Spiropali pret në Tiranë homologen austriake: Mbështetja juaj për integrimin europian ka bërë gjithmonë diferencën në rajonin tonë

25 Nëntor 2025, 14:44Politika TEMA
Spiropali pret në Tiranë homologen austriake: Mbështetja juaj

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, mirëpriti në Tiranë ministren Federale për Europën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Austrisë, Beate Meinl-Reisinger.

Në fokus të takimit ishte shndërrimi i aksit Tiranë-Vienë, në një aks shumë më dinamik në të gjitha drejtimet, politikisht, ekonomikisht dhe në aspektin e sigurisë.

Në takimin bilateral, ministrja austriake nënvijëzoi progresin e bërë nga Shqipëria në rrugën drejt afrimit me BE dhe rëndësinë e procesit të zgjerimit për të gjitha palët.

Spiropali deklaroi se "mbështetja parimore e Austrisë për integrimin europian të vendit, kontributi në jetëzimin e reformave kyçe, si dhe mbështetja për zhvillimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor, kanë bërë gjithmonë diferencën në rajonin tonë".

1 Komente

  1. S
    Shkodrani

    Kaq mjafton per te kuptuar ne c’absurditet jetojme. Sa e thjeshte ministra austriake qe eshte nje nga vendet me te pasura te evropes, dhe sa e krekosur mamica drejtoresha e doganave hajdute qe e vogel. Kur do shpetojme mga kjo fare e keqe hajdutesh

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje