Rama nga Kroacia: Shfaqja e ushtrisë serbe në veri të Kosovës nxit tension! Dialogu, e vetmja rrugë

2 Tetor 2023, 15:07Politika TEMA

Rama nga Kroacia: Shfaqja e ushtrisë serbe në veri të

“Një shfaqje që nxit tension e thellon ndasitë”! Kështu e konsideron kryeministri Edi Rama, shfaqjen e ushtrisë serbe në veri të Kosovës.

Në një konferencë të përbashkët për mediat, me homologun kroat, Andrej Plenkoviç, Rama tha se e vetmja rrugë për normalizimin e marrëdhënieve është dialogu.

“Shqipëria për herë të parë ka vendosur të mos linjëzohet me një deklaratë të politikës së jashtme të BE. Për arsye proceduriale ndodhën kur në veriu u regjistruan veprime të papranueshme. Shprehën pamundësi për t’u linjëzuar me deklaratën, sepse e nxjerrë në atë moment, deklarata nuk mund të mbështetej prej nesh.

Konsiderojmë se të dyja, e para vrasja e një efektivi të KOsovës, nga një grup kriminal i veshur ushtrarakisht, dhe zija kombëtare për anëtarët e këtij grupi, janë të pajustifikueshme dhe të dënueshme në të gjitha nivelet.

Ky është qëndrimi ynë. Duke qenë promotorë të normalizimit, të paqes përfundimtare që kalon nga njohja e Kosovës, ne e konsiderojmë këtë zhvillim, ose më saktë këto dy zhvillime, sepse zija kombëtare dhe heroizuar disa persona të përfshirë në vrasjen e një efektivi, dhe të eleminuar si kriminel është dicka po kaq e rëndë sa vetë ajo që I parapriu.

Jemi shumë të keqardhur për një zhvillim të tillë, që con pas procesin e normalizimit. E vetmja rrugë ëshë dialogu dhe jo shfaqjet e ushtrisë serbe në kufi me Kosovën, që vetëm nxisin tensione dhe rrisin frymën e ndasive. Shfaqje të tilla nuk i shërbejnë interesave afatgjata”,- u shpreh Rama.

Lini një Përgjigje