Samiti i Berlinit në Tiranë më 16 tetor, Rama: Të pranishëm Scholz, Macron e Von der Leyen! Jemi në përgatitjet e fundit

5 Tetor 2023, 09:54Politika TEMA

Samiti i Berlinit në Tiranë më 16 tetor, Rama: Të

Tiranë pret më 16 tetor Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit, e para herë jashtë kufijve të BE-së.

Përgatitjet për këtë samit po vijojnë, ndërsa ka qenë vetë kryeministri Edi Rama i cili ka ndarë edhe logon e samitit, që do të mbledhë kryeministrat e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, por edhe një sërë krerësh të qeverive së BE-së.

Rama ka zbuluar dhe disa prej emrave të liderëve europianë që marrin pjesë. 

"Jemi në përgatitjet e fundit të një tjetër evenimenti të madh ndërkombëtar për Shqipërinë, Samiti i Liderëve të Procesit të Berlinit, i cili do të zhvillohet për herë të parë jashtë kufijve të BE-së, në Tiranë, me pjesëmarrjen e 6 kryeministrave të rajonit, ku kanë konfirmuar pjesëmarrjen Presidenti i Francës dhe Kancelari i Gjermanisë, Presidentja e Komisionit Europian, si edhe një sërë kryeministrash të vendeve anëtare të Bashkimit Europian", shkruan Rama. 

 

8 Komente

  1. S
    Shqiptari

    Jemi ne "merak "per liderin global Albinin a do marre pjese.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tata luigji

      Zbriti para kryeministris se rruga nga airporti nene tereza eshte si ajo e kandaharit dhe rrezik te kthehen pa ardhur akoma se mos kane ngaterruar destinacion. Kape dhe beje rrugen tirane durres se e ke djallosur me riparime, bejeni nje rruge fix mor zot qe te ngelemi te kenaqur, po ajo thumane kashar kur perfundon apo ne 2025 po ajo shengjin velipoj kure mbaron apo ne 2025 po ajo milot lezhe kure mbaron apo ne 2025 po rruga e arberit kur mbaron apo ne 2025 Z. Kryeminister bull shit

      Përgjigjjuni
      1. t
        tina

        urojme qe te kemi sa me shume lajme te mira nga ky samit

        Përgjigjjuni
        1. n
          nora

          mezi po e presim perfundimin e ketij samiti

          Përgjigjjuni
          1. d
            dori

            lidere te ndryshem do mblidhen sot ne spanje ,uroj te mbyllet me lajme pozitive

            Përgjigjjuni
            1. R
              Realisti

              A e dinë adresën se ku do vijnë? Apo kthehu majtas te pallati me shigjeta dhe djathtas te dyqani kosit...

              Përgjigjjuni
              1. B
                Besa

                Po marrim rendesine e duhur ne arenen nderkombetare

                Përgjigjjuni
                1. a
                  alphade

                  Sa ziliqare ! Hiqni syzet e zeza dhe shikoni realitetin o Ju pedeiste ! Ju mbulofte turpi Botes !

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje