Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme u prit në Kongresin Amerikan nga Kongresmeni Keith Self, Kryetar i Nënkomisionit për Evropën dhe iniciues i “Projektligjit për Vlerësimin e Diskriminimit në Luginën e Preshevës”.
Ky projektligj kërkon monitorimin dhe raportimin nga Departamenti i Shtetit Amerikan mbi trajtimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Gjatë takimit, Spiropali theksoi se nisma e Kongresmenit Self, përfaqëson një hap të rëndësishëm në ndërkombëtarizimin e problemeve serioze me të cilat përballen shqiptarët në Luginën e Preshevës dhe adresimin e tyre institucional.
"Shqipëria mbetet e përkushtuar për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve kudo që ata ndodhen, në bashkëpunim me aleatët tanë", deklaroi Spiropali.
Vizita e Spiropalit në Uashington do të vijojë me takimet në Departamentin Amerikan të Shtetit dhe në disa organizata e think-tanke të mendimit politik me fokus zhvillimet e fundit globale.
*Postimi i Spiropalit:*
Kongresi Amerikan - Kënaqësi takimi me Kongresmenin Keith Self, Kryetar i Nënkomisionit për Evropën, ndër të tjera iniciues i “Projektligjit për Vlerësimin e Diskriminimit në Luginën e Preshevës”, që kërkon monitorimin dhe raportimin nga Departamenti i Shtetit Amerikan mbi trajtimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Nisma përfaqëson një hap të rëndësishëm në ndërkombëtarizimin e problemeve serioze me të cilat përballen shqiptarët në Luginën e Preshevës dhe adresimin e tyre institucional.
Shqipëria mbetet e përkushtuar për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve kudo që ata ndodhen, në bashkëpunim me aleatët tanë.
Ato pedofilat e Trumpit e kane menjen te lugina jote mes shaleve o buce
Te lumtë Spiropali
Michael jackson ????
Kongresmenin le ta takoje Zegjineja, se jane homologe. Ti duhet te takosh Marko Rubion, oj PaloSpiro. Vuri ne album ke shpija kto fotot ti shohesh kur te dalesh ne pension, se nuk i sherbejne shqiptareve. Erdhe me ndonje projekt investimesh ? Ate na thuaj. Apo thjesht takohu ne kafenene e Shtepise se Bardhe dhe thoni "oh sa shoke te mire qe jemi"
Hajde Spiropal. Mbaruat me Shqiperine, e bete lule. Po ndreqni dhe Kosoven nashti. Aferim. Bravo te qofte