Skënder Minxhozi: Basha vepron me një sy nga rrugica, humbi një moment ku mund të fitonte përkrahje

22 Shkurt 2024, 21:20Politika TEMA
Skënder Minxhozi: Basha vepron me një sy nga rrugica, humbi një

Analisti Skënder Minxhozi, në intervistën për “Special Report”, theksoi se Lulzim Basha kishte mundësinë që të fitonte përkrahje nëse do të votonte sot pro amnistisë penale, e cila nuk mori votat e mjaftueshme sot në Kuvend. Ai tha se Basha krijoi pritshmëri tek njerëzit që përfitonin nga kjo amnisti.

Sipas Minxhozit, kreu i PD-së vepron me njërin sy nga rrugica e shtëpisë së Sali Berishës. Ai shprehu bindjen se maxhoranca mund t’i sigurojë votat për të miratuar amnistinë por shtoi se dita e sotme ishte një moment i rëndësishëm për bashkëpunim ndërpartiak për një çështje kaq të rëndësishme humane.

“Basha identifikoi këta persona si njerëz që endeshin gjyqeve të burgjeve, duke i evidentuar si një shtesë që ia vlen të ndihmohet. Krijoi pritshmëri për këta njerëz, iu dha një mesazh që ia ku më keni mua dhe jo Foltoren. Problemi është që Basha çdo hap që hedh dhe negociatat që kryen e bën me njërin sy nga rrugica. Këta janë komplekset e tij dhe për vetë natyrën e tij të paqëndrueshme si politikan, është gati të djegë çdo negociatë me qeverinë. Jam i bindur se Rama e gjen shumicën për të kaluar amnistinë. Puna është që të kishte një negociatë serioze, paradhomë e diskutimeve për ligjin zgjedhor dhe ky dështim duket një parathënie e keqe e asaj që na pret për ligjin elektoral. Sot humbi një moment bashkëpunimi ndërpartiak pa parë shumë ngjyrat e kartonit dhe testerat në xhep.

Basha është vështirë të parashikohet si politikan. S’dua të bëj ironi por është thjesht konstatim. Është i paqëndrueshëm dhe është vështirë të kuptosh se çfarë kërkon. Ishte një moment që të fitonte përkrahje në një pjesë të spektrit opozitar sepse do të ishte ndihmë e drejtpërdrejtë. Ishte një moment që të merrte përkrahjen që kërkon dëshpërimisht. Basha ka shumë pak vota. Instikti i parë do të duhej ta shtynte drejt zgjerimit të bazës së përkrahjes dhe atyre që e shohin me sy të mirë.

Këtu palët luajnë me kartën e presionit dhe është një process që ka të bëjë me psikologjinë e kundërvënies. Maxhoranca kërkon ta shkarkojë përgjegjësinë nga vetja dhe të mos e konsiderojë një humbje politike në sallën e kuvendit atë që ndodhi. Maxhoranca ndihet e fortë se beson se i ka shifrat për ta kaluar ligjin por ka këmbëngulur dhe me Çuçin dhe ministrin e drejteëisë se po kërkon një moment dialogu dhe marrëveshjeje se ky ligj kërkon që të gjithë të binin dakord për ta miratuar. Është një ligj që ka të bëjë me natyrën humanitare të politikës dhe institucionit. Është dështim i një negociate.“, u shpreh Minxhozi.

6 Komente

  1. G
    Gazi

    Z. Minxhozi. Basha është politikan dhe njeri pa bythë. Arsyeja e vetme pse nuk e votoi amnistinë vjen nga frika se e rrahin foltoristat. Asnjë arsye tjetër nuk ka.

    1. P
      Patriot

      Minzhoz edhe ti Brut paske gelltiture corbe. Basha bashke me deputetin vetem sa ngatarruan gjithe dynjane me propozimin per amnisti per pushtat -taret. Ndoshta pazaret e ketije propozimi PD- PS u prishen rruges.

      1. S
        Shkembi

        Edhe po nuk i gjeti 84 vota, eshte normale te hiqet dore nga ky projektligj. Mjafton qe opozita e rrefeu fytyren e saj kanibale. Vendi e populli ka mijra probleme me te mprehta me te cilat duhet te merret qeveria, ne vend qe te humb kohen me Keta legena

        1. V
          Vini

          Basha sot eshte ne duart e Ervin Kullurit,ndaj fale paaftesise se tij dhe dredhise se ketij te dytit qe eshte futur ne kete force per ti bere puç,beri te mundur mosrealizimin e kesaj nisme!Lexoni disa deklarata te ketij te fundit dhe do te bindeni qe misioni i tij eshte nxjerrja jashte loje e Lulezime Bashes! Mirpo harrojne me kryesoren se jane te gjithe "xhaketa te kthyme"e per rrjedhoje vlera e tyre shkon deri tek "gabi" ndaj dhe kerkush nuk i ndjek me! Keta propakandojne demokraci me metoda kulake !Kujtoni vetem per 10 vitet e para te shkerdhatokra-cias se sa fshatare e malsuer zbriten pre maleve dhe zaptuan kodra,fusha e bregdet,pa civilizim por me barbari,kjo eshte edhe aresyeja se perse keta rrezojne edhe amandamentet e propozimet e tyre per amnisti!Kuylluri i ka thane mos ta votojme tani por ku te vime ne ne pusht- et qe ta kemi si benifice tonen!Luli te mos harroni qe ka n je sy ne sahan dhe tjetrin ne vatan!Dikur ne Tironen e vjeter ka pas qene n je person qe ngjason shume me Lul Bashen ,me nofken "Buçi ha mish derri"!Ai sot vetem ha dhe fle ,fale budallenjeve qe ka perreth!

          1. U
            Ushtari.

            O Minxhoz ti mire e ke por por keta nuk e dine akoma se gjedhi shterpe e ja vendin vec te kasapi per mish.Kaq u pjell mendja atyre.Nuk kane faj jane intoksikuar qe te vegjel e nuk ju del me asnje antidod.

            1. A
              Arbeni

              Që ky projektligj e ka brënda një kleçkë e ka dhe kleçka është kjo:Sipas propozimit të socialistëve dhe ata që janë dënuar nga gjykata speciale për korrupsion e krim u falet 1 vit burg.Kjo nuk është e drejtë që t’u falet nj vit burg këtyre hienave.

              Lini një Përgjigje