Avokati Edmond Petraj u shpreh se gjyqësori ka ndërhyrë në kompetencat e pushtetit ekzekutiv me vendimin për të pezulluar nga detyra zv.kryeministren dhe njëherësh ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Ai theksoi në studion e “News Line” në ABC News se lëvizja e Ramës për ta dërguar shkarkimin e Ballukut për interpretim në Gjykatën Kushtetuese është brenda rregullave dhe ligjit, ndërsa beson se vendimi i saj do shkojë në favor të z.kryeministres Belinda Ballukut.
“Më është dukur vendim absurd dhe prapë e them këtë. Gjyqësori ka ndërhyrë në pushtetin ekzekutiv, ky është fakt. Shkarkimin e ministrit apo zv.kryeministrit e bën kryeministri. Rama ka bërë atë që ka e thotë ligji, e thotë Kushtetuta.
Kërkesat që ka bërë Rama dhe interpretimi që do bëhet nga Gjykata Kushtetuese është brenda rregullave. Mendoj, që gjyqtarët e Kushtetueses duhet të ulen dhe të lexojnë drejt Kushtetutën. Prokuroria nuk duhet të ndërhyjë te pjesa e kabinetit qeveritar.
Mendoj se në këtë pikë qe jemi, Gjykata Kushtetuese pasi të analizojë, mendoj se do të japë një relacion, që gjyqësori nuk ka të dejtë të ndërhyjë te pjesa e ekzekutivit. Rama ka vepruar sipas Kushtetueses, tani është në diskrecionin e Gjykatës Kushtetutës për vemdimin”, tha ai.
Ai theksoi se reforma në drejtësi ka defektet dhe problemet e saj, të cilat duhen parë dhe rishikuar me kujdes.
“Ka elementë të cilët nuk janë hasur më parë. Reforma në drejtësi ka defekte, ka problem. Duhet punuar në këtë aspekt. Duhen parë disa elementë me kujdes”, tha ai.
Ne rregull Avokat Petraj,nese gjyqsori ka shkelur ligjin e te drejave te njeriut dhe gjykata kushtetuse nuk i jepe te dreitt k minisstrit Qeveria duhet te mbaj qendrime dhe te mari masat e duhura se keshtu i bie te mos kemi fare dreitesi dhe kur ligji neperkembet ai popull eshte skllave.
Me nder avokat Baba Mondi edhe ti kursin e plepave ke mbaruar? Po mire cfare te bej Gjykata kur Lubi Balluku ka zanat vetem vjedhjen dhe korrupsionin ne cdo tender vidh e vidh non stop, t'a lere te vazhdoje grabitjen e parave publike sikur te ishte mall i lene nga gjyshi i saj Beqiri nje ish injorant pa shkolle dhe rrote kari. Vetem ne Albanistan avokate dhe juriste koqe kandari te prishur te lejojne te rrish ne detyre jete e mot dhe te vazhdosh vjedhjet sikur nuk ka ndodhur gje. Kush dp t'i thote STOP hajdut o rrote kari Avokat.