? Cbekime do marin ???? Dikur teta Lili , kokqenia e Saliut , na ishte bere nje bamirese me permasa gjigante ....pe gje ti mor zotni nje shkolle , nje spital ose shtepi per jetimet te kete financuar Liri Berisha ???????????? Cberi me ato para qe investonin oligarket , njerzit e thjeshte dhe kushdo qytetar ??? Beri vila , beri biznese per Zenin dhe para te pallogaritura per tu paguar lamashet qe sot u vine nga pas .....
Objektet e sekuestruata behen prone shtetrore ose dalin ne ankand dhe mund ti bleje kushdo. Dhe ti po deshe.
Dalin ne ankand si ne cdo vend te botes kerko ne gugell informacione dhe e gjen
Po zen martini ku eshte ketu. Bashke jane dhe saliu martinit
Bravo SPAK! Shqiperia do te behet!