Zelensky në Tiranë, Rama: Takimi do të kulmojë me një samit. Do të jenë të ftuar liderët nga Evropa Juglindore

22 Shkurt 2024, 20:50Politika TEMA
Zelensky në Tiranë, Rama: Takimi do të kulmojë me një

Kryeministri Edi Rama, ka folur sot nga ekspozita “Ukraina, një krim lufte” në Kryeministri, në lidhje me vizitën e presidentit Zenensky në Tiranë.

Rama u shpreh se ekspozita çelet në vigjilje të vizitës së Zelensky-t, ndërsa theksoi se kjo vizitë që do të kulmojë me një samit me liderët e vendeve të Evropës Juglindore për Ukrainën.

Kryeministri bëri më dije se në samit do të jenë një numër i konsiderueshëm liderësh dhe ku presidenti Zelenky është bashkë organizator.

“Dua të përshëndes në mënyrë të veçantë ambasadorin e Ukrainës i cili është këtu bashkë me ne dhe patjetër dua të falënderoj ata që e morën përsipër këtë iniciativë dhe arritën që në një moment si ky t’i japin jetë. Them në një moment si ky sepse kjo ekspozitë çelet në vigjilje të vizitës së presidentit Zelensky në Tiranë, vizitë e cila është nga njëra anë një vizitë bilaterale, por nga ana tjetër është edhe një vizitë, e cila do të kulmojë me një Samit të vendeve të Europës Juglindore për Ukrainën ku do të kemi të ftuar një numër të konsiderueshëm liderësh të kësaj zone të Europës dhe ku presidenti Zelensky natyrisht është bashkë me ne si bashkë-organizator së bashku me mua, për këtë aktivitet që në kontekstin e sotëm ka, sipas meje, një rëndësi të posaçme.

Në ndërkohë që siç dihet botërisht, Shqipëria qëndron krah për krahë me Ukrainën, së bashku me të gjithë aleancën e vendeve që kanë zgjedhur të shohin nga e ardhmja dhe të ndërtojnë së bashku një të ardhme ku çdo vend dhe çdo popull dhe çdo individ ka të drejtën e lirisë, ka të drejtën e të jetuarit si i barabartë nën ombrellën e ligjit dhe të Kushtetutës demokratike dhe ndërkohë që agresioni i Rusisë mbi Ukrainën është si përpjekja për të imponuar të drejtën për të jetuar në të shkuarën dhe është një përplasje mes, në fakt, dy botësh, dy mënyrash krejtësisht të ndryshme për ta parë botën dhe për të parë vetë njeriun, për të parë vendet dhe për të kuptuar të drejtën e tyre të panegociueshme të integritetit territorial

Duke shprehur edhe sot, me këtë rast, solidaritetin tonë të patundshëm për Ukrainën dhe për popullin ukrainas si dhe duke falenderuar edhe të gjithë ju për praninë tuaj këtu sot, shpresoj, uroj që këto momente të kaluara së bashku në praninë e këtyre imazheve të ardhura nga një front ku luftohet dhe ku humbasin jetë njerëzish e ku shkatërrohen pasuri të patundshme, të ngritura me mundim e ku jetohet ditë-natë nën presionin e sirenave që lajmëron bombardimin e radhës, ju shpreh të gjithëve edhe një herë tjetër kënaqësinë që jeni këtu sot!-tha Rama në fjalën e tij.

6 Komente

  1. E
    Evropiani nga Shqipëria

    Po mikun e zemrës nga Beogradi do e ftosh

    1. d
      demokrati

      Shqiperia Jone, ne krah te Lirise dhe Sakrificave Sublime te Kombit Ukrainas. Ka dhe ca shqipfoles “intelektual””qe pernate dezinformojne dhe perhapin helmin rus se ukrsinasit dhe ruset jane vellezer, se rusia nuk ka qene pushtuese.Pergjigjen monstrave “intelektuale” qe paguhen nga gazeta dhe tv te financuara nga para ruse, po jua japin Heronjte Ukrainas, ata rusishtfoles ne Harkiv,Kremina dhe Zaporizhja, heronjte e Azov, burra dhe gra, pleq dhe te rinj.Ska bashibozuk shqiptar te fshehur pas shpetim golemesh,faqezinj si demiraj apo bij “inteldktualesh” me dosje te zverdhura ne arshivat e kgb qe ben pis Luften per Liri te Kombit Ukrainas.Razom Perremozhem Pane President!

      1. A
        Andrea

        Po perse nuk e njeh Dardanine, ky liliputi, qe do vetem arme dhe gjak.

      2. D
        Drini

        O pallosh i surrelit, ti edhe vendi yt jeni pa breke ne bythe e me deklaroheni kunder rusise. Edhe na sillni kte cifutin zelensky, po shif mor pallosh punet e tua lere boten se rregullohet vete. Ca e krruan me ariun rus qe te @in ne @ythe sa here te doje.

        1. A
          Andrea

          Po Zeleski, perse nuk e nje shtetin e Dardanise? , , ky liliputi , po tall bythen me shqiptaret.

          1. V
            Vezhguesi

            Kjo duket thejsht si ato punet a agjitpropit qe benin dikur sovjetiket. Cfare ndihme do ti jape Europa Juglindore Ukraines???!!Europa Juglindore nuk ka fuqi te mbroje vehten. Ben mire qe ky Zelenski te njohe Kosoven dhe atehere mundet qe Amerika ta ndihmoje me shume kete. Harrojeni Europen Juglindore? Kush do ta ndihmoje Ballkani apo Greqia?

            Lini një Përgjigje