Ish- ministri i Brendshëm: Nëse sulmohet Kosova, Shqipëria është automatikisht në luftë me Serbinë

3 Tetor 2023, 09:21Politika TEMA
Ish- ministri i Brendshëm: Nëse sulmohet Kosova, Shqipëria

Ish ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku foli për zhvillimet dramatike në Kosovë.

Lleshaj deklaroi se në skenarin më ekstrem, atë të një sulmi të serbëve ndaj Kosovës, Shqipëria do t’i ishte automatikisht në luftë, pasi populli do të angazhohej në të, pavarësisht vendimeve të lidershipit shqiptar.

Lleshaj tha se Serbia ka një qasje agresive ndaj Kosovës dhe e ka detyrim Kushtetues aneksimin e veriut, ndaj veprimet e tyre nuk duhet të vijnë si surprizë, por konsideroi si jo të duhur veprimet e deritanishme të komunitetit ndërkombëtar që nuk e ka frenuar në kohë Serbinë në këtë fushatë agresive.

“Nëse, hipotetikisht, Serbia do të përfshihet në angazhim ushtarak, ne jemi të përfshirë automatikisht, pavarësisht nivelit tonë politik. Shqipëria do të përfshihet nga poshtë edhe po nuk u përfshi nga lart. Automatikisht Shqipëria është në luftë nëse sulmohet Kosova. 

Prandaj duhet që Shqipëria të mos e konsiderojë si opsion teorik, nevojën për të qenë të angazhuar. Serbia e ka në Kushtetutë këtë opsion. Vuçiç e tha në mënyrë brutale, na vrisni të gjithëve, ne këtu jemi. Nuk mund të kalojmë në regjimin e sigurisë absolute, sepse siguria e Shqipërisë dhe Kosovës janë dy enë që komunikojnë në të njëjtën linjë”, tha ndër të tjera ish ministri.

Ylli Rakipi: Zoti Lleshaj, ditët e fundit ka patur një përqëndrim të forcave ushtarake serbe në kufi me Kosovën. Cfarë qëllimi ka vendosja e ushtrisë në kufi? Ju si ish gjeneral, mund të na shpjegoni ç’do të thotë kur ushtria vendoset në kufi?

Sandër Lleshaj: Në njëfarë mënyrë bashkësia ndërkombëtare kanë ceduar të shohin shenjat. Në 2006 Serbia miratoi një Kushtetuetë agresive, ku e konsideron Kosovën pjesë të saj. Ka kërkuar rishikim të marrëveshjes së Kumanovës, e cila ndalonte afrimin e ushtrisë serbe në kufi. Zhvilloi program të ethshëm armatimi. SHBA dhe vende të tjera të BE u alarmuan, mjafton që edhe ne të jemi të alarmuar të paktën sa ata edhe pse duhet të jemi edhe më shumë të alarmuar. Nuk është vetëm përqëndrimi në kufi por një seri çështjesh, që kanë ceduar ti shohin me apo padashje ata që duhet ti kishin parë në kohën e duhur.

Ylli Rakipi: A kemi të bëjmë me një demonstrim force, apo ka patur seriozisht qëllim nga serbët për të hyrë në Kosovë për të pushtuar apo aneksuar veriun?

Sandër Lleshaj: Aneksimi i veriut është obligim kushtetues i Serbisë. E ka të shkruar në kushtetutë në preambul, që Kosova është pjesë integrale e Serbisë. Nuk duhet të çuditemi asnjëherë me Serbinë. Mosçudia jonë është problemi. Rrekemi të gjejmë zgjidhje të një ekuacioni të pazgjidhshëm. Të gjithë këto janë hapa logjikë, forcat e armatosura serbe janë të detyruara ta ndjekin këtë. Hyrja e fundit nuk ishte një testim, por shumë më tepër sesa një matje pulsi e institucioneve të Kosovës. Kemi të bëjmë me arsenal të konsiderueshëm. Aty plani ishte për të organizuar një mori sulmesh të koordinuara, që do të mundësonin lidhje operative tokësore, e forcave të infiltruara në Kosovë me forca të tjera në Serbi.

Ylli Rakipi: Keni deklaruar që edhe Shqipëria duhet të përgatitet. Çfarë keni parasysh me këtë?

Sandër Lleshaj: Serbia është teguar konseguente në ndjekjen e kursit të saj me Kosovën. E vuri në Kushtetutë dhe ndërmorri programin e madh të armatimit, që nuk ka asnjë shpjegim tjetër logjik, përveç përgatitjes për të zbatuar atë detyrim që i ka vënë vetes në Kushtetutë.

Në këtë kuptim, shpresa për të patur ndryshime në politikën e Serbisë mund të vijë vetëm kur Serbia të ketë përballë një forcë. I duhet bërë e qartë që çdo inkursion në Kosovë është i pamundur. Kjo bëhet ose me garanci sigurie nga NATO, por Kosova vetë duhet të zhvillojë kapacitete për t’u mbrojtur, për ti bërë të qartë një agresori potencial që orvatja ndaj saj është e paleverdisshme.

Interesat kombëtare të Shqipërisë, kanë një nivel shtrirje edhe në vendet rreth e qark, Kosova është pjesë e zonës jetike të interesave të sigurisë kombëtare të Shqipërisë, ndaj duhet të zhvillojmë kapacitete edhe për një opsion të tillë.

Ylli Rakipi: Nëse ndodh një pushtim i veriut të Kosovës, a duhet të shpallë Shqipëria gjendjen e luftës me Serbinë?

Sandër Lleshaj: Jemi përballë një skenari ekstrem, për arsye se Kosova ndodhet nën garancitë e KFOR, por nuk janë garanci të përjetshme ndërkohë Serbia është e përhershme dhe ambicia ndaj Kosovës është e përhershme. Kosova duhet të zhvillojë kapacitete serioze të vetat. Nëse, hipotetikisht, Serbia do të përfshihet në angazhim ushtarak, ne jemi të përfshirë automatikisht, pavarësisht nivelit tonë politik. Shqipëria do të përfshihet nga poshtë edhe po nuk u përfshi nga lart.

Automatikisht Shqipëria është në luftë nëse sulmohet Kosova. Prandaj duhet që Shqipëria të mos e konsiderojë si opsion teorik, nevojën për të qenë të angazhuar. Serbia e ka në Kushtetutë këtë opsion. Vuçiç e tha në mënyrë brutale, na vrisni të gjithëve, ne këtu jemi. Nuk mund të kalojmë në regjimin e sigurisë absolute, sepse siguria e Shqipërisë dhe Kosovës janë dy enë që komunikojnë në të njëjtën linjë.

35 Komente

  1. N
    Nambyten bolet

    Prape ky? Po paska qene gomar fare ore!Serbia e ka lufte me shqiptaret e Kosoves dhe jo me ne afermendsh qe do i ndihmojme me logistike dhe cdo gje tjeter por jo te luftojme perkrah tyre tani ti po deshe mund shkosh bashke me fisin tend kjo eshte me deshire.Duhet te kesh ndonje hall te madh qe po flet kaq shume keto kohe per Kosoven ne vecanti duket cik habitshme se kaq kohe qe sndihesh mos nuk eshte i afte ai i Kurtit dhe mund se si dihet edhe Rama ka disa nga ata.Ore koqe ti paske qene kokra e gomarit shyqyr qe nuk je me minister te pakten te njohem kush je nga keto deklarata qe as nje femije kopshti nuk do i bente.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sarandë

      O tum grekoshkja. Shqiptaret, perveç teje, jane nje dhe do te reagojne si komb. Ti me miire bashkohu me shkjaun, qelbesire!

