Tabaku: Diaspora nuk ka nevojë për spektakël, por për një Shqipëri ku ia vlen të investosh

8 Maj 2026, 08:20Politika TEMA
Tabaku: Diaspora nuk ka nevojë për spektakël, por për

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, reagoi në Kuvend gjatë diskutimeve për ndryshimet në ligjin për shtetësinë, duke akuzuar qeverinë se po e përdor diasporën shqiptare për spektakël politik, ndërsa nuk ofron asnjë politikë reale për mbështetjen e saj.

Në fjalën e saj, Tabaku u shpreh se Samiti i Diasporës është kthyer në një aktivitet propagandistik pa përmbajtje konkrete dhe pa rezultate për shqiptarët jashtë vendit.

Sipas saj, diaspora shqiptare ka nevojë për politika reale mbështetëse, duke nisur nga tekstet e gjuhës shqipe, paketat fiskale, lehtësitë për investime dhe politikat për rikthimin e trurit.

“Diaspora shqiptare ka nevojë të jetë e mirëpritur në Shqipëri, jo të përdoret për evente pa asnjë efekt real,” deklaroi Tabaku.

Deputetja e PD ngriti shqetësimin edhe për mënyrën se si qeveria trajton shqiptarët jashtë kufijve, duke theksuar se shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë së Veriut apo Luginës së Preshevës nuk mund të konsiderohen diasporë.

“Ata janë shqiptarë autoktonë në vendet e tyre dhe Shqipëria ka detyrimin t’u garantojë mbështetje dhe të drejta, jo t’i përdorë për propagandë,” u shpreh ajo.

Tabaku theksoi se remitancat e emigrantëve vazhdojnë të mbajnë ekonominë shqiptare, ndërsa qeveria ka dështuar ta bëjë Shqipërinë tërheqëse për investimet e diasporës dhe investimet produktive.

Ajo solli në vëmendje edhe raportin e fundit të Altax, sipas të cilit kostoja e korrupsionit në Shqipëri arrin në 1.3 miliardë euro.

Sipas Tabakut, kjo kosto përkthehet drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve, varfërimin e familjeve shqiptare dhe dobësimin e ekonomisë reale.

Deputetja e PD deklaroi se gjatë viteve 2015–2024 çmimet në Shqipëri janë rritur me 51%, ndërsa të ardhurat reale të qytetarëve janë rritur minimalisht.

“Ne kemi çmime europiane dhe paga afrikane,” deklaroi Tabaku nga foltorja e Kuvendit.

Në fjalën e saj ajo kritikoi politikat fiskale të qeverisë, taksat e larta, mungesën e konkurrencës dhe favorizimin e monopoleve, ndërsa kërkoi politika konkrete për mbështetjen e prodhimit vendas, biznesit shqiptar dhe industrisë përpunuese.

Sipas Tabakut, Shqipëria po humbet aftësinë prodhuese, ndërsa bujqësia dhe industria prodhuese janë në krizë prej vitesh.

Në përfundim, deputetja e PD u shpreh se mbështetja e diasporës, prodhimit vendas dhe sipërmarrjes shqiptare është mënyra e vetme për të ndalur varfërimin dhe zbrazjen e vendit.

3 Komente

  1. B
    Balona

    Spektakle nen ti me vallen e Tropojes ...me kengen e Bufit.'

    Përgjigjjuni
    1. t
      teqeja-bllok surrelase

      Islamistet kosovar, vazhdojne ta pushtojne Shqiperine, me ndihmen e turkoshakve vendas dhe rajat e llojit rami, qe shet dhe famijen, per nje karrige, duke e rikthyer kete vend ne nje vilajet te madh aziatik.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sotiraqi

        Qysh kur Tabakja mësoi me kërcy vallen e Salës , nuk ka ngelë asnjë herë pa e mbështet dhe i dalë në krah . Ndonëse nuk e futi në listën e sigurt të deputeteve dhe deshi ta eliminonte nga grupi dhe megjithëse fitoi me forcat e veta , ajo përsëri nuk heq dorë nga mbështetja që i bën plakut non grata .Tabakja ka mend më shumë se Albana , Nuli , apo ata deputetët që i mbajnë oturakun plakut Sali , por nuk është e sigurt për të ardhmen e saj . Kujton se Sala do të jetë gjithë jetën pronarii saj dhe i PD-së . Me deshirën të madhe , Tabakja e barazon veten me gardianët injorantë të plakut të cfilitur nga mosha dhe poshtërsitë qëi ka bërë këtij populli të bezdisur e të lodhur nga kjo politikë .

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje