"Ti s'ke rregulluar dot veten tënde, jeton me qira dhe s'ke as makinë, si do rregullosh Shqipërinë?" - Arlind Qori replikon me gazetaren: Kam për të ngrënë e për të pirë kafe

2 Prill 2025, 18:10Politika TEMA
"Ti s'ke rregulluar dot veten tënde, jeton me qira dhe s'ke

Në një intervistë për RTSH, kreu i Lëvizjes BASHKË, Arlind Qori, iu përgjigj "kritikave" për mungesën e pasurisë personale dhe stilin modest të jetesës. Qori thekson se jeta e tij përfaqëson pikërisht atë që ai predikon në përditshmëri.

“Me sa ju kam ndjekur ju jetoni në shtëpi me qira, lëvizni me autobus, thatë edhe vetë që jeni afër jetës së shumicës së njerëzve të këtij vendi. Ka nga ata që thonë që ky nuk ka rregulluar punët e veta, si do të rregullojë punët e këtij vendi?” ishte pyetja e gazetares së RTSH.

“Mendoj që punët e mia i kam rregulluar, në kuptimin që kam një strehë mbi kokë, kam ushqim të mjaftueshëm, kam një familje të shëndetshme, kam lekë për të blerë ca libra e për të pirë një kafe sa herë më duhet,” tha Qori, duke shtuar se për të, një jetë e mirë nuk është e lidhur me pasurinë materiale.

“Unë nuk mendoj që një jetë e realizuar është një jetë e pasur materialisht, një jetë luksoze. Është një jetë sigurisht që bashkë me të tjerët, ti ndjen solidaritetin e njerëzve si ti. Ku ti ke disa ideale, ku ti përmbushesh nga arti, kultura letërsia, filozofia e gjithçka tjetër,” u shpreh ai.

Në këtë frymë, Qori tha se përmes jetës së përditshme dhe angazhimit politik, ai dhe aktivistët e Lëvizjes BASHKË përpiqen të japin shembullin se janë qytetarë të zakonshëm, të ngjashëm me pjesën dërrmuese të popullsisë.

“Unë jam në politikë për të realizuar disa ideale dhe aspirata që janë në përputhje me të drejtat dhe interesat e një shoqërie të tërë. Në këtë sens, jo vetëm unë, por të tërë aktivistët e Lëvizjes Bashkë, jo vetëm nëpërmjet ideve, jo vetëm nëpërmjet aksionit, por edhe nëpërmjet shembullit të jetës së përditshme u japim qytetarëve të kuptojnë se ne nuk jemi të jashtëzakonshëm, nuk vijmë nga planeti Mars, jemi si ju, jemi thjesht ata që një çik më herët kanë fituar besimin që diçka mund të ndryshojë”, tha ai.

Në të njëjtën intervistë, Qori theksoi edhe prioritetin politik të forcës që përfaqëson: të drejtat e punëtorëve. Ai kritikoi mungesën e zbatimit të Kodit të Punës dhe braktisjen e shtresave punëtore nga shteti shqiptar.

“Ne jemi e vetmja parti që shtrojmë për zgjidhje çështjen e të drejtave në punë. Punëtorët janë me qindra mijëra në Shqipëri, flas punëtorët që punojnë për një tjetër, punëtorët e sektorëve kryesore të ekonomisë shqiptare dhe janë totalisht të braktisur nga shteti,” deklaroi Qori.

Ai shtoi se “Ligji më pak i zbatuar sot në Shqipëri është Kodi i Punës. Në përgjithësi ligjet çalojnë në Shqipëri, por siç çalon Kodi i Punës nuk ka ligj tjetër që të çalojë dhe Lëvizja Bashkë është e përkushtuar që ligji i punës të respektohet, por edhe të mbrohen të drejtat, siguria e punës dhe e jetës së punëtorëve, por edhe të përmirësohet.”

Në përfundim, Qori theksoi mungesën e vlerësimit për punën në Shqipëri, duke vënë në dukje se: “Ne kemi shumë nevojë të respektojmë njerëzit e punës, se Shq nuk vuan nga mungesa e kapitaleve, nuk vuan nga mungesa e parasë, por vuan nga mungesa e fuqisë punëtore.”

29 Komente

  1. N
    Na ruajt zoti

    komunist i 8 nentorit

    Përgjigjjuni
    1. I
      I kane pare te gjitha serite keta aspirante

      Po pse Rama cfare ishte kur e mori Fatos Nano nga basifondet e Parisit?Barbon ishte qe hante makarona ne kampet e Frances as makine kishte, nuk kishte dhe sot ende nuk ka patente. Por llogaria sot?

      Përgjigjjuni
    2. A
      Albanistani vendi me i vjedhur ne bote

      Jo ore ti duhet te kesh makina 200 mije euroshe si Sali kari e Rama po edhe Mul debili nuk ngelet me mbrapa. Like floririn e perjashtoj nga kjo liste se nuk i hyn ne pune makina 200 mije euroshe ne burg

      Përgjigjjuni
      1. E
        Edlira

        Po te jesh i ndershem ne Shqiperi dhe ta nxjerresh buken e gojes me djerse dhe te jetosh me qera, te quajne te pazot...keto jane kriteret e debilave dhe gazetareve si kategoria e kesaj zonje, qe pyetjen e menduar vete si gazetare ja vesh te tjereve duke perdorur shprehjen "njerezit thone... " . "Zotesia" ne kete vend matet me milionat e fituara nga korrupsioni, droga,vjedhjet.... prandaj i meritoni Berishat, Ramat, Metat qe votoni dhe i sillni ne pushtet prej dekadash!!! Popull-dele qe nuk ben kurre hajer eshte populli yne shqiptar.

        Përgjigjjuni
      2. A
        Andreas

        C'lidhje ka pasja ose mospasja me aftesine per tu bere udheheqes i Shqiperise moj gazetare karakurve?!!!

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kolegu i SPAK -ut

          Mentaliteti shqiptar me thuaj sa lek ke sa respekt të jap 2 metra nën tokë do marrim si ai që ka si ai që ska

          Përgjigjjuni
          1. B
            Boti

            Gazetarja kerkon e thote te verteten e vetem te verteten . I shkon hallit drejt e ne thelb..

            Përgjigjjuni
            1. L
              Lidi

              Ca pyetje kjo gazetare qe te isha une e kisha pushuar ne vend nga puna.Ca te keqe ka te jetosh me qera.Po jeni mesuar me Arben Ahmetajn e hajdutet e tjere qe ju kane vjedhur dhe breket

              Përgjigjjuni
              1. A
                Asd

                Sipas meje eshte pyetje-pergjigje e planifikuar nga Arlindi. Une do ti jepja voten nje partie te vogel qe te behej me e madhe.

                Përgjigjjuni
              2. M
                Mondi

                Kete do te votoj une. Arlindin sepse eshte i ndershem

                Përgjigjjuni
                1. J
                  Jorgo

                  edh une mhjse eshte Rr K

                  Përgjigjjuni
                2. p
                  populli

                  Respekt Arlind, rroga prej pedagogu te ndershem kaq te siguron. Kenaqwsia nuk eshte vetem paraja, por edhe kauza per te cilen lufton. Urime dhe suksese ne keto zgjedhje.

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Taulant 2

                    Qori nuk na ben se nuk di te vjedh .Kalo nga Rama meso re derr pastaj bej politike

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Maks

                      Ti je nji djal i mir dhe meriton respekt Por sot si ty nuk i pelqen shoqeris se sotme Qe te pelqej kjo shoqeri qe jetojm ti duhet te merresh me drog e prostitucion Pastaj te japesh nji dor para nga ato qe ke fituar kryetarve te partive Dhe menjihete hyne ne politik Pastaj hyne parja e madhe Prandaj nuk te duan arlind Ti meriton voten time

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Asd

                        Dakort me ty!

                        Përgjigjjuni
                      2. I
                        Idiotet rrezik per njerezimin

                        Fatos Nano, qe kishte vile dhe makine qe ne vitet 80-te, e beri Shqiperine kopesht ne lule ne fakt. Po ik moj zhabë, se nuk u bere ti te gjykosh njerez me kulturen, inteligjencen, oratorine, guximin dhe seriozitetin e Arlindit.

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Alfred

                          Ku e paskan gjetur kete bibe-gazetare?! Cfare kupton kjo bibe me "rregullim" te puneve?! Zedhenese e opinionit publik eshte kjo aguridhe, apo zedhenese e mafias? E di kjo kukudhja se cilesia e jeteses ne Shqiperi eshte me e uleta, ne Europe po se po, por edhe nga me te uletat ne bote?! Cilesia e ajrit, e ujit, e ushqimeve, e ilaceve, e rrugeve, transportit publik, cilesia e sherbimeve ndaj qytetarit ne zyrat e shtetit, ne gjykata..etj?! A ngushellon paraja, nese jeton perdite ne kete ambient qe prodhon stres pa kufi?!...

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            T

                            Arlind je.njesh.

                            Përgjigjjuni
                            1. D
                              Diana

                              Arlind te falenderojme per ndershmerine dhe pozicionin qe mban ndaj ketyre gazetareve pa pike formimi qe pyetje provokative nxit korrupsionin.Suksese ne zgjedhje.

                              Përgjigjjuni
                              1. B
                                Brezi i djegur

                                Pasuria me e madhe eshte gjumi i rehatshem.. Arlindi sic duket e ka kuptuar.. Deri tani po prezantohet me dinjitet dhe jashte rreshtave te shoqerise se kalbur shqiptare... Te shohim me tej se nga e thena ne te bere eshte nje mal i tere.. Urime te sinqerta Arlind..

                                Përgjigjjuni
                                1. N
                                  Nata

                                  Po te ishte gjumi pasuria me e madhe, atehere Luli do ishte me i pasuri ne bote! Por ai gjumi e la Lulin çyryk qe tani ben karagjozin se keshtu mendon se do fitoje te pakten nje mandat!

                                  Përgjigjjuni
                                2. A
                                  Ana

                                  Une do te votoj Arlindin! E Kam votuar edhe per K.B. Arlindi eshte me seriozi nga partite e reja. Duhet t'i japin nje shans njeresve si Arlindi!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. L
                                    Lasgushi

                                    Pjesa më e madhe e shqiptarëve,dashuron,duartroket e voton,jargavitet,për Saliun Edin Nanon,Vokshin Shehun,Majkon...e co.Dhe Arlindit e "Lëvizjes Bashkë"i thotë që ti je i keq,se je i ndershë dhe ske makinë.Ky është kulmi.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. a
                                      aleks

                                      gazetare kazani , qe kushedi si e kane futur aty

                                      Përgjigjjuni
                                      1. H
                                        Humoristi

                                        Ne kapitalizem nuk drejton as klasa punetore e as fshatarisija!?

                                        Përgjigjjuni
                                        1. M
                                          Miraka

                                          Ne jetojmë në kapitalizëm dhe nuk është turp të jesh i pasur. Na ka ngelur nga e kaluara shprehja që je i ndershëm nqs nuk ke para. Përse duhet të jesh patjetër i varfër që të quhesh i ndrrshëm? Sot këtu dhe kudo në. Botë ka njerëz të pasur që janë të ndershëm. Prandaj ne gëzohemi për njerëzit që hyjnë në burg se ku i gjeti parat e u bë të pasur dhe harrojmë që të pyesim si i kanë bër parat këta njerëz? Nqs ke pasuri të bër pa shkelur ligjet kjo është e mirë, dhe sa më shumë njerëz të pasur të ketë në vendin tonë aq më mirë do të jetë.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. D
                                            Duka

                                            Nje shkrim shume realist Miraka.Mund te jesh shume i paasur dhe te jesh shume i ndershem..Pasuria nuka lidhje me ndershmerin,se pari ajo ka te beje me mundesit qe te jepenn,aftesit te cilat jane kryesore ,ato jane determinuese ,puna e pa loodheshme dhe formimi i karakterit ,prejardhja geni e shume te tjera.Por ka nje te vertet qe pre e masjeve qe vijn nga mungesa e pasuris ne raport me te tjeret e zvoglojn pamjen pozitive dhe realitetin tte njerzit me pozit qe u jepet mundesia per te drejtuar dhe keta degjenerohen dhe kthehen ne njerez per te mos thene shume negativ por harrojn shume shpejt te kaluaren dhe degjenerohen.Shikojeni cfare paknaqesie krijohet te ish deputetet qe largohen .nga listat,,dhe mendimi i tyre eshte se humben gjithecka,packa se pjesa shume nga ta dje ishin si AQ dhe sot po shqetesohen se humben gjithcka.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. B
                                              Bummm.bumbum

                                              Duhet ta kishit nxjerr emrin ksaj gazekares se na duhet për deputete e ripjelljes.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. V
                                                Vigjilenca

                                                Arlind Qorri është me kuptimin e plotë të fjalës një intelektual. Njërëz të tillë i kanë munguar Shqipërisë dhe është shoqëria shqiptare që duhet t'i vlerësojë, se ato janë një thesar në mjedisin e ndotur të politikës shqiptare. Janë pikërisht këto intelektualë të ndershëm që duan Shqipërinë dhe luftojnë me përkushtim për përparimin e saj. Pse sa i pasur ishte Qemal Ataturku që ja ndryshoi faqen Turqisë, e çoi drejt përparimit dhe turqit e quajnë Baba të kombit. Me njërëz të tillë kombi shqiptar shkon drejt përparimit.

                                                Përgjigjjuni

                                                Lini një Përgjigje