Nga 140 në 101 deputetë - Ekspertët: Parlamenti më i vogël do të ishte më efikas

13 Shtator 2025, 10:40Politika TEMA
Nga 140 në 101 deputetë - Ekspertët: Parlamenti më i

Propozimi për të ulur numrin e deputetëve nga 140 në 101 ka ngjallur diskutime në opinionin publik.

Ekspertët zgjedhorë theksojnë se për popullsinë e Shqipërisë, 140 ligjvënës janë shumë dhe një parlament më i vogël do të funksiononte më mirë, dhe do të ishte më pak i kushtueshëm për shtetin.

140 deputetë për numrin e banorëve të Shqipërisë janë shumë. Në gjykimin tim është nevojshme të ndryshohet edhe mënyra sesi është e ndarë Republika e Shqipërisë në 12 rajone. Mund të bëhet një zonë zgjedhore e vetme e gjithë Shqipëria. 

Pra, 101 deputetë të dalin në një rang kombëtar me një zonë të vetme zgjedhore ose mund të ketë vetëm katër zona zgjedhore. Kjo do të ruante edhe përfaqësimin e qytetarëve me kandidatët e tyre, por do të bënte të mundur gjithashtu të mos zhduken votat”, u shpreh për RTSH eksperti zgjedhor, Andon Kume.

Shqipëria është një vend i vogël dhe Parlamenti i Shqipërisë nuk e ka shumë të nevojshme për të pasur numerikisht një numër kaq të madh [deputetësh]”, tha Gerta Meta, eksperte zgjedhore.

Ekspertët u ndalën edhe tek ndryshimet e propozuara nga kryekomisioneri Ilirjan Celibashi për reformën zgjedhore, i cili u bëri thirrje palëve politike për të arritur konsensus mbi pikat kyçe për të ngritur standardin e procesit të zgjedhjeve.

Një nga çështjet më të rëndësishme që duhet të zgjidhet është depolitizimi i administratës publike. Ka ardhur momenti që me komisionerë të pavarur, pra, jopartiakë, të mund të rikthehemi në vlerësimin dhe numërimin e votave në qendrat e votimit. 

Mënyra e votimit elektronik të përhapet sa më shumë, sidomos në qarqet e mëdha. Patëm një sistem zgjedhor me lista të hapura. E ndryshuam, e bëmë me listë të mbyllur dhe të hapur, por rezultati që ka prodhuar ky sistem zgjedhor… Janë rreth 60 mijë votues që janë të papërfaqësuar”, tha Kume.

Politika duhet të rri larg procesit zgjedhor. Komisionerët të jenë një trupë profesioniste, ku bazë të jetë përgjegjshmëria dhe zbatimi i ligjit dhe i Kodit Zgjedhor. Ne të gjithë themi që këtu ka para pa fund, harxhohen para për fushata zgjedhore, por askush nuk flet, askush nuk deklaron”, theksoi Meta.

8 Komente

  1. A
    Albania first

    Duhen 100 deputete dhe 40 senatore nga nje per cdo krahine te Shqiperise!!!

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tirona

      85 deputete idealja dhe 10 bashki. Boll me kaq popull sa jemi, kaq dhe jane shume.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vlora

        Sipas teje Tirona i bie qe PS mer 83 deputete e PD 2 , ishella behet po me 85 deputete qe mbas kater viteve te kemi vetem dy hale te Pd ne parlament

        Përgjigjjuni
        1. B
          Banda

          5 deputete boll jane. Saliu, Edi, Mediu, dhe dy te tkere qe do votoje populli. Si 100 si 5, njelloj eshte. Kukulla prej kauçuku jane te gjithe

          Përgjigjjuni
          1. C
            Cinxo

            Sa me pak hajdute, aq me mire.

            Përgjigjjuni
            1. C
              Cinxo

              Sa me pak hajdute, aq me mire.

              Përgjigjjuni
              1. C
                Cinxo

                Sa me pak hajdute, aq me mire.

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kris

                  Te jene 80 deputete nga te cilet 40 te jene pensioniste

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje