Mimi Kodheli kërkesë Ballës: Shtoni sigurinë në kufi! Vendin tim e dua të sigurt e më pas të frekuenktueshëm

4 Tetor 2023, 11:49Politika TEMA
Mimi Kodheli kërkesë Ballës: Shtoni sigurinë në kufi!

Deputetja socialiste, Mimi Kodheli i ka bërë sot një kërkesë ministrit të Brendshëm, Taulant Balla që të shtohet siguria në kufi.

Në Komisionin e Çështjeve Europiane, Kodheli tha se shqiptarëve iu duhet të rrinë me orë të tëra në aeroportet e shteteve të tjera, për të bërë verifikime, qoftë edhe ata me pasaporta diplomatike.

“Nuk kemi pasur shumë ministra në tryezë, kjo ua rrit dhe juve vlerat. Dua t’ju komplimentoj për punën tuaj edhe pse keni pak kohë në postin e ministrit.

Ne jemi të tentuar që të kërkojmë gjithçka nga forcat e rendit dhe çdo hall tonin duam ta përplasim te këto struktura. Kjo s’do të thotë se jemi në anën e duhur të kërkesave. I mbetem këtij besimi që gjithsecili duhet të bëjë detyrat e veta në këtë shoqëri. Ka nevojë për reflektim.

Procesi i integrimit mbetet detyrë mbi detyrat. Komplimente për Ministreialin dhe shpresoj që data 16 tetor do të hyjë në histori që një samit realizohet jashtë kufijve të Ballkanit, në Tiranë. Besoj shumë që çdo iniciativë që i ka pararendur procesit të Berlinit, ka qenë e mirëpritur.

Është koha që Procesit të Berlinit t’i jepet më shumë rëndësi, pasi ka pasur momente të vakura. Nuk e di nëse do t’ju kërkoja më shumë për momentin kur flitet për fluksin në kufijtë shqiptare. Shqipëria ka nevojë për kufij të siguruar dhe që qytetarët duhet të jenë të sigurt.

Ne rrimë për orë të tëra në aeroportet e botës, për të bërë verifikime. Me gjithë dëshirën e madhe për të pasur njerëz që vizitojnë vendin tim. Vendin tim e dua të sigurt dhe më pas të frekuenktueshëm.

Përveçse ju mbështes për punën, nuk kërkoj prej jush që të hapen pika të reja, por të shtoni sigurinë në pikat kufitare, që është gjëja më e rëndësishme”, tha Kodheli.

14 Komente

  1. S
    Skraparliu

    Shume mire zonja MIMI qe kerkon llogarri per te rritur sigurine ne kufi dhe kudo,POR beju nje cike thirje kolegeve tuaj ministrave drejtoreve admìnistrates qe te mos FUSIN DUART NE XHEPAT E SHQIPETAREVE SE DHE KESHTU ULET SIGURIA NE VEND,tjeter MIMI dhe ti e ngjyer gishtin ne qypin me mjalte te shqipetareve mos u kaq e ndershme si shefja e fshesaxhinjeve te SHQIPERISE qe thoshte po pse mo per kete cicken behet fjale sa eshte bere sote ajo cicka.... ???????.

    Përgjigjjuni
    1. Y
      Y

      Po kjo cpati ishte mire

      Përgjigjjuni
    2. s
      spata

      Mire e ke zonja Mimi por mos harro, se vendin e ke te mbushur ,me agjente e spiuna ne cdo fushe e cep te Shqiperise .Sado e sofistikuar te jete nje Polici shteti ,ne keto kushte, ku dalin hapur krere kryesore te politkes ,sigurija shteterore eshte e rrezikuar . Beni veting dhe i fusn ine filter te gjithe politkanet e pushtetare te mesoni se kush jane e vfare bejne . That, qe sigurimsat e shtetit komuniste ,do ti perjashtoni nga radhet e politiekes ! Por c'edo! Ata po trashen e majmen me shume se c'kane qene me pare . Ju jeni ne pushtet dhe skini ndeshkuar nje person qe ka cenuar sigurine shteterore .Nga kush e prisni te ndodh ndryshimi ? A e kuptoni pse jemi muaj pa Ambasador te SH.B.A.? U lodhen me llojin e majmunit politke ne Shqiperi .

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tata luigji

        Bo bo na e pasken merzit minin kodheli ne airport!! se e paskan vonu dhe me passport diplomatike , ju befsha mune ne cdo vend te botes ka kontroll, Monika kryemadhi me passport diplomatike transportonte droge dhe femij te mitur prandaj bota e ka kuptuar se sa te pa fytyre jeni ju shkerdhata politikuajsh

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vlora.Vlora

          O Mimi po balla s eshte minister i mbrojtjes ,ti kur ishe ministre pse s bere ndonje ndryshim

          Përgjigjjuni
          1. R
            Rilindja e Lenka Cukove

            Shiko shiko, i paska ardhur goja edhe Mrikes, konvertuar ne Mimi pas hyrjes ne politike...

            Përgjigjjuni
            1. D
              Doda

              Hapu dhe e futu kush ishte Ministre e vazhdon deputete

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tutu

                Fytyra si kjo te bejne te vjellesh me zor…. E shkaterruat Shqiperine dhe tani beni si patriote…

                Përgjigjjuni
                1. A
                  ATDHETARI

                  Foli dhe Mrika. Vendin tend e do te paster. Po pse moj Mrike vodhe sa.munde si ministre. SPAK do tju trokase ne dere atehere kur se pandeh. Vendi yne eshte sa per dijeni ne cdo pellembe mbushur me spiune. E pat thene ai i madhi, do te hyje derri e dosa. Do t'ja shikojme hajrin kur te mos e kemi mendjen.

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Erdogan

                    Vendi (land) "tend"? Nga e more moj zonje nga Turqia? Nuk te mjafton 1100 vjet Perandori Greke Bizantine me qender (center) Kostantinopolis? Polis kjo ne Nder (honor) te Perandorit Ilyre Greke Megas Kostantinos nga mori edhe flamurin (fllug) Greke te Bizantit Kaurri i derrit Jeorgios Kastriotis? Po nuk hoqet dore nga Istitucionet Arabe te Vezireve,Pashallareve,Bejlereve etj nuk kini per te bere hajer. You jini shkaku i ndarjes se Epirit te Pirros dhe Kastriotit ne te Veriut Osmane dhe te Jugut Greke. Dhe kete krim (crime) e kini nga Imperialistet Angloamerikane.

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Taulant, ish foltorist i zhgenjyer.

                      Kjo baxhella qe shiti per skrap 60 avion te cilet shume leht mund te transformoheshin per emergjencat si zjarret.

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Duaje Atdhene si shqiponje folene

                        Shume e lehte eshte te japesh direktiva shoku Mim, shume gjera te erdhen ne dore per t'i bere, po c'bere?!! Nje vrime ne uje. Aman se na nxorret mushkerite me moral e patriotizem detyre. Kur ju jeni te zhveshur nga postet politike e shteterore, harroni sigurine e kufirit e madje edhe atdheun, nuk u ndihet zeri i gojes, a thua se, larg qofte keni vdekur. Por aftesine e rigjenerimit e keni ne shkallen max.

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Martini

                          Si urdheron Mimi di Pucini

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            Per nje lug kos

                            Mir do ishte ti drejtohesh Majkos se ku i ka fshehur parate e tankeve dhe armeve te renda qe ka shitur ,me ato para mund te bleni ndonji pushke per te armatosur rezervistat qe kerkoni te mobilizoni se pa arme nuk hyjne ne pun. Talluni se u ka ardhur dita.

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje