Spahiu: 2025 do jetë viti i koalicionit PD-PS kundër SPAK, ata s'e zgjasin mandatin e prokurorëve

7 Janar 2025, 14:30Politika TEMA

Spahiu: 2025 do jetë viti i koalicionit PD-PS kundër SPAK, ata

Juristi Kreshnik Spahiu thotë se vitii 2025 do jetë viti i koalicionit PD-PS kundër SPAK, ku sipas tij të dyja partitë do të bashkojnë forcat për të mos lejuar zgjatjen e mandatit të drejtuesit të SPAK dhe prokurorëve.

“Këta kanë të gjithë një armik të përbashkët, kanë një kundërshtar. Këto janë zgjedhje shumë të veçanta, ku forcat kryesore nuk kanë kundërshtarë njëra-tjetrën. Viti 2025 do të jetë koalicioni anti-SPAK, PD dhe PS do të bashkojnë votat për të mos vazhduar mandatin e Dumanit dhe të prokurorëve të SPAK. Kam informacion se PD dhe PS nuk do të zgjasin mandatin e drejtuesve të SPAK dhe prokurorëve.

Mandati do të jetë 9 vjet për ata që janë prokurorë të zakonshëm dhe 3 vjet për drejtuesit. Kjo s’do të ndodhë vetëm nëse PS do të marrë 93 deputetë, për të ndryshuar Kushtetutën. Mund të ndodhë që amerikanët t’i thonë Ramës që përgjegjësia është e njëanshme, ose ndrysho Kushtetutën për të zgjatur mandatin e Dumanit ose largohu si kryeministër. Vetëm në këtë rast, nëse do të jetë përballë faktit që lëshon postin, Rama mund t’i zgjasë mandatin Dumanit”, tha Spahiu.

2 Komente

  1. P
    PS do ta zbon me vote Ramen nese prish Spakun

    Kreshnik, nuk mund te beje Rama aleance me Saliun (edhe se kete e deshiron) kunder Amerikes sepse perfundon para Saliut ne burg. Po i dha leje administrata e re Trump, atehere po! Por keq do ta kete Rama punen e familjes dhe pronave te tij ne Jug. Saliu nuk ka bese, ai do ta shpronesoje dhe do ta fute ne burg Ramen. Populli do jete 100% dakord me Saliun nese Rama i bashkohet atij per te prishur Spak-n. Dhe mos harro Kreshnik se PS nuk eshte turme zombi pas Rames si PD pas Saliut.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkembi

      Nuk besoj se ke te drejte, sepse cdo gje do varet nga votimet dhe Rama do fitoj aq shume, sa s'do kete nevoje per pjerdhesiren Sali. Megjithate, me Spakun s'do guxoje ta kruaj, jo vetem se aty populli sheh te vetmen shprese, por sepse Pas Spakut eshte Amerika.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje