Nga Ylli Pata
Kush e mban mend kohën e sherrit që shastisi deri edhe Merkelin e Makronin, e këtu dogji panelet e darkës, shikon se thuajse e njëjta skemë po rikthehet.
Por këtë radhë me aktorë të ndryshëm: në Prishtinë nuk është Ramushi kryeministër, por Albin Kurti. i cili, duket se po orienton një sulm politik ndaj Edi Ramës, duke i dhënë natyrisht ngjyrimin e kush është armiku apo vëllai i Vuçiçit në këtë rast.
Kur shikon hyrjën në fushë të disa personazhe politikisht irilevantë në Kosovë si Edita Tahiri, që njihet në Shqipëri vetëm si kundërshtare e Ramës, kuptohet se ka një lëvizje, më shumë se një mjedis.
Shkurt, në Kosovë: njerëzit që përfaqësojnë më fort Luftën e UÇK-së, e që sot janë në politikë, jo vetëm që nuk janë kritikë të Edi Ramës, por përkrahin qëndrimet e kryeministrit dhe Tiranës zyrtare në të gjitha nivelet.
Që nga përplasja me ambasadorin rus në OKB për pavarësin e Kosovës, e deri tek qëndrimet për një rol të rëndësishëm të NATO-s në ruajtjen e kufirit të veriut të Kosovës.
Nëse mjedis mund të merren përkrahësit mediatic të Albin Kurtit në Tiranë, Prishtinë apo në rrjete sociale, ku lëvizja populiste e kryeministrit të KOsovës ka pikat e saj të forta, atëherë është ok. Por ky nuk është mjedis, pasi lëviz me telekomandë.
Një shembull? Veton Surroi është një gazetar, publicist, drejtues mediash e politikan shumë i njohur në Kosovë. Zoti Surroi politikisht është afër Lëvizjes Vetëvendosje, madje u caktua edhe këshilltar i Albin Kurtit për dialogun me Serbinë. Zoti Surroi, në përgjithësi kohët e fundit ka qenë kritik me Edi Ramën, madje edhe ditët e fundit. Por nga ana tjetër, ai mbajti disa qëndrime që hapën mjaft polemika në Prishtinë. Kur tha me pak fjalë: ndërsa Serbia po nderon njerëzit e armatosur në Banjskë, njëjtë u bë në Kosovë, për grupin e armatosur të Kodrës së Trimave në Kumanovë, i cili luftoi me policinë e Maqedonisë në verën e vitit 2015.
Një qëndrim që thuajse copy paste u tha edhe nga Aleksandër Vuçiç në daljet e tij. E që realisht nuk se do të thotë ndonjë gjë, pasi konteksti, qëllimi, apo edhe ideja e nxjerrjes së këtij argumenti ka qenë krejt i ndryshëm. Por zotit Surroi nuk i tha kush “”Vëllai i Vuçiçit”, sepse nëse do ta bënte këtë, kjo do të dilte si nga network-u i snajperëve digjitalë të Vetëvendosjes në rrjet, ose nga mbështetës të tij mediatik. Meqë ra fjala, atëherë Edita Tahiri nuk foli fare.
Pra, kemi të bëjmë me një sulm me telekomandë. Me gjithë këto telashe që Albin Kurti ka me Serbinë, veriun e Kosovës, komunitetin ndërkombëtar, gjen kohën të merret me politikën në Tiranë. E nxori tani këtë kartë?
Zhvillimet tregojnë që jo! Para pak kohësh, ai shkoi në Maqedoninë e Veriut, i paftuar nga qeveria e atij vendi, e bëri fushatë për partitë shqiptare që janë kundërshtarë të Ali Ahmetit, Me të cilin doli në foton e famshme gjatë negociatave të Ohrit, ku firmosi marrëveshjen për planin franko-gjerman. E shtrëngoi duart me kryetarin e komunës së Tetovës, që u zgjodh pas mbështetjes së fortë të partisë së Nikolla Gruevskit.
Albin Kurti, kërkon ta sulmojë egër Ali Ahmetin në Shkup, Edi Ramën në Tiranë, për të marrë një rol politik në mjediset shqiptare jashtë Kosovës. Po pse? Çfarë i leverdis Albinit kjo lëvizje? Normalisht Vetëvendosje e pronoi në Tiranë, mund ta provojë edhe nesër, por nuk mund të bëhë hajër.
