Tomor Alizoti si paradoks

7 Maj 2025, 20:09Politika TEMA
Tomor Alizoti si paradoks

Nga Edmond Arizaj

Flet gjithë mllef për gjysëmopingat, ndërkohë që lejon veten, krenar për origjinën për parardhësit dhe çfarë përfaqëson, të drejtohet pikërisht nga një gjysëmopingë, jo të maleve të jugut, por të veriut.

Përmend herë pas here dhe mirë bën viktimat e familjes së tij nga komunizmi, por harron a bën sikur harron se partia ku militon nuk bëri kurrë dekomunistifikimin dhe despiunizimin duke i sjellë vendit një dëm që s’mund ta llogarisë askush.

Përmend prona, pa bërë “mea culpa” në emër të të gjithë pronarëve që u çdinjitetëzuan nga ligji i partisë së tij 7501.

Përmend me mllef dhe vrer shtresën e përvuajtur të dikurshme të vendit, duke harruar se kjo politikë e ndjekur dikur nga partia e tij solli një ndarje absurde, të turpshme, të frikshme dhe vdekjeprurëse të vendit.

Fjalët e tij, me ngrënie për së gjalli, pavarësisht kontekstit të zgjedhjeve dhe frymëzimit para entuziazmit të turmave, nuk janë më shumë dhe as më ndryshe nga ato të komisarëve të dikurshëm që betoheshin se pas lufte do i shqyenin bejlerët dhe agallarët.

Tomor Alizoti, me heshtjen e tij, kundrejt premtimit kryesor rritjes së pensioneve dhe pagave të ulëta, a është pro një politike nga partia e tij e djathtë kundrejt “gjysëmopingave”, që votojnë dikë i cili në një realitet alternativ do shiste kokoshka, (ose misra) në Dhërmi?

Dhe paradoksi më i madh i Tomor Alizotit është se ai, megjithëse mund të mbahet si më i zgjuari dhe i përgatituri i listave të PD, nuk jep alternativa paqeje, mirëkuptimi, bashkëpunimi, progresi, por ndasish, urrejtjeje dhe përçmimi, duke furnizuar me oksigjen turmat injorante që vazhdojnë e ndajnë shqiptarët në partizanë e ballistë, përveç ndarjeve të tjera krahinore e “kombëtare”, po aq idiote dhe injorante.

6 Komente

  1. L
    Ladi

    Te lumte pena

    Përgjigjjuni
    1. L
      Ludoviku te ha trapin

      Ludoviku eshte me shkarje ledhi.... Qe Ludoviku ka qene bashkpuntor i sigurimit famekeq komunist dihet ....i rekrutuar ne moshe te vogel nga operativi zones.... Ludoviku aristokrat kanalesh qe ha njerez te gjalle sidomos ish komunist por i sherben nje komunisti , si ta kuptoje ? .....vetem Ludovik aristokrati e kuptone. O Ludo mbasi thyeve xhamat ne Tirane , Tani le filluar te hash njerez sidomos ata me gjysemopinge po ti Ludo nuk ke pasur opinga fare ke qene puntore kanalesh , nga na dole mo Ludo kaq i eger ....

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shpendi

        Ky Ludovik spiuni , eshte goditur ne trurin e vogel , qe kur hyri ne politike , nga komunisti Sali Berisha . I ka harruar gjithe persekutimet dhe pronat qe kane patur te paret e tij dhe po ben politike ne kundershtim me parimet e seres se tij , duke i bere hyzmet karrikes se deputetit te dhuruar nga shoku Sali non grata . Ky tallet me veten e vet dhe gjithe te persekutuarit .

        Përgjigjjuni
        1. L
          Luli i vocer me gjysme opinge

          Alizoti sa bukur i ke godite floket pale sa ore ke ndenjur ne pasqyre per me u duke si gargarel mor matuf

          Përgjigjjuni
          1. U
            Ushtari.

            O tomke o kar i cfryre meqene se qenke " bajga " e itredhektualeve perse kerkon vota ne popull " qe jane ghysem opinge".Ja po ta them une qe intelektualet shqipetae skuqen ne fytyre kur degjojne nga " goja - bytha" jote keto shprehje.Por ne Elbasan ke per ta ngrene deri ne xverk qe mos te kesh mundesi qe te levizesh as qafen.

            Përgjigjjuni
            1. r
              robi

              O Ludoviko o qukapiko o leshkarafel, u hunderr, po nuk te shkon gariplleku ty o qyryko por ti nuk vetem qyryk o hunderr por ti j je dhe nje qyrtkyk i vertete me ate pamjen monster amorfe , mashkull pa masckilitet. Thjesht je nje bretkose e kenetes se bufit qe kakaris si gjeli ne maje te plehut qe me 11 maj 2025 do marresh ate cfare mbolle ate dite kur bere garipin me ngrenje gjalle te kundershtereve tu politike.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje