Erion Braçe: T’i bëjmë presion edhe Greqisë që të miratojnë sigurimet shoqërore për shqiptarët që kanë punuar me vite atje

2 Tetor 2023, 17:50Politika TEMA
Erion Braçe: T’i bëjmë presion edhe Greqisë që

Deputeti socialist, Erion Braçe ka folur sot në Kuvend për domosdoshmërinë e ngritjes së një problematike në Kuvend lidhur me miratimin e sigurimeve shoqërore me shtetin fqinj.

Përpos problematikave të tjera, Braçe theksoi se është imediate të lëvizet menjëherë për të bërë një marrëveshje me Greqinë lidhur me sigurimet shoqërore.

“Patjetër që shi nuk bie një ditë, breshër nuk ka rënë dje, as para një jave. Breshër bie saher krijohen kushtet për të rënë. Është ministre, Krifca apo Dedja nuk ka lidhje, s’ka qeveri ta mbaj shiun me dorë.

 Njerëz apo sipërmarrës që kanë përfituar edhe nga mbështetja buxhetore edhe nga IPARD sot janë më jo korrektët, nuk i paguajnë bujqve vlerën e mallit që marrin për ta.

E kanë detyrim ligjor kontrollin e faturimit të çdo transaksioni, ndërkohë që sot nuk gjen një faturë. E sa kohë nuk ka një faturë, e një kupton në pakicë, lërë më në shumicë. Të zbatohet ligji tatimor dhe kontraktual, ku bujqit janë viktimat kryesore në këtë rast. Ligji i mbrojtës së tokës bujqësore ka kaluar këtu shumë pak kohë më parë, në atë ligj ndalohet djegia e mbeturinave...

Zjarri është i ndaluar kategorikisht, por kësaj radhe jo vetëm që u vihet zjarri, digjen edhe ato në lagjet e fshatrave. Duke vënë në rrezik jetën e njerëzve jo vetëm produktin. Ndaj është momenti për t’u bërë thirrje institucioneve përkatëse për të nxjerrë aktet nënligjore që e bëjnë të zbatueshëm këtë ligj. Së treti, kjo lidhet drejtpërdrejt me Parlamentin... të merren drejtpërdrejt me institucionet kushtetuese që lidhen drejtpërdrejt me Parlamentin.

Sot Kroacia miratoi marrëveshjen e sigurimeve shoqërore, njëlloj edhe Zvicra me Italinë, kjo e fundit në prag. Mijëra shqiptarë që jetojnë jashtë duhet të përfitojnë. E vetmja që nuk lëviz është Greqia, ku shqiptarët ku kanë kontribuar për vite me radhë kanë kontribuar ekonominë greke, kanë paguar sigurimet shoqërore. Kjo çështje është themelore, duhet bërë edhe çështje e parlamentit. Presioni mbi autoritetet greke të arrijë në maksimum, që punëtorët shqiptarë të marrin mbrapsht kontributet e sigurimeve shoqërore”- tha Braçe

4 Komente

  1. E
    E verteta dhemb....

    Hahahaha ti besh presion me bithe Greqise!? To makri (me gunga) do te merrni.....bukeshkale,ngopet zorren e thare nga dora e ngrohte greke

    1. B
      Bobi

      Ngrini varre te ustareve grek ju ate beni. O Brace eshte e vetmja gje qe duhet ti kerkojne shqiperia Grekut dhe jo ligje lufte apo budalliqe. Mos ben asnje lloje bisedime per asnje lloje ceshtje me grekun pa pranuar qe te njohen pensjonet. Ne momentin e pare qe do njihen te pakten 10 miljon euro ne muaje do derdhen ne xhepat e shqiptareve. Greku e di mire kete dhe po nuk u be presjon i forte nuk ka per ti njohur.

      1. w
        www

        Andej nga turqia ca behet ,,,u japin pesjon shqiptarve,,,ja kerkoni dhe nga turqia ,,,,

        1. a
          amir

          O kone o kone sa i shpifur qe dukesh sa here qe leh. Erionka moj, o hajdut xhepash, po si e shtyve mbi 30 vjet ti hajdut xhepash duke u mundu te jepesh mend, shqiperite kam .jere ste kuptova asnjehere...

          Lini një Përgjigje