U caktua drejtues politik për Diasporën, Balla: Detyrë e rëndësishme, për herë të parë shqiptarët jashtë kufijve do të mund të votojnë!

8 Shtator 2024, 17:02Politika TEMA
U caktua drejtues politik për Diasporën, Balla: Detyrë e

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, është zgjedhur drejtues politik i Diasporës.

Në një reagim në Facebook, Balla shprehet se për të është një detyrë e rëndësishme dhe se ndihet edhe më i motivuar sepse dhe sfida është më e vështira për zgjedhjet e pranverës.

Ministri shprehet se për herë të parë shqiptarët jashtë kufijve do të mund të votojnë nga vendi ku jetojnë dhe ku punojnë, ndërsa thekson se shqiptarët e diasporës diasporës janë kontributorët më të mëdhenj në ekonominë kombëtare prej 33 vitesh.

Postimi i Ballës:


Shumë i motivuar të ribashkohem me anëtarët e Asamblesë Kombëtare, të zgjedhur nga strukturat tona në diasporë. Një rifalenderim atyre mijëra bashkëatdhetarëve në Greqi dhe Itali, për takimet e mëdha në pranverë me Kryeministrin Rama.

Për herë të parë në pranverën e ardhshme shqiptarët jashtë kufijve do të mund të votojnë nga vendi ku jetojnë dhe ku punojnë, falë vulosjes së kësaj të drejte në Kodin zgjedhor të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë pak javë më parë.

Shqiptarët e diasporës janë kontributorët më të mëdhenj në ekonominë kombëtare prej 33 vitesh dhe më në fund ka ardhur dita ta ushtrojnë të drejtën e zgjedhjes së anëtarëve të Kuvendit dhe për udhëheqjen e Shqipërisë. Shqipëria është shtëpia juaj jo vetëm për të ndihmuar por edhe për të votuar dhe nëse nuk vijnë për të votuar këtu, në pranverë 2025 do ta dërgojnë votën me postë për të vendosur së bashku si një familje e madhe se kush dhe si duhet t’i drejtojë dhe t’i ndjekë punët e atdheut tonë të përbashkët.


Dy fjalë për këtë detyrë të re në familjen time politike, Partinë Socialiste. E kam nisur karrierën në PS si një anëtar i thjeshtë në shtator 1994 (fiks 30 vite më parë) dhe hap pas hapi kam marrë nga kjo parti dhe votuesit e saj aq shumë mbështetje, duke kulmuar në zgjedhjet e fundit, nder që dua vetëm t’ia kthej cdo ditë me gjithë forcat e mia. Siç e kam thënë dhe herë të tjera, nuk i kam dashur dhe nuk i dua kurrë ata që e harrojnë nga janë nisur dhe nuk shikojnë sa vite e sa punë ka akoma përpara. Sot mu besua një detyrë tjetër e rëndësishme si Drejtues Politik i partisë më të madhe të gjithë shqiptarëve, kudo ku jetojnë shqiptarët në mbarë botën. Ndihem edhe më i motivuar se çdo herë tjetër sepse dhe sfida është më e vështira për zgjedhjet e pranverës.

Mirënjohje pafund kryeqytetit të socialistëve, Qarkut Fier, për punët e mëdha dhe fitoret e bukura që realizuam sëbashku

8 Komente

  1. E
    Enti

    Po nuk kishin ndonje nga diaspora po vene kte kokqoshen e librazhdit! Tao legeni nga njerezit me te trashe, vetem besnik i te gjatit hajdut

    Përgjigjjuni
    1. a
      allah akbar

      Ju jane thartuar trute, bashke me kryevezirin, per ate formim, qe ke mor balla, si haxhiqamilas i librazhdit dhe me vone si pionier i enverit, ti vlen vec per ndonje diaspore arabo turke. Por meqe musllumet e asaj zone dhe vet sulmojne Perendimin, puna me e mire per ty, eshte te rrish mberthyer mbas ndonje teqe, sic eshte ajo e kryeministrise, se me teqen e perbrendeshme nuk qullose gje, as birazeri turko-arab qe i shtrive doren nuk ju ndihmoi.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kalec Dega

        Ky eshte me i miri qe ka Rama.Tash diaspora do ta votoj Ramen e regjimin e tij…..

        Përgjigjjuni
        1. T
          Taulant vepro shpejt ose harojeni voten tone

          Z.Balla, diasporen e ke te humbur thuaj Rames, oer nje gabim te vogel te PS. Fjala eshte per RTSh-ne. Ose mbylleni dhe kurseni parate publike, ose mundesoni ta shohin emegracioni. Ne shqiperi pak e shohin RTSh, sepse televizionet private e sabotojne ate. Te pakten na e lini ne ta shohim, ndryshe mbylleni krejt. Menaxhmenti i ndyre i RTSh me qellim e mban jofunksional aplikacionin e RTSh ne Appstore.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Martin

            Me punen qe bere ne MPB je i mirepritur ne Diaspore.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Andi

              Boboooo rob mè tè trashe se ky,nuk e di cfare ka qullosur ky njeri nè jeten e tij perveç lèpirjes

              Përgjigjjuni
              1. S
                Suksese z. Balla njeshe je ..

                z.Balla vetem sukesese se jua ke care ballin ketyre plehrave komunist kriminele spiune qe varferuan nje popull te tere....tani me shpresen e pasardhesit tuaj qe ka nje Eksperience nga Akademite Gjer,ane ... cajuani ballin atyre krimineleve qe u mershin me grate e te tjereve qe ishin mesuar vetem duke hofenduar ...ate pleheren lereni aty ku eshte ne katin e tete te thahet si muti ne diell...

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Suksese z. Balla njeshe je ..

                  z.Balla vetem sukesese se jua ke care ballin ketyre plehrave komunist kriminele spiune qe varferuan nje popull te tere....tani me shpresen e pasardhesit tuaj qe ka nje Eksperience nga Akademite Gjer,ane ... cajuani ballin atyre krimineleve qe u mershin me grate e te tjereve qe ishin mesuar vetem duke hofenduar ...ate pleheren lereni aty ku eshte ne katin e tete te thahet si muti ne diell...

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje