VIDEO/ ''Djathtas 1912'': Reformat, koalicionet dhe thyerja e polarizimit PS-PD – Intervistë me Edvin Kullurin

13 Tetor 2024, 13:17Politika TEMA
VIDEO/ ''Djathtas 1912'': Reformat, koalicionet dhe thyerja

Edvin Kulluri, në një intervistë ekskluzive për gazetën TemA, ka zbuluar detaje të rëndësishme rreth partisë së re opozitare, "Djathtas 1912." Kjo forcë politike përbëhet nga një grup deputetësh dhe ish-drejtues të Partisë Demokratike, të cilët janë larguar pas marrjes së vulës nga Sali Berisha. Partia e re është themeluar si një alternativë konservatore dhe synon të mbajë gjallë vlerat e djathta në skenën politike shqiptare.

Sipas Kullurit, në përbërje të këtij grupimi janë përfshirë deputetët Arbi Agalliu, Dashamir Shehi, Flutura Açka, Enkelejd Alibeaj dhe Seladin Jakupllari, të cilët kanë vendosur të bashkohen për të formuar një platformë të re opozitare që do të shpallet zyrtarisht nesër. Gjatë intervistës, ai njoftoi se janë mbledhur mbi 3 mijë firma për regjistrimin e partisë në gjykatë, një hap i rëndësishëm për legalizimin e saj dhe nisjen e aktivitetit politik.

Kulluri gjithashtu u ndal gjithashtu te aktet e mosbindjes civile të organizuara nga Partia Demokratike, duke kritikuar ashpër përpjekjen për të djegur selinë e Partisë Socialiste gjatë protestës së fundit. Ai i quajti këto veprime si të papranueshme dhe dëmshme për imazhin e opozitës.

Duke folur më tej për situatën në Partinë Demokratike, Kulluri deklaroi se misioni i saj ka përfunduar, duke e konsideruar partinë si një platformë që tashmë shërben vetëm për të promovuar karrierat e një grupi të ngushtë individësh. Sipas tij, "Djathtas 1912" do të përqendrohet në ndërtimin e një opozite të vërtetë dhe të qëndrueshme, e cila do të ofrojë një alternativë të re për qytetarët që kërkojnë ndryshim dhe reformë të vërtetë.

12 Komente

  1. a
    astrit

    Inshalla nuk na krijojne edhe nja dy parti te tjera!

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shumë mirë.

      Shumë mirë, veç të largohen Sali Gerdeci bashkë me familjën e ti mafjoze, ilir hajdut spijuni dhe Ed Ram Turk hajdut Erdogani... Rrofte Shqipria e Gjergj Kastrijoti... Poshtë Turqia.

      Përgjigjjuni
      1. Q
        QYTETAR I TIRANES .

        KULLURI . DILNI NEPER PIKAT E KRYEQYTETIT PER FIRMA DHE ANTARESIME.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Majtas 1900

          Ky eshte kokrra e bythqirit…. Shume mire per PS…. Si ky duhen….. edhe 100 vjet ne pushtet PS

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sheqeri

            PS e ka siguruar pushtetin nga Saliu edhe per 100 vjet. Tipat si ky mund ta bejne qe PS te humbe me shpejt.

            Përgjigjjuni
          2. K
            Km

            Asgje tjeter vecse perpjekje qe,ne emer te distancimit nga Saliu te marrin Ca vota gri per te goditur PS

            Përgjigjjuni
            1. o
              opozitat e sajuara jane te Deshtuara

              Ajo qe Kullurja e mba te fshehte eshte se eshte i Derguari Special i Rilindjes atje tek ata 12-shat me Alobeun e Dash rakine pas!

              Përgjigjjuni
              1. T
                Trapajani

                Ps nuk Ka nevoje per parti paterica,i mer vete zgjedhjet,,po' shiko se mos e kthen bythen nga saliu ky kulluri

                Përgjigjjuni
              2. S
                Sio...

                Shqiperia erdhi per se mbari deri më 29 nentor 1944, nga kjo date mori rrokullimen per gati 80 vjetë, duhen e pakta mbi 80 vjet që Shqiperia të rregullohet, por këtë nuk mund ta bejne njerez dhe popull mund të jetojne vetem fale punes ne shtet... Qe ky kpalicion te eci, duhet te ndahet plotesisht nga mendesia PS PD, dhe t'i kthehet pervojes dhe vlerave te viteve 1930... Pra, duhet energji dhe idealizem i madh... Gjithesesi, mbaresi ketij koalicioni...

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Dule

                  Djathtas 1912 dhe majtas 2025

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Dule

                    Djathtas 1912 dhe majtas 2025

                    Përgjigjjuni
                    1. t
                      tornitori

                      partiçkat e rradhes qe as e kane ne refene popullin ,thjeshte duan kolltuket se jane mesuar mos ju thote njeri puna e mbare per shume vjet...

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje