“Tjetër lajm i mirë, Shqipëria nuk ndalet”/ Rama: Të martën hapim 4 kapituj të tjerë, gur kilometrik në rrugën drejt BE

13 Shtator 2025, 09:14Politika TEMA
“Tjetër lajm i mirë, Shqipëria nuk ndalet”/ Rama:

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se të martën, më 16 shtator, Shqipëria do të hapë 4 kapituj të rinj negociues me Bashkimin Evropian, duke e cilësuar këtë si një tjetër hap historik në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Sipas Ramës, hapja e kapitujve do të bëhet në një takim të nivelit të lartë në prani të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së, nën presidencën daneze të unionit.

“Tjetër lajm i mirë – Shqipëria nuk ndalet. Të martën hapim edhe 4 kapituj të tjerë, të cilët u shtohen 24 kapitujve që kemi hapur në vetëm 11 muaj – një rekord absolut për shpejtësinë e një procesi negociatash”, deklaroi Rama në një postim në rrjete sociale.

Kapitujt që do të hapen lidhen me Agjendën e Gjelbër dhe Ndërlidhjen e Qëndrueshme, duke përfshirë fusha strategjike si Transporti, Energjia, Rrjetet Transeuropiane dhe Mjedisi – prioritete kyçe për përputhjen me standardet e BE-së dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Kryeministri theksoi se ky është një gur kilometrik tjetër në rrugën drejt objektivit strategjik “Shqipëria 2030 në BE”, duke shprehur bindjen se ritmi aktual i reformave dhe negociatave është një dëshmi e qartë e përkushtimit të vendit për anëtarësim të plotë.

TJETËR LAJM I MIRË – Shqiperia nuk ndalet
Te marten, date 16 shtator, Presidenca Daneze e BE-se na fton që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të gjitha vendeve anëtare, të hapim edhe 4 kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim, të cilët u shtohen 24 kapitujve që kemi hapur në vetëm 11 muaj – një rekord absolut për shpejtësinë e një procesi negociatash.
Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qendrueshme, mbi fusha te rendësisë jetike, si Transporti, Energjia, Rrjetet Transeuropiane dhe Mjedisi, janë tanimë në tryezë. U vendos edhe tjetër gur kilometrik në rrugën drejt majës së Shqipërisë 2030 në BE

5 Komente

  1. B
    Beni

    Super mashtrus Sulltani I Surrelit,bravo I qofte kur ka budallij qe e besojne akoma.Po ja kalon dhe Saliut

    Përgjigjjuni
    1. P
      Për Vrimbythën e integrimit

      Provincialist i mjerë , me trurin peng të sekserëve që e prostituojnë si trofeun më të arrirë. Do t'a kuptojë kur të zgjohet si Haxhi Qamili para litarit, që mori peng dhe desh e futi në varr Shqipërinë për llogari të një perandorie të ngordhur dhe të rënë nga fiku. Fatkeqësisht, si gjithmonë që nuk mësuam asgjë nga historia jonë me qindra mijëra të masakruar, po zgjohemi në një udhëkryq të rrezikshëm të historisë së planetit, pa aleatë të vërtetë, pa ushtri, pa rini, të rrënuar në mizerje, të paaftë të prodhojmë edhe bukën në vend, të rrethuar nga armiqtë tanë shekullorë të armatosur gjer në dhëmbë, gati për masakrën përfundimtare ndaj shqiptarëve. Dhe të udhëhequr në opozitë dhe qeveri nga llumi më i madh i mizerjes shtetformuese dhe shtetbërëse të historisë politike shqiptare.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tina

        Transporti le shume per te deshiruar. Ne Vlore nuk ka nje stacion autobusash per gjithe Shqiperine,sic ka qene ne kohen e xhaxhit. Per ne Kala ,qe frekuentohet shume ka 3 here ne dite. Nuk e kuptoj c do flitet per transportin te marten!?

        Përgjigjjuni
        1. D
          Detari

          Digital arabe bot lol fatale cfare rrace m jane skiptaret cdo dite me keq…

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kris

            Sa kapituj ka mbyllur

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje