Spahiu: Opozita ‘Tokë e xanun’ nga familjarët: vajza Berishës, gruaja e Metës, djali i Belerit

10 Korrik 2024, 20:06Politika TEMA

Spahiu: Opozita ‘Tokë e xanun’ nga familjarët: vajza

‘Tokë e xanun’, e quan juristi kreshnik Spahiu opozitën në vendin tonë. I ftuar në Report Tv, Spahiu thotë se opozita është ‘tokë e xanum’ nga familjarët e Berishës, vajza Argita, e deri tek gruaja e Metës, Monika Kryemadhi apo djali i Fredi Belerit, i cili ishte përfolur si kandidati i mundshëm i PD për zgjedhjet në Himarë.

Për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, juristi Spahiu u shpreh se as Enver Hoxha apo Ramiz Alia nuk ia lanë partinë familjarëve.

“Atyre u intereson toka e Xanun. Opozita është një tokë e Xanum nga familjarët e lidershipit, nga vajza e Berishës, nga gruaja e Metës, djali i Belerit. As regjimi politik i Enver Hoxhës nuk bëri atë që partinë t’ia linte fëmijëve. Enver Hoxha iku në botën tjetër dhe s’ia la partinë as Sokolit, as Ilirit dhe as Pranverës. As Ramiz Alia nuk ia la vajzës apo djalit të tij partinë. Këta kanë kaluar çdo lloj kufiri. Si mund ta quash veten antikomunist, kur komunisti që ke ne krye ia lënë si plaçkë tregu, ia la partinë gruas, iku president 5 vjet", tha Spahiu. 

2 Komente

  1. d
    df

    gezuar Bajramin,,,,

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shpenka pe Korçe

      Niku po tregon zbulimin me te madh qe ka bere ne politiken e degjeneruar shqiptare ! Trashegimin e PD-se vajzes , nga Saliu dhe nje here gruas nga Likja dhe heren tjetres burrit nga Mona . Zbulimi me i madh i shekullit . Kjo tregon se Nikut te famshem te KLD-se i kane mbaruar idete dhe mendimet "racionale" dhe tani po flet broçkulla .

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje