Dy standardet e GJKKO-së: Krimi dhe organizata kriminale në liri, të zgjedhurit e popullit në qeli

19 Shtator 2025, 13:10Kronika TEMA

Vendimi i fundit i Gjykatës së Posaçme për të ndryshuar masën e sigurisë ndaj ish-gjyqtares Pajtime Fetahu ngre dyshime mbi standardet e drejtësisë shqiptare. Në njoftimin zyrtar të GJKKO-së thuhet se më 19 shtator 2025, gjykata vendosi të zëvendësojë “arrestin në burg” me “arrest shtëpie”, duke urdhëruar lirimin e menjëhershëm të Fetahut nga paraburgimi.

Kujtojmë se SPAK e akuzon Pajtime Fetahun për lidhje me organizatat kriminale të Elbasanit, për zbulim të akteve sekrete dhe për marrje ryshfeti, ku përmenden shuma deri në 11 mijë euro, një monedhë floriri dhe favore të tjera materiale. Gjithashtu, hetimet thonë se ajo ndikonte tek kolegët gjyqtarë për të marrë masa lehtësuese ndaj anëtarëve të grupeve kriminale. Akuza të rënda, të cilat në çdo vend normal do të ishin të mjaftueshme për mbajtjen në qeli të një gjyqtari nën hetim.

Por në Shqipëri ndodh ndryshe. GJKKO, që shpesh mban një qëndrim të ashpër për politikanë dhe të zgjedhur vendor, të cilët akuzohen për çështje shumë më të lehta në raport me ato të Fetahut, zbaton standarde të tjera kur bëhet fjalë për një gjyqtare të kapur me organizatat kriminale.

Të zgjedhurit me votë dhe politikanët që kanë mbajt pozicionet më të larta shtetërore, ndonëse me akuza të paqarta dhe shumë herë më të lehta, i mban si bilance të luftës kundër korrupsionit, ndërkohë që lidhjet e tilla me organizatat kriminale i jep masa lehtësuese, duke qenë se nuk ka asnjë ndjeshmëri publike për çfarë ndodh.

Një ndër problemet e drejtësisë sonë është pikërisht mungesa e koherencës dhe përdorimi i dyfishtë i masave të sigurisë, sipas rastit dhe emrit të përfshirë. Ndaj edhe publiku, që shpesh pyetet nëse drejtësia është më në fund e barabartë për të gjithë, sheh se përgjigjja është jo.

Drejtësia nuk matet me emra, por me fakte dhe akuza konkrete. Dhe kur një gjyqtare që dyshohet se shiti drejtësinë për disa mijëra euro lirohet, ndërsa politikanë që ende nuk u është provuar asgjë mbahen pas hekurave, atëherë fjala “drejtësi” bëhet thjesht një slogan bosh që iu shitet njerëzve si arritje e madhe./TemA

Dy standardet e GJKKO-së: Krimi dhe organizata kriminale në liri,

 

23 Komente

  1. h
    hektor

    Në këtë vend është shum e vështirë të gjesh gjyqtarë të ndershëm...

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fati yne i keq

      GjKKO eshte me e korruptuara, si nuk e sheh kete fakt Usa dhe BE?!

      Përgjigjjuni
      1. C
        Cudia

        Dhe pastaj shajmë grekët dhe serbët që nuk na kanë lënë gjë pa bërë në shekuj. Po ne vetë çfarë I kemi bërë dhe I bëjmë akoma nënës Shqipëri??? Njerëz me bisht! Keq ta thuash por e vërtetë.

        Përgjigjjuni
        1. k
          k

          Ftyra e ksaj gjygjtares eshte pershkrimi me besnik i shqiperise dhe drejtesisë te saj.

          Përgjigjjuni
        2. V
          Vala

          Drejtesia jone eshte bere nje bordello e vertete qe s'di nga ta kapesh. Ndoshta duhet te vihen para pergjegjesise ligjore te gjithe ata qe I shperfillen ligjet, duke I sherber mafies e korrupsionit.

          Përgjigjjuni
          1. j
            joti

            Kjo ndyrësirë e ka të shkruar në ballë që është plerë.

            Përgjigjjuni
            1. a
              agroni

              Kane marre hisen e tyre.Prokuroret dhe gjykatesit ne shumicen e tyre jane mafiozer.

              Përgjigjjuni
              1. E
                Emilia

                Pata një përvojë të tmerrshme me një kompani të rreme investimesh që më mashtroi plotësisht. Investimi im i parë i vogël u shlye, gjë që më ndërtoi besimin. Më vonë, një anëtar i stafit më kontaktoi nëpërmjet WhatsApp dhe më inkurajoi të riinvestoja. Këtë herë, futa një shumë të madhe nga kursimet e mia të jetës. Gjithçka dukej mirë derisa u përpoqa të tërhiqja fitimet e mia - papritmas, llogaria ime u çaktivizua. Iu drejtova të njëjtit anëtar të stafit, i cili më drejtoi te zyra e tyre e mbështetjes. Ata vazhduan të kërkonin tarifa, të cilat i pagova, por unë prapë nuk munda të hyja në fondet e mia. Duke e kuptuar se ishte një mashtrim, kërkova ndihmë dhe u referova te Trustwavehackerstech, një ekip profesional rikuperimi. Ata gjurmuan dhe e rikuperuan me sukses investimin tim të humbur. Jam thellësisht mirënjohës dhe ia rekomandoj shërbimet e tyre kujtdo që është në një situatë të ngjashme. Email: Trustwavehackerstech2 @ gmail com

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Diella

                  Rashë viktimë e hajdutëve që paraqiteshin si ndikues dhe tregtarë kriptovalutash, të cilët vodhën miliona USDT nga kompania ime. Pavarësisht se iu luta atyre dhe përfshiva autoritetet, nuk munda t'i rikuperoja fondet. Pastaj iu drejtova "specialistëve të rikuperimit të aseteve", por ata kërkuan vetëm tarifa të pafundme pa rezultate. Përfundimisht, hasa në diskutime rreth Trustwavehackerstech (TWHT) në një forum ku njerëz nga vende të ndryshme ndanin se si i kishin rikuperuar paratë e tyre të vjedhura. Edhe pse në fillim hezitova, i kontaktova nëpërmjet Trustwavehackerstech2 @ gmail com. Pas shumë sigurish dhe provash, pranova kushtet e tyre. Për lehtësimin tim, TWHT rikuperoi me sukses çdo qindarkë që humba. Ata ishin profesionistë, të besueshëm dhe efikasë në kohë. Po e shkruaj këtë vlerësim për të ndihmuar të tjerët të shmangin mashtrimet dhe të dinë se ka ndihmë të vërtetë atje. Ndarja e kësaj mund të shpëtojë dikë tjetër nga rrënimi financiar.

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Lloji

                    Bordello…(!)

                    Përgjigjjuni
                    1. Y
                      Yyyppp Xhixhi

                      Kjo eshte reforma e drejtesise e Naltgjatesise se Tij Ramsi IV. Korbi nuk ja nxjerr syte korbit.

                      Përgjigjjuni
                      1. E
                        Enveri

                        Bravo Bani, mjeshtri i krimit dhe agjenti i Asfalise.

                        Përgjigjjuni
                        1. y
                          yony

                          Lereni se ju mashtron si gjithe hajdutet zyrtare te tjere se sa shkojn ne burg nxjerin raporte ok ti nxihet me shume surrati se ne shtepi ajo do te behet si goce e re dhe do te kerkoje burre djal te riii se i ka fsheur ca para per dite te zeze ok mos i besoni

                          Përgjigjjuni
                          1. V
                            Vaj medet

                            Miku i mire per dite te veshtira,ju duhet kjo viktima,nje dite mund te drejtoj spak-un dhe jua kthen borxhin kolegeve

                            Përgjigjjuni
                            1. K
                              Koloneli

                              Kjo nuk eshte drejtesi , dhe jo vetem ky rast ka shume te tjera , Rama duhet te veproje me keta gjygjtare kriminela , drejtesia eshte me keq se ndonje here , bile me e keqe se kohen e Enverit .

                              Përgjigjjuni
                              1. P
                                Piperi

                                Erion Velia eshte krimi dora vete. Lerini keto pordhet me fjalet "i zgjedhuri i popullit"

                                Përgjigjjuni
                                1. P
                                  Piperi

                                  Mos ma vini re, jam rrotë kari me patentë.

                                  Përgjigjjuni
                                2. X
                                  Xxx

                                  Me mirë brenda se jashtë kjo fytyre

                                  Përgjigjjuni
                                  1. S
                                    SPARTAK

                                    atehere kur mendon qe meta dhe veliaj jane akoma ne burg...dhe nuk gjykohen te lire...do te thote qe spaku...ka filluar luften brenda llojit....si purgat e stalinit dhe te enverit.sdu te justifikoj aspak keta dy dobicer te politikes shqiptare...por te lehtesosh denimin e nje avokateje qe u be fli me krimin...dhe te mos gjykosh ne gjendje te lire dy politikane....qe sado hajdute te jene...dhe jane...por te zgjedhur nga elektorati...eshte cudi shqiptare....

                                    Përgjigjjuni
                                    1. S
                                      SHKËRDHITA

                                      Çdo gjyqtar apo prokuror qe vepron ne kundershtim me ligjin duhet te shkarkohet dhe t’ju hiqen liçencat dhe e drejta per te qene pjese e drejtesise, perjetesisht, plus ne burg. Po nuk filloje kjo gje me intensitet ne Shqiperi, kriminelet dhe agjentet do bejne pershesh sic kane bërë per 35 vjet rrjesht ne Shqiperi. Gjynah kjo pune!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. B
                                        Baba

                                        Ju qifsha ropt ky vend kurr nuk behet

                                        Përgjigjjuni
                                        1. a
                                          albatros

                                          Mos lejoni të bëjnë reklama te komentet (Trustwavehackerstech2)!!!!!! 2. Kjo gjyqtarja me këto që thoni , ka bërë më pak se shumica e gjyqtarëve aktualë.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. A
                                            Asd

                                            Kete plehren duhet ta kishun futur ne qeli edhe me te vogel sa here qe kerkon te dale. Per pak para e tradhetoi detyren, besimin dhe vendin e punes. U be pale me bandat. Duhen mbyllur ne burg edhe ata qe e leshuan nga qelia bashke me kete gazekarin qe qenka indinjuar pse kane lene ne burg ate, kryebashkarin e tiranes. Pra ky nuk ka problem pse doli ish-gjyqtarja, por pse nuk del edhe ish-bashkiaku. Keta jane per sundimin e mafias mbi shtresen e njerezimit qe shkon ne pune nga mengjesi ne darke dhe nuk kane kohe te shikojne femijet.

                                            Përgjigjjuni

                                            Lini një Përgjigje