
Nëse zgjedhjet do bëheshin sot Partia Socialiste do thellonte rezultatin në mandate në qarkun e Durrësit, sipas sondazhit të Report Tv dhe Eduard Zaloshnjas.
9 mandate do merrte mazhoranca socialiste, kundër 5 të PD-së. Asnjë mandat për parti të tjera.
Në 2021 rezultati ishte 8 me 6 në favor të socialistëve.
Sondazhi nxjerr fitues Partinë Socialiste me një rezultat të thellë në pikë përqindje. PS do merrte 48.2% të votave, ndërsa PD 28.5%.
Partitë e vjetra të tjera 5% dhe partitë e reja 18.3%. sa i përket atyre zgjedhësve që do janë të gatshëm të votonin sot dhe që jetojnë në Shqipëri, 47.8% do votonin PS-në, ndërsa PD-ja do votohej 29.1%, 5.6 % partitë e tjera të vjetra dhe 17.5% partitë e reja.
Zgjedhësit në emigracion do votonin 49% për PS-në dhe 27.3% për PD-në. 3.9% do votoheshin partitë e tjera të vjetra dhe 19.8% partitë e reja.
Po pse me Oerd qyrtyk bylykun e oferes se kompleksit Partizani do beje hajer foltorja ne Durres, koha e skuthit te foltores ne Durres ka perenduar.
Oerdi Vs Cyrbja, fiton Cyrbja se ato si ty i dergojne dhe gruan per nje vend pune.
Pa t’i marrë edhe 5,sepse unë mendoj se 3 i ka tepër.