Në Maqedoninë e Veriut 3 vite më parë përkrahu hapër Zijadin Selën e sot e ka larguar nga politika. Duket se nuk se bëhet fjalë për një synim politik për të marrë qeverinë edhe në Tiranë edhe në Shkup, por për të goditur dy interlekutorë të rëndësishëm me faktorin ndërkombëtar siç është Edi Rama dhe Ali Ahmeti. Të cilët kanë bërë shumë punë me SHBA e BE.
Reforma në drejtësi në Shqipëri, por edhe shpëtimi i Maqedonisë nga kthetra e Rusisë në vitin 2017. Kurti e bën të gjithë këtë gugule për t’i thënë ndërkombëtarëve: mos telefoni Edi Ramën e Ali Ahmetin, por vetëm mua. Jam unë ai që bëj paqen dhe luftën në Kosovë. Edhe pse gjatë luftës Albini ishte kundër Marrëveshjes së Rambujesë…
pse nuk vendosen vizat per kosovaret? vetem kunder punojne.... ne s"u kemi bere dhe gje dreqerve.... edhe njehere qe po stabiizohet ne Shqiperi gjendja ekonomike , zhvillimi prezantimi ne bote dalin keta hapin vetem probleme....
Albini po zbaton Planin e Moskes ,kur do ta kuptoni o Popull K@r .
Ne Shqiperi nuk e rruan kush per Albinin…
E vertete. Ne Shqiperi mbeshtetet veç prej krahut te PD-se qe e shfrytezon konfliktin Rama-Kurti per kapital politik, por kur vjen momenti per te votuar, askush nuk ia jep voten VV. Kush e do nje sherrxhi ne politike qe ndez vec zjarre urrejtje dhe lufte?! Albini dhe Saliu do mbahen ne historine e shqiptarise si dy percaresit me te medhenj te kombit ne kohet moderne. Vec do ju lutesha me zemer mos i pergjithesoni te gjithe ne Kosove sikur jane Albina apo VV. Keta jane te zeshem dhe te bezdisshem t'i lexosh e degjosh, por ne fund te fundit jane shqiptare, edhe pse ne mendimin tim pak budallenj. I mire, i keq, budalla, i trashe, vellai duhet ashtu siç eshte.
Z. Patok, telekomande e Rame Pashiç je zotrote, ne qe japim opinione jemi jashte "telekomandave" ne mendjen tende! Ti paguhesh per propaganden e Pashiç ne dem te madh te interesave Shqiptare, ne e bejme thjeshte si qytetare Shqiptare, pa pagese!
Gjithe ato skenare qe Rama po i paraprin, po i dalin, sepse informacionin qe ka Rama nga aleatet, nuk mundet ta kete dikush qe eshte i izoluar ne bunker dhe as merr ftesa, por as nuk i pret njerezit kur i shkojne per ta vizituar. Lufta ka mbaruar, pse duhet me e ndez prape dhe me i humb gjerat me lufte? Kete po thote Rama dhe kete po themi dhe shumica jone.
Albini e provoi ne vendin tone e i treguan vendin,po erdhi perseri ate pergjigjet do marre.Sa i takon atyre figurave qe merren me Ramen shqiptaret nuk ja varin.Sa i takon tentativave per t'u bere lider i shqiptareve para nderkombetare e ai eshte njelloj ne konditat e Berishes,para nderkombetare e deri tani eshte jo shume i përshtatshëm sidomos krahasuar me Ramen qe me politiken e jashtme qe ndjek Shqiperia cilesohet vend shume paqesor ne Ballkan.
Interesant eshte fakti se KM i Shqiperise po' sulmohet me te njejtin intensitet si Vuciqi. Po' te ish gjetur ndonje pushke nga ato te Poli¢anit ne Banjske do degjonim fantazira hollivudiane . Atij serbit qe udhehoqi grupin e armatosur pse ja ndaluan hyrjen ne Kosove ?
Nuk e keni kuptuar akoma qe Shqiperia ka nevoje per Albinin...!!! Perkundrazi jo vetem Shqiperia,por te gjithe Shqiptaret kudo qe jane.
Debill Kafshe! Tradhëtar! Autori (apo urdhëruesi i tij) të zgjedhi vetë një nga këto të treja ...
