Pampuri: Natën marrin leje ndërtimi nga Rama dhe ditën dalin sulmojnë PD! Aleanca e kullave dhe e non gratave s’do ta mbajë dot peng PD dhe demokratët

3 Tetor 2023, 16:04Politika TEMA

Pampuri: Natën marrin leje ndërtimi nga Rama dhe ditën dalin

Deputetja e PD-së, Oriola Pampuri është shprehur se aleanca e kullave dhe e non gratave nuk do ta mbajë dot peng PD dhe demokratët.

Pampuri reagoi pas deklaratave të Berishës se Rama kërkon të emërojë përfaqësuesit e opozitës në Kuvend, teksa deklaron se opozita e vërtetë janë ata që çdo ditë janë pranë qytetarëve dhe jo opozita e kullave dhe e marrëveshjeve të fshehta.

“Natën marrin leje ndërtimi nga Edi Rama për kullën 64 kate, dhe ditën dalin e sulmojnë PD për llogari të Edi Ramës.


Opozita e vërtetë është ajo që lufton për hallet e qytetarëve dhe jo ajo e oligarkëve të përbashkët që i mban dhe i financon!


Opozita e vërtetë janë ata që çdo ditë janë pranë qytetarëve dhe jo opozita e kullave dhe e marrëveshjeve të fshehta!


Opozita e vërtetë është ajo e njerëzve të pastër, që të vetmin pakt e kanë me qytetarët, të tjerët që kalkulojnë se ku do të jenë në 2025, le të marrin përsipër dhe kusuret.


Aleanca e kullave dhe e non gratave nuk do ta mbajë dot peng PD dhe demokratët”, shkruan Pampuri.

 

1 Komente

  1. l
    leo

    Kur u bo dhe kjo baxhella politikane....

    Lini një Përgjigje