
Kreu i grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla u shprehe se raundi i dytë për votimin e Presidentit të tjetër më 23 maj ora 18:00.
“Raundi i dytë të zhvillohet ditën e hënë datë 23 maj orën 18:00. Besoj që ky është propozim që biem të gjithë dakord.” tha Taulant Balla.
Kushtetuta parashikon që Kuvendi të shkojë në një raund të dytë për të zgjedhur Presidentin e Republikës, e cila përkon me datën limit 24 maj. Nisur nga kjo, është organizuar sot në selinë e Kuvendit Konferanca e Kryetarëve për përcaktimin e datës kur do të tentohet për herë të dytë zgjedhja e Presidentit.
As opozita dhe as maxhoranca nuk kanë dalë me një emër deri më tani, ndërkohë që kryeministri Edi Rama paralajmëroi një ditë më parë se do të prisnin opozitën deri në raundin e tretë për një marrëveshje, nëse kjo nuk ndodhte sipas tij, atëherë maxhoranca do ta zgjidhte vetë Presidentin në raundin e katërt apo të pestë.
Zgjedhja Presidentit duhet të kish përfunduar dje., ç'do ditë që kalon i jep të drejtë Ilirit për çorbën PS. Sot ka probleme më të mprehta parlamenti se zgjedhja symbolike e kreut të shtetit. Vota legjislative e 2021 preu direct fituesin PS, ndaj shtirjet vështirësive t'ja lëmë ndonjë shteti tjetër kësaj here.