O Zot! Kësaj i thonë fshatit i ka rënë flaka kurse prostituta kreh leshin! Ka pjerdh piktori personalisht në këtë pike...se ska mundësi gjithë këta zagarë ti kenë dalë jashtë kontrollit
Lereni Albin Kurtin te "beje palle" me trute e veta, as mos e kundershtoni as solidarizohuni me te sepse duke u merre dhe duke analizuar " mencurite " e tije thjeshte e konsideroni te denje per debat. mos u merrni fare me Albin Kurtin, mos e vleresoni aspak sepse nuk ka asgje per tu vleresuar eshte thjeshte nje Enver i vockel e karikature e Cegevares. Mos e komentoni, pra lereni ne harrese, le ti beje qejfin vehtes se kete kerkon.
Albini eshte nje delirant i pashoq. Pretrndon se eshte udheheqesi panshqiptar ne Kosove-Mal te Zi-Maqedoni Veriu dhe Shqiperi. Pa asnje kontribut: lufte Jo, pune Jo, Diplomaci Jo. Vetem vetkenaqesi, jo Vetvendosje. Hajde me mbro ti i thote te huajve, a e ka idene ky se cfare peshe ka, kacagjel i fryre. Te shohim si do i dale. Do kerceje vallen si Cecua, nuk ka mbaruar akoma. Me vjdn keq per popullin e Kosoves se jane ata qe vendosin e zgjedhin udheheqesin e tyre. Good luck.
Në Shqipëri nuk mund të ketë ndikim Albini sepse ka orientim pro shqiptar,por patjetër se nëse Shqipëria do të ekzisojë duhet të dali mbi sipërfaqe një forcë e re politike.Nuk mund të shkon gjatë Shqipëria me politika pro greke e pro serbe.Ato do ta gëlltisin,ko krijojnë situata të tilla që edhe NATO do tërhiqet.Swrbët po punojnë intensivisht në bashkëpunim me grekët për zhberjen e Shqipërisë kanë arrit shumë suksese tani presin të korrin frytet e para në jug.Nuk është rastësi që NATO nuk ka ndihmuar ushtarakisht fare Shqipërin,nuk ka investuar fare në Shqipëri,Investimi në aeroportin e Kuçovës është kryesidht shqiptar.Pra NATO po i pret rezultat e aleancës greko-serbe për sakatimin e Shqipërisë.
Heem ! ALBINI !!! Eshte politikani me i vecante jo vetem ne boten shqiptare por ne tere Europen e sotme dhe me gjere . -Mund te jete i vetmi qe nuk eshte futur dhe nuk rrin ne politike per te perfituar vete peronalisht,,,, - Eshte i vetmi politikan qe buk paguan ne asnje lloj menyre para per te perfituar vota ... - Eshte i vetmi politikan qe eshte i pa shantazhueshem ne asnj lloj rrethane .. -Eshte i vetmi politikan qe mendon dhe punon intensivisht per nireqenien e popullit te tij duke u bere nder menaxhesit me te ndershem te te ardhurave nga taxapaguesit... -Eshte politikani model e te nesermes se demokracise se vertete duke sfiduar mjaft elemente fallco te demokracise se sotme ne pergjithesi ... -Eshte politikani qe po ju prish gjumin mjaft kolegeve te tij ne boten shqipetare dhe jo vetem per aresye te modelit te tij si i pakorruptuar me nje jete krejt modeste gje qe as qe ju shkon ndermend ta bejne koleget e tij ne rajon dhe me gjere . -Eshte politikani qe per popujt qe duan drejtesi e pune te ndershme ju ka hapur nje dritare ngaku mund te besojne se korrupsioni, krimi, e pasurimi ne kurriz te te tjereve nuk kane asgje te perbashket me zotesine si virtyt e ndershmerine .. Shpresoj e besoj qe njerezit ta kuptojne sa me shpejt kete model te cilin ne fakt po e kerkojne te gjithe popujt e botes si nje zgjidhje per te dale nga gremina qe cdo dite e me tej rrezikojne per shkak te KORRUPSIONIT, MASHHTRIMIT, KRIMIT dhe opiumit " demokraci" me te cilin mbahen ne gjume njerezit e thjeshte .
Fiks si Enverin e ke portetizuar.