''Gërdeci'', Frrok Çupi: Nëse nuk dënohet Sali Berisha, vihet në diskutim ekzistenca e SPAK

4 Tetor 2023, 09:04Politika TEMA

''Gërdeci'', Frrok Çupi: Nëse nuk

Analisti Frrok Çupi deklaroi se nëse nuk dënohet Sali Berisha për “Gërdecin”, atëherë mund të vihet në diskutim vetë ekzistenca e SPAK.

Sipas tij, struktura antikorrupsion do të humbte besueshmërinë tek publiku dhe se ‘shteti do të binte përballë Berishës’.

“Ne kemi të bëjmë me një vijë të hollë midis politikës dhe drejtësisë. Në këtë rast, janë shumë ngjitur me njëra-tjetrën. Për arsyen kryesore sepse kjo vrasje masive e njerëzve është e urdhëruar dhe politike, për shkak të kryeministrit dhe të bijve të tij. Një vepër që është kryer në rrethana të ushtrimit të frikës, tensionit dhe presionit mbi ministrat e qeverisë.

Në këto rrethana, unë kam përshtypjen se nuk mund, e njoh parimin e pafajësisë, e respektoj atë që thotë Daci, por do të thosha që ky është një rast, është një mijë herë më mirë të krijohet një precedent me shkeljen e prezumimit të pafajësisë sesa të shkelet një precedent i vrasjes masive nga qeveria i një populli.

Ndodhemi para dy precedentëve, njëri juridik dhe tjetri politiko-juridik. Cili është më afër asaj që quhet interesi i popullit? Drejtësia dhe gjyqet në tërë botën kanë prevaluar interesat politiko-sociale të një populli të caktuar. Ndodhemi para një zgjedhjeve, nëse nuk dënohet ish kryeministri Sali Berisha, këtu varet edhe vetë ekzistenca e SPAK.

SPAK në atë moment humb tërë besueshmërinë në publik. A na duhet ne një drejtësi e re e promovuar prej SHBA, BE prej vullnetit qytetar. Ne e marrim SPAK-un, jo si një gjë të brishtë. E marrin si gjyqet e Nuremberugt, po aq i fuqishëm. Nuk kemi sy të shikojmë një SPAK të dobët. Nëse nuk reziston kësaj here drejtësinë, bie shteti përballë Berishës, përballë një dhune shumëvjeçare që ka rezultuar me Gërdecin”, tha analisti në emisionin “Real Story” .

5 Komente

  1. T
    Tata luigji

    Legjend je Frrok berishes po i vjen hakut, bravo o trim

    Përgjigjjuni
    1. l
      leonard

      Demi kaper nga briret,mos u merni me bishta se koka e ketij krimi eshte Sali NON GRATA prandaj lidheni ndyresiren dhe tregoni forcen e ligjit.

      Përgjigjjuni
      1. f
        fytyra qe s'i pranon as pasqyra!

        SPAK e ka dhenene deshmine qe eshte prodhim i plepave te Durresit. Frroku vazhdon me shprese per publikun. Shpresa vdes e fundit-thote populli, por une s'jam dakort. Shpresa ka vdekur para se njeriu te leshoje frymen dhe keshtu qe vdes e parafundit se eshte vdekja e fundit, prandaj Shqiperia pa drejtesi dhe pa denuar Sali Berishen, kryekriminelin, eshte nje hiç. Dikur burrat shqiptar i zgjidhnin vete hallet e drejtesise, ose me kryepleqesi ose me vendime te prera, sot burrat dhe grate shqiptare levizin me fjale ne gazeta e televizione njesoj si pordha neper breke e jane felliqur perfundimisht moralisht pa piken e respektit dhe nderit ! A ka nder, respekt dhe moral ne demokraci?! Dhe me hiqen trima e bejne shqiponjen kur edhe kengetaret shqiptare flamurin e bejne breke. Ku ka arritur njeriu sotem shqiptar!

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vlora.Vlora

          O Frrok po ca idiot je ?A ke menduar ndonjehere se pse partia socialiste ose (kurvat e rilindjes) nuk kane depozituar asnje dosje ne SPAK ,per 97-en ,per armet ,per Gerdecin ,per 21 janarin per floririn ,a se kupton qe ata kane bere mareveshje bashke ?

          Përgjigjjuni
          1. !
            !

            Po eshte Vlora keshtu si ti komentues, u shofte dhe aj e mos mbet kembe juaja!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje