Kush i kërcënon prokurorët në Shqipëri?!

2 Tetor 2023, 19:34Politika TEMA
Kush i kërcënon prokurorët në Shqipëri?!

Nga Ylli Pata

Mafia siçiliane Cosa Nostra, është më famëkeqja për vrasjen e prokurorëve. Kulmi arriti me dy atentatet e tmerrshme në Capacci e Via D’Amelio në vitin 1992, kur u masakruan dy simbolet e luftës ndaj mafias: Giovani Falcone dhe Paolo Borsellino.

Por ata nuk ishin të parët, as nuk ishin të vetmit që janë masakruar nga killerët famëkeqë të klanit të Corleone-s.

Të cilët masakruan në një aksion zinxhir, në një kohë të afërt, shefin e Falcones, kreun e parë të Pool Antimafia të prokurorisë së Palermos, Roco Cinicci, i cili u hodh në erë me një makinë plot me tritol e vendosur poshtë shtëpisë së tij. Pikërisht kur Cinicci nisi hetimet për paratë e njerëzve të Corleone-s.

Ata vranë Guvernatorin e rajonit të Siçilisë, Piersanti Matarella, përkatësisht vëllanë e Presidentit aktual të Italisë, i cili anuloi të gjithë lejet e ndërtimit të mafiozëve në Palermo. Ata vranë deputetin e Partisë Komuniste të zgjedhur në Siçili, Pio La Torre, i cili ishte ai që propozoi ligjin e famshëm “41 bis”, i cili parashikon izolimin e pjesëtarëve të mafies në burgje të veçantë. Ata vranë shefin e skuadrës operacionale të policisë së Palermos, Boris Giuliano, i cili drejtonte hetimet në terren që kishte nisur Falcone e Borselino.

Totto Riina, i cili urdhëtoi të gjitha këto vrasje, i bëri pasi donte të kondiciononte marrëdhënien që kishte me një pjesë të rëndësishëm të politikës dhe shtetit Italian, për të mos u prekur, për të mos u hetuar apo zbuluar e konfiskuar pasuritë e tyre.

Ata vranë gazetarin e rëndësishëm të Giornale di Sicilia, përkatësisht kreun e kronikës, Mario Francese, pikërisht kur zbuloi se pas disa kantiereve të prodhimit të inerteve dhe betonit qëndronte Totto Riina.

Por Cosa Nostra nuk është e vetmja që ka vrarë prokurorë e njerëz të shtetit. Të tillë ka vrarë edhe Camorra më pak, por edhe Ndragheta’. Pabo Escobar në Kolumbi, vrau e masakroi politikanë, gazetarë, prokurorë e gjyqtarë, vetëm e vetëm për të shmangur ekstradimin në SHBA.

Në të gjitha rastet, është arritur në përfundimet se këto ngjarje të tmerrshme janë kryer natyrisht për të ndaluar hetimet e frikësuar të tjerët, por pasi kanë pasur një aleancë të fortë me pjesë të rëndësishme të shtetit.

Në Shqipëri, për 30 vjet, kërcënimet ndaj prokurorëve dhe gjykatësve që kanë pasur në duar lëndë të rëndësishme i kanë ardhur nga kupola e shtetit.

Vdekja misterioze e prokurorit Xhevat Hana, i cili hetoi vrasjen e Remzi Hoxhës, vijon të ushqejë dyshime, pasi lënda e tij shkonte shumë lart në kupolën e pushtetit.

Në rastet e tjera, prokurorët që kanë pasur çështje të rëndësishme kanë pasur përgjithësisht një kundërshtar, një kërcënues dhe ky kërcënim ka qenë publik. Bëhet fjalë për Sali Berishën, i cili cilësoi “Lavire bulevardi”-Kryeprokuroren Ina Rama, pas hetimeve të saj ndaj Gardës së Republikës për vrasjet e 21 janarit 2011. Ishte Sali Berisha që kërcënoi publikisht Zamir Shtyllën, kreun e hetimit në prokurorinë e Përgjithshme, kur nisi hapja e dosjes së Gërdecit.

Kushdo e mban mend kur nisi diskutimi i reformës në drejtësi, kur u orkestruan fushatat e tmerrshme ndaj dy mbrojtësve më të rëndësishëm të saj: Ambasadorit të SHBA-së, Donald Lu dhe ambasadores së BE, Romana Vlahutin.

Sulmi ndaj tyre ishte jo vetëm i ashpër, por edhe me gjuhë e metoda nga më të ulëtat e banalet. E gjitha bëhej vetëm me një qëllim; për të ndaluar, frenuar bllokuar sa më shumë krijimin e Prokurorisë Speciale Kundër Krimit dhe Korrupsionit, e nëse krijohej, për ta tulatur atë, me anë të sulmit ndaj themeluesve realë të prokurorisë antikorrupsion.

E gjitha është kryer nga një plan i fuqishëm, i superfinancuar dhe nga një klan i gjerë zyrtarësh politikanësh e njerëzve mediatikë, me qëllimin e vetëm: larg duart nga pasuritë, dosjet, apo hetimeve ndaj “Peshkaqenëve të Korrupsionit” për të cilat fliste shpesh Donald Lu. i cili gjithashtu përdorte fabulën e “Të parekshmëve”, përkatësisht atyre që kanë mbetur të pandëshkuar nga drejtësia, sepse e kanë penguar, kërcënuar e dhunuar prokurorë e gjykatës.

Kush i thotë tani SPAK-ut-Skapi? Kush i cilëson prokurorët si miq e ortakë të ministrave apo pushtetarëve të mazhorancës?

Edhe Totto Riina të ishte në Shqipëri, nuk do të kishte nevojë të kërcënonte prokurorë apo gjyqtarë, pasi punën e tij e kryente dikush tjetër disa herë më i fuqishëm e më me influencë se ai…

16 Komente

  1. Q
    Qako Sako

    Disperatamente ……Sali Berisha, unik si kriminel. Por nuk po del prokuror që të “ketë bythë” për të çuar në Reç, SRB.

    1. N
      Noc Rroku

      Aresyeja eshte se ai (S.B) eshte monument agjenturash dhe ka imunitet nga fabrika qe i prodhon te tilla vemje per interesa te vetat!A thua te jete e rastesishme qe te gjithe drejtuesit kryesore jane prej veriut!Rastesi kjo e ambasades "mike"!Ja pse S.B nuk ndeshkohet ,sepse ka imunitet deri ne frymen e tij te fundit.

      1. p
        pilo Lala

        Sapo shtrohet kjo pyetje, menjehere pergjigja eshte : Sali Berisha. Nuk ka lene me krim pa bere, nuk ka vrasje ne Shqiperi, qe te mos kete marre aprovimin e padronit Berisha.

      2. N
        Noci

        Pikerisht ata qe kane kercenuar dhe vazhdojnë t'a bejne jane te paprekshmit dhe SPAK u nuk po behet trim te filloje goditjen kunder tyre per te cilet ka fakte sa te duash dhe kur mendon se denuan Saimir Tahirin pa asnje fakt apo deshmitare.Shqiperise do t'i behej sherbimi me i madh i 33 viteve te fundit kur te goditen keta.Ecni me parimin e Dash Shehit" kush ka hyre ne politike me duar ne xhepa dhe sot eshte i pasur ka vjedhur"

        1. D
          Dashi , qe ben gam gam gam se nuk e futen deputet

          E mos me thuaj qe Dashi eshte me fukarai politikan ?????? E ka zgjatur doren dhe Dashi , thjesht hengri si miu dhe jo si ariu si Sala dhe spiuni Meta ….

        2. R
          Roçka

          kur prokuroret bashkepunonin me krimin nuk kercenoheshin por pasuroheshin dhe u mbulon probleme e krimit , sot qe kane ndryshuar kohet po tremben edhe pa i kercenuar

          1. P
            Prokuror, avokat maskarenj krimi

            E vertet, edhe me e keqe prokuroret jane te lidhur me avokatet e krimineleve. Ndajne parate e krimit se bashku. I lirojne kriminelet apo zyrtare te korruptuar, ku heqin e sekuestron e pasurive. Mos te rrijne ne burg, bejne si te semure dhe marrin arrest shtepie se jam i semure, me vone shkojne perseri te hyjne ne administrate ose te vazhdojne krimin ose shitje droge, te hapin biznese.

          2. R
            Roçka

            kur prokuroret bashkepunonin me krimin nuk kercenoheshin por pasuroheshin dhe u mbulon probleme e krimit , sot qe kane ndryshuar kohet po tremben edhe pa i kercenuar

            1. g
              gjeli

              sala ne litar

              1. B
                Bureto

                Hartime me konstatime, mirë, dakord, të gjitha të vërteta dhe këto duhen thënë. Po pyetja sa e thjeshtë aq dhe uluritëse është: Si do t'i vejë halli kësaj pune? Me reformën në drejtësi të kopsitur mirë me ndërhyrjet në Kushtetutë, me suport të fuqishëm nga shteti shqiptar, e ai ndërkombëtar, kryesisht ai amerikan, me një mbështetje impresionuese nga publiku manifestuar kjo fort në tre zgjedhje parlamentare rrjesht, të cilat duheshin kuptuar si mesazh ndaj SPAK, me kërjesën stop pandëshkueshmërisë së Salehut, tashmë 'non grata' e co, ilir Metajt e co, Fate Medihoxhës e co, dhe padyshim vijimin e punës së nisur për ndjekjen penale të funksionarëve të lartë nga maxhoranca qeverisëse e plot ish të tjerë nga tufa e peshkaqenëve të kultivuar në ujrat e qelbura të korrupsionit për gjatë 30 vjetëve, do duhej që në një farë mënyre siç ishin dhe janë pritshmëritë, që SPAK të kishte shkuar tashmë te koka e Meduzës, që ka emër, Saleh Ram Shiqere Berisha. Nëse nuk mjaftojnë barra e gjithë mëkateve penale të tij që i dinë të gjithë, atëhere të thuhet hapur kjo gjë dhe të lihet ai të vazhdojë veprën e tij si minues i demokracisë, menaxher i korrupsionit madhor dhe kërcënues i drejtësisë. Kjo deri kur Zoti ta marrë. Epo, kjo ka mbetur tani, se populli s'ka ç'bën më, ai ia ka dhënë ndëshkimin, mjerisht mbetet që drejtësia të pranojë dështimin.

                1. k
                  kush tjeter se sali brrisha Krykurva e Kombit

                  shpellari ne burg sa me pare

                  1. f
                    fytyra qe s'i pranon as pasqyra!

                    Dmth qe mafja ne Shqiperi eshte Sali Berisha, pra ai e drejton me sekretar Ilir Meten. Perse SPAK nuk e arreston publikisht ne mes te Tiranes? Se ne Shqiperi mafja e Saliut te ha mutin. E shikuat se si nje person ja beri Saliut surratin mut? Po degjoj ne keto momente nje emision te Ylli Rakipit ish padroni gazetes Albania, "te pa ekspozuarit" nje bashkepuntor kriminal qe ka fshehur celularin e bodigardit te Azem Hajdarit ne spitale bashke me Sali Berishen. E kuptoni se kush eshte media shqiptare?! Keshtu ata diskutojne per Kosoven kur Shqiperine e ka pushtuar mafja e Sali Berishes me Sejamine, Bushater etjetj etj? Ju i njihni nga afer por respektoni "lirine" ose çthurjen e te folurit . Nuk doli nje prokuror vertete ti dilte zot vendit por te gjithe fendeker keta muter! Po dhane jeten parardhesit tane per ate shqiperi, ju muter futen ne breket e Almes! Dumani mban fjalime se ato na duhen.

                    1. n
                      një Jurist me shumë njohje

                      Prokurorët e SPAK dhe gjithë Sistemin e Drejtësisë në Shqipëri i kërcënon Sali Berisha dhe Ilir Meta, të cilët kanë grupe paramilitare (Berisha shumicën maksimale padiskutim) që kanë qenë ish-SHIKU, ish-Drejtues kryesor të Policisë së Shtetit, ish-Gardistë në kohën kur në qeverisje kanë qenë Berisha dhe Meta. Këta paramilitarë që 90% janë Berishista nuk bëjnë punë tjetër, krahas bizneseve të panumërta ku pastrohen dhjetra e qindra Milionë Euro të vjedhura nga familja Berisha dhe familja Meta.

                      1. V
                        Vranakonti

                        Saliu eshte ai qe drejton grupin e vraseseve me pages dhe eshte ai sot qe kercenon prokuroret. Krimineli Leart Haxhiu eshte i Saliut qe financohet nga ai. Saliu shkon me shpresen se nuk e prek njeri se ja kane friken dhe po te ndodh nje arrestim i mundshem Saliut ai organizon bandat e armatosura qe ka ne shqiperi dhe ne Kosov, te miku tij Albin Kurti dhe ne shqiperi do behet lufte civile. Lufta civile eshte shpresa e Saliut se, sa per te ardhur ne pushtet ai e di qe nuk vjene dot. I ka ngelur vetem lufta civile dhe destabilizimi i shqiperise. Po nuk u zhduk Saliu me Meten,shqiperia nuk do kete as qetesi dhe as zhvillim te demokracis.

                        1. P
                          Patoku

                          Akoma pa koke je moj Pate! Po kush tjeter pervec se Pushtetit mund ti kercenoje ato Prokuroret, as kaq gje nuk ta kap rradakja?

                          1. L
                            Leli

                            Njerez keni haru Gone Musarajn ministrin e Sal Berishes qi boni namin me drog e pare e doli pa lag tash e ksaj dite. As i gjom nkemb si ka hy lale. Bo qejf e nderto pallate.

                            Lini një Përgjigje