      Përgjigjjuni
      1. N
        Na mbyten bolet

        O bythqir leri trimerite e dime sa je.Mos na shit dengla patriotizmi kupto cfare dua te them injorant.Ku e sheh ti atmosferen e luftes kur ti je nga Saranda a nga pidhi i somes me gjithe ate dyndje turistesh si kurre me pare.Cfare moshe je bole e njef armosferen e luftes?Mos degjo loqen qe ne kete rast shet pordhe patriotike se si plas fare por corodit me keto brockulla qe flet prandaj lexo mire hajvan dhe kupto cfare dua te them.

        Përgjigjjuni
      2. T
        Te gjithe ata qe Kundershtojne jane filogrek

        Te gjthe kta qe komentojne ktu (sedhe njhen tashme nga Opinioni ksaj gazete ,jane Krimbat e Hjanullatosit qe ushqehen ne kte Hale medieatike te fshatrit pederaste y.baze)pra thjeshte injoroini e mos i lexoni fare . Rrespekt z.Lleshi per kte sensibilizim . Mjerishte kemi dy Shtet qe ky i Gjati jone eshte nji sumqir i te huajve dhe tjetri nji Kapadehi Aventuerieri qe per poste e emer mundet te bej gjithcka kunder interesit Kombetare . Janullen ne bithe po e shkerdhejne Murgjit Shqipkare

        Përgjigjjuni
        1. L
          Liku

          Jojo! Janë pushta!

          Përgjigjjuni
        2. k
          k

          Shko ne lufte ti bashkë me ato katunaret qe ke ne shpi se populli shqiptar Nuk duhet të hyje ne lufte absolutisht. Këta fshatare injorante e quajne per defrim te madh te hyje populli ne lufte kurse këta te shesin teori leshi. Pas 50 vjet diktature ky degjenerata kerkoka lufte ? More pis njeri.

          Përgjigjjuni
        3. T
          Tutu

          E mban veten per gjeneral… por je kokrra e kapterrit … harrove qe jemi pjestare te NATOS dhe te pjerdh njeri..!!

          Përgjigjjuni
          1. p
            pjeter

            Jo ai nuk ka harruar iç fare, je ti qe kaq e ke kapaciteton per te kuptuar ate ç'ka deklaruar lleshaj!!

            Përgjigjjuni
          2. B
            Bravo ish Min.Mbrojtjes Z.Sander Ll.

            Pamvaresishte se cfar maredhenjesh kane dy KM (Aventuriere te papergjegjshem ) e Shteve Shqiptare ,__________ ELITA KOMBETARE SHQIPTRE___________________ duhet te mblidhet dhe bashkerendoj Veprimet ,ne Rastin e nji Lufte Eventuale kunder Hienave Serbe . ______Shqiptaret nuk mundet te turperohen nga Historia e para Botes dhe lejojne vehten si dikur ,ku i futi Kurva Plake ne Kurth ,_____________ para edhe ne LIB e pas largimit te Turqise ,qe pasi Armatosi me Aramatime te kohes Shtetet Hiena Serbi Greqi ,(ashtu si ka vepruar edhe Sot ) _____ i nxiti te Sulmojne _______Shqiptaret mbasi i Sabotuan krijimin e Shtetit me (Princin Klloun Gjerman qe sollen ne Shqiperi , i afte per Asgje e jo me te bente Shtet ) - jovetem bene Gjenocide te pashembullta ne popullsite Shqiptare ,te paarmatosura , te paBashkuar ,_______pa nji Ushtri Kombetare qe mbron Nderin e Dinjitetin e Kombit - qe pasi i nxiti Kurva Plake Hienat qe mbante nen zinxhire ne durat e saja , Deklaoj hapur Coptimin e Shqiperise dhuruar Trojet e Shqiptareve , Hineve serbo greke , praaaaaaaa Sot jo Neser kerkohet nji Keshill Kombetare ku te zgjedhurit (Me te Miret e Kombit Atdhetare e Patriote ishGjenerale e Politikane intelektual ) te Therresin Keshillin Kombetare Shqiperi - Kosove - Shqiptaret e Maqedonise dhe Malit te Zi - dhe shpallin vendimet qe do merren nga gjithe Shqiptaret ,ne Raste se sulmohen Ushtarakishte Trojet Shqiptare papare se kujt shtet i perkasin . Sot - Neser do jet vone dhe Turpi do mbulloje Gjenocidet qe do suhtrohet kunder fe,mijve nenave e popullit Shqiptare mbare si ka ndodhur ne 200-vjetet e fundit . _________ Injorohini e mos prisni me nga Shtete e Min.Mrojje si kjo e jona ne Shqiperi ,ku M.MB Pelshi ,eshte nji klloun Ministrie ,qe nukka nji Aeroplan te shuaj zjarret ne Darzezse te Semanit Fier dhe therrasin Avionet Grek qe t'i shuajne gjasme zjarrin duke i paguar Grekut Miljona Skandale te Shtetot tone Shqiptare mbush me te Paafte ,te paPergbjegjshem dhe abuzues me gjithcka . _________Duhet Urgjentishte te thiret Keshilli Kombetare Elita mbare Shqiptare dhe marri Vendinmet e duhura per Situaten ,Krizat qe kane mberthyer Rajonin , jo te qendrojme si dikur , si idiote ,ne rolin e Viktimes ,te presim se do na mbroje Zoti dhe papritur gjendemi ne duart e Gjenocideve . Mblidhuni sot e injorióni cdo Lehje apo Pellitje - Kurvash Nderkombetare apo vendase . Pe te Mbrojtur Atdheun eshte e Drejta e pakundershtueshme e cdo populli e Kombi

            Përgjigjjuni
            1. g
              gjenerali me tru prej leshi

              Nqse ndodh,qe te behet lufte ne Kosove,per shkak se situaten atje e ka agravuar per tere kohen nje katundar islamist komunist,qe ka postin e kryeministrit dhe nje qenie e trashe osmanllinje,qe i gezohet karriges se presidentes,ku defrejne mullaqet e saj budallaqe,ahere mor leshi,gjeneral prej letre,merre dhe tetem dhe shko lufto atje,mos te ndihmon dhe Babe Erdogani.Jane kosovaret qe duhet te ngrihen se pari,per te hequr keto dy figura me date skadence shekuj para,qe dhe Perendimi vet i ka denuar. Dhe kur Kosova te kete ndonje udheheqje per se mbari,dhe mbas kesaj ndodh qe te perballet,ahere futemi ne ne loje.

              Përgjigjjuni
              1. g
                grigor

                Sa i zgjuar eshte ky LESHAJ qe kur u be minister e mbushi policine me kapterat e ushtrise.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Sadiu

                  O koqe o ushqim i Ylli Rakipit, drejtus i një emisioni të degjeneruar dhe me shpirt antinjerëzor që kur ngre zërin menjëherë më kujton filmat me Hitlerin orgjinal, sa të jemi në NATO Shqipërisë si preket as një fije floku. Ti o ish ministër shko dhe rregullo situatën në Kosovë dhe mos hap panik për të marrë ndonjë vlerësim nga Kurti apo idhulli i tij Saliu.

                  Përgjigjjuni
                  1. b
                    ben

                    po shko ti llesh me gruan dhe kalamajt se ne skemi ndermend te luftojme per osmanken dhe kurtin.

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Dikush.

                      Gjeneral leshiiiii

                      Përgjigjjuni
                      1. k
                        km

                        Z.gjenaral.Kur ushteia serbe,tre brigata te saj Jane dislokuar pergjate kufirit serb,dhe njesi komandos te pergatitura depertojne ne veri te kosoves dhe bejne nje "24shtator",si e vleresoni Ju si strateg ushtarak situaten?te rrezikeshme?apo normale?kerkesat e Edi Rames ne keto kushte Ka qene:-kfor te futet ne veri per te kryer detyrat e saj,ne koordinim me forcat e policise qe Kane detyren e tyre specifike ,si Polici rendi ,antikrimi dhe kufirin.Pra Jo per nje republike kfori,por qe kfori te afrohet ne zonat e rrezikur te nje agresioni te mundeshem.Ndryshe nga kerkesat e vucicit qe kerkon perjashtimin e policise dhe ushtrise se kosoves nga detyrat e saj.Pra kerkesat e edit eshte qe kfor te kryeje detyren si pjese e NATO-s,ne koordinim me forcat e rendit.Ku e sheh ti ,z.gjeneral te keqen e kerkeses se Edit?Une e shoh te deshira jote per tu dukur se je dhe ti,te deshira e disave per te larguar KFOR nga detyrat qe Ka marre persiper,Mbrojtja e teresise territoriale te Republikes se kosoves.Mos valle te Duket se kjo detyren e KFOR eshte e teperuar,se kosova me forcat e saj eshte e afte te mbroje teresine e saj?I bej keto pyetje se ti i di mire keto Pune,ndersa te tjeret Jane analfabete,perfshi dhe Edin dhe ATA qe Ka rrotull.Mire eshte qe fjalet e Edit te mos i nxirreni nga tabloja e zhvillimit te ngjarjeve.

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Dardani i Ri

                          Mendimet e z. Lleshi janë shumë më tepër emocionale se racionale. Nuk është aspak e thënë që , në rast sulmi të Serbisë mbi Kosovën, Shqipëria duhet të perfshihet në luftë, në krah të Kosovës. Shqipëria është vend anëtar i NATO-s, si i tillë nuk angazhohet dot në luftime me vende të tjerë, pa miratimin e NATO-s. Pastaj, Kosova dihet se qeveriset nga një Albin Kurti i çmendur, i vetëdeklaruar armik me Shqipërinë dhe euro-amerikën. Kujdes gjeneral!

                          Përgjigjjuni
                          1. q
                            qeveria e L(L)eshave

                            Ja me ne fund e nxorren nga qilari malokun Sander Lleshi qe ja kthyen ne Lleshaj kur e vune minister. Eshte ky qe u detyrua te jape doreheqje nga presioni protestes studentore pas vrasjes pas shpine e te riut 25-vjecar Klodian Rasha nga Policia e me pas per turpin e saj e te ketij malokut minister, i vuri dhe nje arme prane qe doli se nuk ishte e tij.

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              Timi

                              Ti thuash gjeneralit pa tru nga disa këtu i bie të jesh qorr edhe i shurdhët. Serbia nuk e ka me Albinin por me shqiptarët që do ti zhduk nga Ballkani bashkë me grekët. Kosova është barrikada e parë për të dalur në Durrës. Keni harruar planin greko serb për lumin Shkumbin si kufi greko serb? Ikni lexoni pak. Debil.

                              Përgjigjjuni
                              1. A
                                Arbeni

                                Sërbisë kësaj kurve plakë e gjakësore nuk ja mbanë bytha të sulmoj Kosovën përsa janë amerikanët atje.Nuk bëhet shaka me miellin e amerikanit dhe këtë e di mirë edhe Vuçiçi,sepse amerikanët nuk janë si pederastët hollandez që u dorëzuan para serbëve në Bosnje duke lënë serbët të bënin masakrën e Srebrenicës ku u vranë gati 8000 burra brënda një dite. Ne e kemi të pamundur edhe si komb të përballemi me shkijet serbe,sepse ushtrija jonë është e armatusur vetëm me armë të lehta këmbsorie.

                                Përgjigjjuni
                                1. P
                                  Pensionisti

                                  Edhe ki askushi trim i” madh”

                                  Përgjigjjuni
                                  1. m
                                    malet me blerim mbuluar gjeneral badolja

                                    ky qenka gjeneral gramafoni pa melodi,vetem duke llapur.Ti mer keta patriotet e internetit dhe mbath opingat e lufto per corben qe gatoi islamiku albin,mer edhe ata qe shkuan te luftojne perkrah isisit.Po na sulmoj greku,al bin ladeni me saliun e ilirin e cecenet me ke do badhkohen,perkrah micotaqis apo rames....ky na ka perfaqsuar edhe ne organet e larta ne NATO.Kuku moj loke sa budallenj kemi

                                    Përgjigjjuni
                                    1. M
                                      Mokrari

                                      O gjeneral leshi po hyme be lufte me Serbin vete ne ti ruajme KOQET serbit me kete ushtri qe katandise ti bashke me ata gjeneralet e tjere qe emronte PARTIA,po ke bythe mblidhi gjeneralet dhe shko i pari por keni merak pronat qe keni mare nga ushtria pa te drejte.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. s
                                        shijak

                                        nuk ka nevoje te shkohet ne lufte...lufta vjen vete

                                        Përgjigjjuni
                                        1. e
                                          emigranti

                                          General Lleshi ka folur si nje patriot i vertete qe nuk po kerkon lufte, por qe duhet te jemi te pergatitur per kete. Ndersa Rama nga ana tjeter sidomos me qendrimin e fundit ku kerkoi qe Veriu i Kosoves te kontrollohet nga KFOR- I, ndryshe nga qendrimi kosovar qe eshte qe Veriu te kontrollohet me patrulla te perbashketa te policise kosovare dhe KFOR-IT e Euleksit, eshte ne kete rast ne nje linje me Vucicin I cili thote qe policia kosovare te largohet nga Veriu dhe te kontrollohet nga KFOR- i.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. k
                                            ku i cove armet gjeneral,sa i dhe sypeshkaqenit

                                            Gjeneral leshi me 2l,bej nje prov per te formuar nje brigade me keta patriotat mbrapa tastieres,te shikojme se sa jane te gatshem te luftojne me llastiqe. A i shikon keta patriote se sa bukur e shkruajne shqipen,shumica e ketyre injoranteve do fshihen te paret da te plas pushka.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. L
                                              LIU

                                              Ju sllavet ju mundim vetem me hajdar...skemi nevoje as per llastiqe e as per pushke

                                              Përgjigjjuni
                                            2. A
                                              Albin bolja

                                              Shumica juaj pseudonacionalisteve qe shkruani neper portale te hani carin per luft ,ju qi serbi ne byth para se ta merni vesh

                                              Përgjigjjuni
                                              1. G
                                                Gati

                                                Normalisht kshu duhet te jete. Ne krah te kosoves. Por me siguri ram surreli perseri do beje lojra si i merzitur se ska bythe te luftoje vlla vucicin

                                                Përgjigjjuni
                                                1. X
                                                  Xoni

                                                  O njerez...NATO eshte sot mund te mos jete neser. Serbia gjithe heres do te na agresoje. N.q.s nuk do jemi te gatshem te mbrojme trojet tona askush nuk ta garanton ate. Ata qe kundershtojne gjeneralin jane frikacake qe akoma nuk e kane mesuar hominin tone kombetare dhe meritojne te jene te shtypur.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. F
                                                    Flamur Struga

                                                    Kesaj radhe,gjeneral Sander Lleshaj,ka ber nje analize shum te qarte per synimet grabirqare,te rusoserbeve,per fazat qe duhet shkuar hap pas hapi,pastaj per te mberrir aktin final=aneksimin e Republikes te Kosoves.Keto metoda ,gjeneral Sander Lleshi i ka theksuar si nje ekspert i fushes,si nje shqiptar i vertete qe ne zemren dhe gjakun e tij,eshte dashuria e madhe e sinqert,per mbare kombin tone.Ka kush e hedh poshte kete analize?vetem ata qe vendin e kane neper kafaze,vetem ata qe jane ne dhomat e spitaleve me pranga (sepse te atillet paraqesin rrezik).Nga goja e keti mendje ndrituri,mundemi te ndigjojme ,neper gazeta te lexojme keshilla analiza shum te cmuara te cilat i nevoiten kombit tone ne cdo periudhe ,sepse kemi te bejme me armik shekullor,kemi te bejme me nje europe si dikur edhe tani eshte aletate e rusoserbise,qe na ka demtuar trungun tone shqipetar.Gjenerali,flet me kompetenca te plota,ai jo rastesisht e thote se e tere Shqiperia do te jete ne lufte,skeptiket i besojne kesaj(nuk i besojne rusoserbet ngase kane edi ramen kane batonin ,kolaboracionalistet)dhe u genjehet mendja,Por kete qe e thote gjenerali eshte nje rast real sepse Republika e Kosoves ,gjithmone ka qen dhe eshte pararoja e mbare kombit tone.E kaluara historike e tregon se brenda nje dekade,populli heroik i RK eshte pergjakur,burgosur,torturuar masakruar,ja te gjitha keto gjenerali i ka parasysh,ndaj e thote me gojen plote Po e tere Shqiperia eshte ne lufte.Njerez te ketille te keti rangu,fatmiresisht ka plote si ne fushen ushtarake ashtu edhe ne ate dipolomatike ku dallohet I urti i mencuri Agim Nesho.Duhet gjerat ti llogarisim ashtu sic jane armiku vepron,e ruan si te shenjt ne kushtetuten,preambulen e vet :dersa bota zuzare europa kurve i mbyll syte kur e thote Kosova eshte toke rusoserbe.Enderra gomaresh shohin,duhet te forcohemi te flasim me nje gjuhe me nje fjale te vetme Fitorja i perket popullit tone.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. B
                                                      Bollano

                                                      I rruajne Karjanin Kosoves dhe Shqiperise... Kemi aleat strategjike qe askush si imagjon si dalin ne pak ne problemin me te vogel... Rrini te qete e mos harro rruani Dulen se SHQIPERIA do behet duan apo sduan keta fqinj bythqira e shoviniste

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. T
                                                        Tonini

                                                        Bekuar qofshin Shqiptaret e vdekshin tradheKaret!

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. B
                                                          Bejkush

                                                          Shqipëria hyn në luftë automatikisht!?? A është gati për luftë pra,se nuk të mbron Nato nëse ti shpall luftë i pari? Neni 5 bën fjalë për përfshirjen në luftë të anëtarit po jo për aventura të secilit anëtar. Shqipëria nuk ka asnjë kapacitet për luftë dhe këto të Lleshit janë " pordhë në zall",madje këto deklarime të gënjeshtra bëjnë shumë dëm... Luftë nuk do të thotë të qëllosh pas ferrave dhe në darkë të kthehesh në shtëpi,ai që e ka provuar e di çfarë është lufta, po ashtu o trupeshku Lleshi po nisi lufta nuk ka fitues, vetëm shkatërrim të atij që e bën si në Siri apo Ukrainë. Sa për komentuesit që u "digjet zemra për mëmëdhe",u them pyesni një herë veten, cili i huaj do vinte në Kosovë dhe Shqipëri të vritej për ne,se ne dihet ore ...sa t'ja bëjë bam edhe ikëm ne,në Bari e mbajmë frymën..

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. G
                                                            Gomari i Babatasit

                                                            Po me cfare do te luftojme o llesh,me gazra te zhurmshem,po ushtria jone nuk ka takat te coje poturet e veta qe i kane rene ne fund te kembeve e jo me te luftoje,prandaj futini nga nje gote raki e nani nani pastaj e pafshi enderra te bukura.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. u
                                                              u shofshin zagaret

                                                              epo te kesh Vile ne Gjirin E lalezit - komshi me NON GRATEN dhe ilir foririn BEHESH i zgjuar !!!!!!!!!!!!

                                                              Përgjigjjuni

                                                              Lini një Përgjigje