'Toka e askujt' dhe injoranca opozitare me keqpërkthimin e deklaratës së Ramës

5 Tetor 2023, 14:14Politika TEMA

'Toka e askujt' dhe injoranca opozitare me keqpërkthimin e

Një intervistë e Kryeministrit Rama në “Financial Times” u soll në foltoren e Kuvendit nga kundërshtarët e tij politikë, për ta akuzuar mbi qëndrime antishqiptare. Lidhur me deklaratën e Ramës në FT, së cilës i referohet opozita, ka dy momente që duhen sqaruar.


Së pari, Rama nuk tha se Kosova është toka e askujt. Përkundrazi, vetë gazetari i Financial Times, njoftoi në rrjetet sociale se kishte patur një lapsus nga ana e redaksisë. Sipas gazetarit, Rama nuk shprehej që “Kosova është toka e askujt”, por ishte duke folur për problematikën e ditëve të fundit në veri të Kosovës. Ndërkohë që Financial Times redaktoi shkrimin, opozita në Tiranë vijoi të akuzojë Ramën për qëndrime skandaloze, duke shtuar se “veriu i Kosovës po trajtohej si tokë pa zot”.

Në fakt, diskutimi që bën opozita shfaq një dozë të madhe injorance dhe padijeje me përkthimin që i bëjnë në shqip, një deklarate të dhënë në gjuhën angleze nga Kryeministri Rama. Termi “no man’s land”, i përdorur nga Rama, që në shqip përkthehet zakonisht si “toka e askujt”, gjen dy përdorime në gjuhën angleze:

1. Kur i referohemi një sipërfaqeje territoriale që nuk është nën kontrollin e askujt nga palët.

2. Kur i referohemi një situate e cila duket e paqartë dhe problematike për shkak se nuk gjendet zgjidhja mes kontraditave të dy palëve / kategorive.

Pra gramatika e gjuhës angleze tregon qartë kuptimet në të cilat mund të përdot “no man’s land”, përfshirë edhe kuptimin figurativ të termit. Në këtë kontekst, Rama i është referuar situatës së veriut të Kosovës, si gjendje, si problematikë, ku siç thotë ai, “krimi kombinohet me nacionalizmin” dhe jo si tokë pa zot./ Lexo.al

3 Komente

  1. K
    Klodi

    Ju befte dita 100 o Tema, se ishim ne ankth te madh ne lidhje me perkufizimin e "no-man's land". Bravo te gjithe gazetareve te redaksise, duhet te ndihen krenar qe cdo dite tregojne profesionalizmin dhe pavaresine e tyre.

    Përgjigjjuni
    1. T
      TOMA

      O EDI RAMA POME DUKET NJE GJA SHUME E CUDITSHME PO E KUJE ASHTE KJO TOKE APOR E KOSOVES MOSU MSHEFE O BURRE ATHUA PE DRON VUKCEVIQIN, BURRAT SHQITAR AS PARAPLUMIT NUK JANE DORZUA POR KAN THAN CKA TE BEME MASHUM PERTY O SHQIPRI KUR JETEN PE NAPIM PER TY RRNOFTE SHQIPRIA RRNOFTE KOMBI EDHE PA NEVE FJALET E FUNIT TE TYRE, THOTE NI FJALE E URTE AJE QE MOHON TOKAT E KOMBIN SHQIPTARE AJE ASHTE TRADHTAR MOSU BAN KRYEMINISTER LARAMAN SE UJQIT E KE MBI KRYE TURKUN E SERBIN

      Përgjigjjuni
      1. R
        Real

        Ashtu sic thote Kadare per mbedhjen e Moskes qe pati diskutime per perkthimin e fjales se diktatorit dhe ishte ne puetje qe dy shtete po prisheshin nga shkaku i nje perkthimi te gabuar. Po ashtu edhe Skenderbeu ka mundesi te keqekuptohet nga populli dhe dalin me vrap hajnat e ripjelljes dhe sqarojne se ne jemi per gojore te pushtetit. Nuk ka nevoje te sqarohet asgje se hajni e ka te perseritur qendrimin ne sherbim te ministrit te Milloshevicit.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje