U kap me kokainë, kandidati i Lapajt: Do e pija vetë, nuk ndihesha mirë në këto ditë fushate

8 Maj 2025, 14:10Politika TEMA
U kap me kokainë, kandidati i Lapajt: Do e pija vetë, nuk ndihesha

Kandidati për deputet i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Ergys Isufi i cili u arrestua ditën e djeshme pasi u kap me një sasi kokaine, është shprehur përpara autoriteteve se e kishte për konsum personal pasi gjatë kësaj fushate nuk ndihej mirë.

Ndër të tjera ai ka pranuar se ka konsumuar dhe më parë lëndë narkotike.

“E kisha për konsum personal. Do e pija pasi nuk ndihesha mirë këto ditë fushate. Kam konsumuar dhe më parë”, është shprehur Isufi.

Uniformat blu e ndaluan ditën e djeshme teksa Isufi po udhëtonte me automjetin e tij drejt Borshit ku dhe do të mbahej tubimi elektoral i “Nisma Shqipëria Bëhet”. Në momentin që kandidati është ndaluar nga forcat e policisë, ka tentuar të largohet, por është neutralizuar nga blutë e shtetit.

Sakaq lirimi i tij është bërë mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00, ndërsa ditën e djeshme u raportua se policia ka ushtruar gjithashtu dhe kontrolle në banesën e tij në Sarandë me qëllim gjetjen e sendeve të paligjshme.

8 Komente

  1. P
    Pa emer

    njerezit kur nuk ndihen mire pergjithesisht pine ndonje paracetamol, o ndonje qetesues per sulmet e panikut po ne Shqiperi i fusin kokaine. Mireqenia qr. Bravo

    Përgjigjjuni
    1. t
      tony del monaco

      hahahahahahah

      Përgjigjjuni
    2. S
      Shqiperia Behet Mirdite

      Mortja Vicidolit dhe Piktori frikacak konsumojn kokaine me vite dhe njeri thot haptas ate qe tjert bene me vite

      Përgjigjjuni
      1. P
        Populli i thjeshte

        E zune pa e "tha haptas". Sidoqofte e keqja ne Shqiperi eshte bere mullar, dhe kjo gje nuk ben shume pershtypje.

        Përgjigjjuni
      2. A
        Albi

        Nisma Shqiperia Behet Dru!

        Përgjigjjuni
        1. T
          Ta besojme hajdar Trafikanti

          je frymezim per gjith kriminelet .

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vendi ku droga sherben si medicin

            Shyqyr, qe nuk ka pire helm, sic eshte shkaterruar bota shpirterore shqiptare, nga ata qe vazhdojne ta sundojne kete vend.Vetem te verbrit nuk mund ta shikojne fytyren e rames, qe duket katerciperisht, si nje konsumues i rregullt i droges. Prandaj mos merrni pozicionin e zagarit ,per tju sulur inginierit te varfer, kur ai qe u ndersen e konsumojne vet.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tiku

              Shif kush pretendon per deputet , nuk ndihesha mire e prandaj piva kokaine , a e shifni ku ka ardhur sot zagaret e Tik Llapaqenit , kqz duhet te beje nje ligj te gjithe kanditatet per deputet tu behet testi i droges , pse ne te gjitha sportet u behen teste droge , populli ti thers mendjes nuk duhet te votohet kjo organizate e Llapajt , populli pret ligje ne parlament , do votojne keta te droguar , ky qe u kap nuk eshte gje para Llapaqenit , Tiku per dite e perdor kokainen ,

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje