Spartak Ngjela: Po të mos jetë Saliu, Rama rrëzohet! Duan t’i fitojnë zgjedhjet me anti-amerikanizëm

13 Prill 2024, 13:05Politika TEMA
Spartak Ngjela: Po të mos jetë Saliu, Rama rrëzohet! Duan

Avokati Spartak Ngjela e konsideron tentativën e Gazment Bardhit për të rikthyer Sali Berishën në grupin parlamentar të PD-së si lëvizje në favor të Edi Ramës.


Në një intervistë për Report Tv, Ngjela tha se Basha e përjashtoi Berishën se u shpall non grata, dhe lëvizja që e mbështet, të cilën e cilësoi antiamerikane, nuk mund të fitojë zgjedhjet më antiamerikanizëm.

''Është në favor të PS-së. Socialistë do të kenë më mirë Berishën. Status në favor të PS-së, Berisha nuk ka vota. Po mos të jetë Saliu, Rama rrëzohet. Nuk e shiko se çfarë po bëjnë i dogji Basha që e përjashtoi nga grupi por ai ishte non grata.

Çfarë ndodhi... bëri atë lëvizje ka marrë ata injorantë antiamerikanë. Do të fitojnë zgjedhje me antiamerikanizëm. Këta me kë janë. Rama është me Saliun. Nuk ka vota.

Pse Saliu peshk i vogël është? Janë tre ministra në burg, si nuk paska punuar SPAK. Pyetja do të ishte kështu a do të vazhdosh kështu. Ka prova ka dosje dhe kijeni parasysh. 3 mld prona ka.

Sa sekuestro i kanë vënë Metës. I kanë vënë sekuestro pronave të Metës disa ish-ministrave. Familjes së Salit janë sekuestro që ka proces penal''- tha Ngjela.

2 Komente

  1. A
    Adriatik

    Po pse more derdimen pk iku saliu elektorati i majte do te votoje lulashin dhe ty plakush.Harroje.

    Përgjigjjuni
    1. H
      Haka Tekizoti

      Lutjuni Ramës të iki vetë ose të bëhet më i keq se Saliu e Likja, se përndryshe s'kini për të fituar kurrë.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje