Përveçse e braktisur nga elektorati, Partia Demokratike është sot e braktisur edhe nga ndërkombëtarët. Një braktisje e dyfishtë, që sipas ish-deputetit të PD-së, Dashnor Sula, nuk është as rastësi dhe as keqkuptim diplomatik, por pasojë direkte e mënyrës se si kjo parti është marrë peng që prej vitit 2022.
Në një intervistë për Gazeta Tema, Sula rikujton një fakt domethënës: që nga momenti kur Sali Berisha rimori drejtimin e PD-së, asnjë ambasador nuk ka shkelur më në selinë blu. Heshtja diplomatike, sipas tij, është më e fortë se çdo deklaratë publike dhe flet qartë për refuzimin e lidershipit aktual të opozitës.
Edhe pse mazhoranca shfaq dobësi të shumta, siç janë problemet me korrupsionin dhe përballja me drejtësinë, opozita nuk arrin dot ta shfrytëzojë momentin politik. Sula thotë se numrat e Partisë Socialiste nuk rrëzohen me retorikë, por as me marrëveshje të heshtura. Për Sulën, ideja se ekziston një pakt Rama–Berisha nuk është më thjesht dyshim opozitar, por një realitet që e paralizon betejën politike dhe e mban qeverinë larg greminës ku, në kushte normale, opozita do të duhej ta kishte shtyrë prej kohësh.
Në këtë panoramë të zymtë, Sula thotë se ideja e një qeverie teknike mbetet një ëndërr e pamundur. Një slogan për të justifikuar paaftësinë për të ndërtuar rrugën reale të fitores, rrugë që, sipas Sulës, Berisha e ka refuzuar me vetëdije. Sepse për të, Partia Demokratike nuk është instrument politik, por pronë personale. I mungon vetëm certifikata në kadastër.
Kjo logjikë pronësie shpjegon edhe zaptimin e strukturave dhe luftën e ashpër kundër çdo lëvizjeje që synon ta sfidojë këtë status quo. Lëvizja Salianji shihet si shpresa e fundit në një parti të zhytur në depresion, por edhe si mision i pamundur për t’ia marrë PD-në Berishës pa një ndërhyrje më të madhe se vullneti i disa individëve.
Përjashtimi i Ervin Salianjit, për Sulën, është kulmi i absurditetit politik. “Ka bërë burg për PD-në”, thotë ai, duke ngritur një pyetje që tingëllon më shumë si aktakuzë morale: çfarë mbetet tani, “ta vrasim”? Një parti që përjashton ata që kanë paguar koston më të lartë për të, është një parti që ka humbur busullën dhe sensin e drejtësisë së brendshme.
Sula e sheh si shpresë rininë që i bashkohet Salianjit, përballë një lidershipi të ngrirë në kohë, ku vendimmarrja, sipas tij, “dominohet nga moshatarët e babait tim”. Një kontrast brezash që thellon krizën dhe e bën edhe më të vështirë ringritjen.
E vetmja dritë në fund të tunelit, sipas tij, mbetet drejtësia. Vetëm ajo mund ta pastrojë opozitën nga pengmarrja, ta çlirojë nga pronarët dhe t’i japë asaj një shans të dytë për të qenë alternativë. Deri atëherë, Partia Demokratike mbetet një shtëpi e madhe, por e zbrazët, e braktisur nga votuesit, e braktisur nga ndërkombëtarët dhe e mbyllur nga brenda.
po mire more dash ,tani e kuptove qe saliu e ka privatizu partine ?kur militoje ne te nuk e dije ? po pse nuk na i tregove me perpara qe te qartesoheshim dhe ne te paditurit ?megjithate faleminderit dash se na tregove nje gje qe e dinim dhe fale saj mesuam nje gje qe se dinim ,mesuam se dashi eshte as me shume e as me pak nje kec i tredhur perzene me shqelma nga tufa .
O Dash Sula po ku ishe ti dje ? Po pse tani ti ke fillu me lef papushim apo qē Saliu tē la jasht parlamentit e ti tani s'mbahesh vetēm hum hum hum.
Tarras Lala...ti e pyet se ku ku ishte Dashi deri dje.Dje ishte mbi fik dhe hante fiq,sot u rrëzua nga fiku dhe filloi të ligjërojë.Këshu bëjnë të gjithë ,ligjërojnë pasi bien nga fiku.
Ore ti Astrit e ti Tarras Lala ! Dashi flet kështu sepse Saliu i dha Dashit letrat e Partisë për ta regjistruar në ZVRPP Tiranë ne vitin 2011-te, kur regjistrues i Tiranës ishte Fetahu, por Dashit i humbën letrat rrugës dhe tani bën sikur nuk di gjë.
Qysh kur keshtu PD or Dasho...qe kur nuk te vuri ty ne liste te mbyllur per deputet?
KY personazhi , grotesk ne te gjitha kuptimet, sikur , here pas here , na thote , ja , kjo eshte klasa politike qe zevendesoi Lenkacukot dhe palimisket , kjo eshte klasa politike qe Po e katandis Shqiperine ne domenin e maskarenjve dhe budallenjve .
Dash, sic e shikon njerezit nuk te besojne prandaj duhet me e pakta te dalesh publikisht ta deklaroje se ke bere gabim qe ke ndjekur nje kriminel komunist dhe te punosh qe PD te mos ngelet prone private e non grates sic e klasifikon ti. Nqs se ajo nuk arrihet perderisa ti ke ndjekes be Elbasan te organizoheni ti dhe te tjere te merrni te gjithe pasuesit e PD dhe te krijoni nje parti te re e ti lini non grates vetem celsat dhe vulen e PD. Salianji e filloi pu ku jeni ju te tjeret?
Nuk mundet të thuash diçka që deri dje e mbroje me devotshmëri besoji që këtu biem dakort që nuk jemi dakort Prandaj zoti Sula atje ku ke ngrën bukën mos e përmbys kupën Suksese në jet
Tani e kuptuat? ...vetem Argjita ka te drejte ta zevendesoje komunistin...kur te ngordhe...
Je shumë i vonuar, Dash Sula! -Më mirë vonë, se kurrë! - thotë një shprehje e popullit tonë. Mirë, po nuk ka asnjë vlerë! Të tjerët u lodhën, duke denoncuar poshtërsitë e antishqiptarit sali, ju i bënit fresk, i vinit rrotull, si të ishte një "ëngjëll" i zbritur nga qelli! Saliu (iu harroftë emri!) hëngri si, sa, kur deshi dhe çfarë deshi me Enverin dhe në fund e nxori nga valli, e shau dhe s'la gjë pa i thënë...Kështu do t'u shajë edhe juve!
Sigurisht kerkon vemendje ky shimpazeja katundar, se ka mbetur pa pune dhe keshtu duke share dhe shitur partine meme, shpreson te kape ndonje detyre nga pushteti shoku i Ina Rames. Turp qe jemi katandisur ne kete gjendje qe te shpresojme nga tipa si Dashi te hyjme ne Eu. Shitu andej kendej o Dash, nuk te beson askush, pervecse lepiresit si puna jote. Si mund te kaloje nje njeri me bindje shume te djathta, majtas, pervecse te kete interesa te errera.
Gjerat Jane shume te thella djema
kjo parti dop te quhet partia e sali berishes ose PSL