OSBE-ODIHR notë kaluese “14 majit”, reagojnë SHBA-BE

3 Tetor 2023, 18:03Politika TEMA
OSBE-ODIHR notë kaluese “14 majit”, reagojnë SHBA-BE

Zgjedhjet vendore të 14 majit morën një notë kaluese nga ana e OSBE-ODIHR. 

Një raport i tillë është mirëpritur nga SHBA dhje BE, të cilët kanë këmbëngulur që Shqipëria të vë në zbatim rekomandimet e dhëna nga OSBE/ODIHR.

“Delegacioni i BE-së mirëpret publikimin e raportit përfundimtar të Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet vendore në Shqipëri, i cili konfirmoi se zgjedhjet ishin të mirëadministruara dhe konkurruese, por të karakterizuara nga akuza për keqpërdorim të burimeve shtetërore dhe blerje votash”, thuhet në njoftimin e BE-së.

“Ambasada e SHBA mirëpret raportin e fundit të ODIHR-it për zgjedhjet vendore të 14 majit që përshkruan fushat me përmirësim të vazhdueshëm, si dhe mangësitë. 

Shtetet e Bashkuara nxisin qeverinë, partitë politike dhe institucionet shtetërore të zbatojnë rekomandimet e ODIHR-it, të cilat përfshijnë keqpërdorimin e burimeve shtetërore në nivel qendror dhe vendor, akuzat për blerje votash nga të gjitha palët, marrjen e masave për të siguruar fshehtësinë e votimit dhe parandalimin e frikësimit të votuesve, si dhe presionin mbi punonjësit e sektorit publik dhe votuesit. 

Raporti theksoi gjithashtu nevojën për të siguruar zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit në mënyrën e duhur, dekriminalizimin e shpifjes, si dhe mbështjetjen e gazetarisë së pavarur. 

Shtetet e Bashkuara mbështesin angazhimin për të trajtuar të gjitha rekomandimet e ODIHR-it, në mënyrë që të sigurohet një kuadër zgjedhor gjithëpërfshirës dhe konseguent si dhe kërkesat e popullit shqiptar për një demokraci të forte”, njofton Ambasada e SHBA-së.

Nga ana tjetër, raporti i ODIHR pati lexime të ndryshe nga politika e Tiranës ku opozita e konsideroi si dëshmues të një procesi elektoral të manipuluar ndërsa maxhoranca si vlerësim të zgjedhjeve.

6 Komente

  1. B
    Bolena

    Ça flisni mor jahu!!! blerje votash ne shqiperi!!!!! E pa mundur. Nje qe bleu vota akoma e kemi ne burg.

    Përgjigjjuni
    1. !
      !

      Nuk e ka per sua Bolena te flase ashtu se eshte nje nga fshatrat me me histori kombtare qe dhe nuk eshte publikuar shume. Mos, lere ironine. Ne 14 Maj s'kish nevoje njeri te bleje, vetem shitje. Ne e dime sot dhe jo vetem ne, por dhe ata nen toke, se ç'duhet bere, vetem organet demokratike te drejtesise nuk e dine akoma, sidomos ai S-PAK. OSBe e ODIR jane organizata hiç, kot dhe kane nje formule: ishin te kalueshme por dhe u vodhen vota. Pse nuk nxorri nje dite pese emra kjo organizate hiç? Idiotesira si festa e te dekurve te OKB-se!

      Përgjigjjuni
    2. D
      Dhe opozita e mbështet raportin .

      Dhe opozita në mënyrë indirekte e pranon këtë vlerësim pozitiv të OSBE/ ODIHR-it që nga shifrat që nxjer vetë kur u bën thirje 600000 VOTUESVE IDEALISTË që faktikisht nuk janë aq , po ajde t’a marim të mirqënë këtë shifër , po nga rreth 1500 000 votues që morën pjesë në zgjedhje i bie që rreth 900 000 vota ka marë mazhoranca , pra ku qëndron manipulimi këtu ? Po në Kukës që mori mbi 5000 vota më pak ?

      Përgjigjjuni
      1. p
        prroji thate

        Per hir te vertetes, zgjedhjet ne hqiperi jane me te mira se ne Ameriken e Trumpit.

        Përgjigjjuni
        1. R
          Rata

          Administrata nuk eshte keqperdorur por eshte perdorur shame shume keq. Eshte politizuar ne menyren me te shemtuar dhe detyruar te beje gjithe budalliqet e mundshme aktiviste e patronazhiste.

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vranakonti

            Zgjedhjet e 14 Majit ishin zgjedhje te lira, dhe te drejta. Nuk pati vjedhje votash,as blerje votash. Qeveria e PS-te nuk ka nevoje te blej vota se ato vota ja jep vete populli pasi ka besim te PS dhe urrejtje per PD-ke dhe opoziten ne pergjithesi.PS-te eshte nje parti e besuaeshme,punon me ndershmeri dhe perkushtim pewr popullin dhe gjithe shqiperine,eshte nje parti e mirreorganizuar dhe e me nje demokracii te vertete ne parti. Ato akuza qe bene Saliu, Meta, Basha dhe ndonje mytebere tjeter i opozites jane shpifje dhe tregon friken qe atyre u ka hyre ne palce nga frika e elektoratit te tyre. OSBE-ODIR e verteton me se mire rregullsine e zgjedhjeve te 14 Majit dhe fitore e denj e PS-te dhe Edi Rames.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje