Sot seanca plenare/ PD ndryshon skenar, çon në Kuvend vetëm deputetët e papërjashtuar

28 Tetor 2024, 16:59Politika TEMA
Sot seanca plenare/ PD ndryshon skenar, çon në Kuvend vetëm

Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë sot në orën 17:00 seancë plenare. Në rend dite është parashikuar miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 17.10.2024.

Në kuadër të javës që gjelbër, pritet që të diskutohen çështjet e evidentuara nga zgjedhësit e qytetarët në terren. Diskutimet do të zgjasin jo më shumë se 4 orë. 

Ndërkohë, deputetët e PD janë mbledhur për të diskutuar për aksionin e opozitës. Burime nga mbledhja bëjnë me dije se po diskutohet që në Kuvend të shkojnë vetëm deputetët e papërjashtuar, ndërkohë që të tjerët do angazhohen në terren për protestën e PD ditën e nesërme. 

 

Lini një Përgjigje