VIDEO/ “Paradoksi i opozitës” – Mërtiri: Nuk bën dot as me Berishën, as pa të

13 Shtator 2025, 14:53Politika TEMA
VIDEO/ “Paradoksi i opozitës” – Mërtiri: Nuk

Analisti Ergys Mërtiri ka komentuar krizën e thellë brenda opozitës, duke theksuar se Sali Berisha është kthyer në pengesën kryesore për krijimin e një alternative reale përballë Edi Ramës.

“Fatkeqësisht, Berisha është personi që vret çdo lloj mundësie për të pasur një alternativë përballë Ramës. Pa votat e tij, opozita nuk mund ta mposhtë Ramën, por me Berishën brenda, nuk ka asnjë shans të fitojë,” u shpreh Mërtiri për TemA.

Ai e përshkroi këtë situatë si “dramën e opozitës”, e cila gjendet në një pozitë të pashpresë: nuk mund të ecë përpara as me Berishën, por as pa të. Sipas tij, e vetmja zgjidhje për të krijuar një terren të ri politik është largimi i Berishës nga skena aktive, duke i lënë të tjerëve hapësirën për të ndërtuar një alternativë dhe duke e kufizuar rolin e tij vetëm në mbështetje.

“Berisha duhet të tërhiqet dhe të lejojë të tjerët të zgjedhin, ndërsa ai thjesht t’i mbështesë,” tha Mërtiri.

2 Komente

  1. F
    Fpa

    Eshte thene shpesh e tani eshte emergjence: DHENTE ZOTI ZGJIDHJE!!!!!!!

    Përgjigjjuni
    1. O
      Oficeri dulles

      Jo ti mbeshtese po te zhduket ne dynja tjeter

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje