Frrok Çupi: SPAK po merret me segmentin e fundit të Berishajve! Për sa kohë nuk është Saliu i pandehur, s’do të ketë drejtësi

4 Tetor 2023, 09:41Politika TEMA

Frrok Çupi: SPAK po merret me segmentin e fundit të Berishajve!

Analisti Frrok Çupi theksoi se SPAK po merret me segmentin e fundit të familjes Berisha sa i përket çështjes Gërdeci. Sipas tij, përsa kohë të vijojë në këtë mënyrë dhe Sali Berisha s’do të dalë para sallës së gjyqit, nuk do të vihet drejtësi.

“Më pëlqen fraza që thatë se cili nga Berishët duhet të ishte në gjyq. Kjo është thelmbësore sepse po të bësh pyetjen ‘cili prej tyre’, i ngushton kohët, i tërheq në momentin e duhur dhe mund të kesh më shumë shpresë për drejtësi.

Kjo që ka ndodhur është pozitive sepse për herë të parë pinjolli i Berishave shfaqet në dyert e gjykatave gjë që ishte krejt jashtë ëndrrës. Një tjetër është që të dy janë të vogla.

Tjetër është që kjo gjykatë ka rrëzuar pretendimet për të ftuar ministra, diplomatë të huaj, gjë që bëhet jo thjesht për show por për të treguar se ne jemi dinastia. Kjo është gjë e keqe për një politikë të caktuar. Për mua ndoshta pak me radikalizëm është më shumë ushqim për publikun ajo që ndodhi sot.

Por ndodh një kontraditë ndërsa krimi është i egër dhe i madh, i njohur botërisht, organet e drejtësisë që nga prokuroria e tek gjykata tentojnë të gjejnë nëpër kashtë një gjilpërë. Kjo gjë, kjo vijë nuk shkon drejt drejtësisë me kaq. Mund të kemi nesër Shkëlzenin një hero sepse e thirri drejtësia dhe doli i pastër.

Mund të kemi nesër Mediun ambasador të SHBA në Shqipëri sepse e mendon veten si i dërguari i Amerikës, po lutemi sikur s’do ndodhë. Do të kemi një gjë tjetër, një konfirmim të të drejtës për të bërë krime dhe për t’i fshehur. Kemi një gjë që SPAK s’po merret.

Berisha ka thënë “nuk kam thënë kurrë që familja ime nuk ka bërë krime, por gjejeni po deshët. Një hetues është afër zeros nëse nuk dallon atë që ma gjej ku e kam krimin dhe atij që thotë nuk kam bërë krime.

Por ama për 30 vjet ka punuar me të gjithë dhelpërinë e tij për të fshehur krimin dhe tani SPAK merr segmentin e fundit të Berishajve për të gjetur krimin e dinastisë. Para se të jetë i pandehur Berisha, dëshmitar Luan Hoxha dhe dëshmia se si është vrarë Trebicka, kjo gjykatë nuk jep dot drejtësi.“, u shpreh Çupi në emisionin “Real Story". 

5 Komente

  1. E
    Erla Mehili moderatore dikur sekretare Berrishes

    SPAK pk bene nje pune te lavdeueshme ka arrestuar Safet Gjici per nje gojore sexe orale me nje prostitue qe dikush e kishte paguar Sexi orale eshte krime me i rende se 26 te vrare ne Gerdec . SPAK ka arrestuar ish kryetarin e bashkise Durres per nje leje ndertimi sinqerisht hsne per tu falenderuar pasi nje leje ndertimi eshte krime me i madhe se kompleksi Partizani cfare eshte ky kryebashkiak qe jep nje leje duhen dhene shume qe te jesh ne rregull me ligjin Kater te vrare para kryeministrise ish ministri i brendeshem Basha i pa prekur pasi po te plagosesh nje denohesh kur vret kater je ne rregull me drejtesin. Haaa vertete besoni te SPAK . U shqyene kazanet tv lajme interesant Shkelzen Berrisha do thiret deshmitar e pastaj ku eshte lajmi do shkoje do takoje te emeruarit nga babi ne SPAK dhe do iki te fituar nga kjo sage jane Fevziu me kazanet e mbremjes ku gjitholloget Zheji Ylli Takipi Cani Shkullaku erla semiani do derdellisin deri sa te dali nje sujet tjeter e jeta vazjdone ehhh Xeni pasurohet

    Përgjigjjuni
    1. M
      MARSELI.

      FRROK CUPI E THOT HAPUR DHE TROC.PA U DENUAR SALI. BRISHA KETU NUK KA DREJTESI.Pa u pstruar sistemi drejtesis nuk ka drejtesi.Te gjith gjyqtaret e prokuroret,pamvarsisht reformes jan po ata te Saliut.MORE TE GJITH JAN TE KRIMINALIZUAR NGA SALIU.Ata jane frikacat,te pa afte dge tekorruptuar,po po te gjith.Vetem fshesa,goditja e tyre me kontrolle,largime nga puna dh dhe arrestime per korrupsion dhe shperdorim detyre.Ne qofte se duhet te behdn protesta te fuqishme ato duhet drejtuar kunder ostitucioneve gjyqsore dhe prokuroris.Shikoni cfar skandali ndodhe ne shqiperi?.Gjyqtari apo prokuri perjashtohet nga puna ier 15 vjet,ai me nje her behet pedagog,del neper. Televuzione dhe jep leksione per korrupsionin ose ceshtje penale we kur ishin vete merrnin rushefete.Ose Deputeti ka 4-5vjet I denuar me heqje lirie dhe vazhdon deputet e varavingo gjyqeve dhe shet leksione per krimet,kur vet ka kryer krim dhe gjyqtaret e zvarrisin.Keta gjyqtare duhet perjashtuar nga puna dfe marre ne pergjegjesi penale.Opozita duke bere presion dhe duke i pasur keta jurist te tyre nuk len gje pa shpifur kunder Qeveris dhe jo kunder gjyqtareve,mazhoraca ka Merak se mos I Lendon prokuroret e gjyqtaret ose mos prishte me ameriken qe drejton Reformen.SALIU e ka jeten te gjat me keta lloj prokuroresh dhe gjyqtaresh pse jo bashkepuntor te Sali Kriminelit.

      Përgjigjjuni
      1. i
        ilir

        Ham ham o Frrok, je si qen i lidhur te dera e Rilindjes...qeni Alfa i slites se qeneve te propagandes se Rilindjes(me ne fund ja arrite te behesh pene e arte...ose Alfa).

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vranakonti

          Respekt zoti Frrok. Eshte e vertete ajo qe thoni ju. Sot Saliu eshte koka e krimit dhe po nuk u fut ne burg ai nuk ka drejtesi.

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bilal Minatori.

            Kujtoni pak se kush i lejoi greket qe te hyjne pa viza ne Shqiperi, kur ushtaret greke perdornin te gjitha poshtersite ndaj shqiptareve ne kufi. Kujtoni pak se kush i dha licensat bankave greke per te hyre ne Shqiper. Kujtoni pak se kush i beri greket pronare tokash me ligjin famekeq 7501. Kujtoni kush e furnizoi makinen ushtarake te Serbise me karburante per te vrare vellezerit tane kosovare. Kujtoni pak firmat piramidale qe lulezuan ne vendin tone dhe deklaraten e Sali Berishes per leket e pastra. Kujtoni vitin e tmerrshem 1997. Kujtoni privatizimet e bera nga idhtaret e tij. Mos ju duken te largeta o shqiptare. Komunisti i fundit ne Shqiperi eshte ai njeri. Do kete edhe te verteta te tjeta.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje