A do të kandidojë Arlind Qori për kryetar bashkie në Tiranë?

13 Shtator 2025, 09:42Politika TEMA
A do të kandidojë Arlind Qori për kryetar bashkie në

Kreu i Lëvizja Bashkë, Arlind Qori, ka folur hapur për ambiciet e tij politike apo për kandidimin si kryetar i Bashkisë së Tiranës.

I ftuar në emisionin “Studio Live” me Ermal Qorin, Arlind Qori ka treguar se do të jetë një kandidat nga partia e tij, por se kush, atë do ta vendosë Këshilli Koordinues, por ai tregon se nuk do ta refuzonte si propozim.

“Do të kemi një kandidat, po se kush do të jetë është këshilli koordinues i ‘Lëvizjes bashkë’ që do të vendosë. Unë jam gati të marrë çdo detyrë që më ngarkohet”, tha ai.

Ndër të tjera, Qori komentoi dhe emrat e zgjedhur nga kryeministri Rama për formimin e qeverisë së re, duke u shprehur se secili prej tyre është direkt i varur nga kryeministri.

"Si mund të bëhesh ministër ti pa e ditur. Këta njerëz nuk kanë personalitet politik, janë të dobët, të varur për karrierën e tyre nga Edi Rama, sa praktikisht nuk ekzistojnë. Ministri është një figurë politike, jo një administrator i mirë i një fushe", tha Arlind Qori.

Deri më tani për Bashkinë e Tiranës, vetëm një kandidaturë është bërë zyrtare, ajo e socialistes Ogerta Manastirliu. Ende nuk ka emra nga kampet e tjera politike, ndërsa mbetet për tu parë se kush do të garojë përballë Manastirliut për vendin e drejtuesit të Tiranës.

12 Komente

  1. v
    vlora***

    Nqs Arlindi do te kandidonte perballe hajdutes Manastirliu s diskutohet qe do te fitonte,ajo s beri asgje ne shendetesi ,pa lere ne arsim qe e ndriti fare

    Përgjigjjuni
    1. R
      Replikuesi

      Vlora rrotë kari , kush e ka akuzuar Orgeta Manastirlliun për vjedhje ? Një loqe si puna jote ?

      Përgjigjjuni
      1. n
        nope

        @replikuesi ka 5 dosje ne prokurori sa per informacion ,kur ishte tek shendetesia,per tendera etj ...as atehere skishte ilaçe,po i dine ata qe ju kish rene halli ...

        Përgjigjjuni
    2. K
      KROI MBRETIT

      Nuk fiton Arlindi ne Tirane.Megjithate ta provoje.Une ja jap voten Arlindit.

      Përgjigjjuni
      1. G
        Go West

        Per mua Arlindi eshte nga te paktet politikane te çmuar dhe me kontribute konkrete qe kemi. Me vjen shume keq me progresistet ne mbare Vendin qe i dhane kaq pak vota. Historikisht kam votuar Edi Ramen, por sot ai ka evoluar mbrapsht, eshte bere vegel ne doren e oligarkeve ortake te djalit te Saliut, ju dorezon pasurite publike privateve pa konsultim e pa perfillur komunitetin, thjesht eshte turp ti japesh voten. Arlindi me grupin e tij te protestave qe ngre zerin per padrejtesite, qe ka kurajon te perballet me zamiret e Saliut dhe te Edit, meriton te drejtoje Tiranen. Perveç ne te majteve qe harbimi i Edi Rames na eshte bere i padurueshem, besoj se edhe shume demokrate, jo Saliu dhe shpura e tij, mendojne keshtu.Pa folur per votuesit e Veliajt. Ne se Arlindi ve kandidaturen, une jam i bindur qe kukulla e Edit(te me fali zonja se nuk kam asnje vrejteje per te) dhe vet Edi do te marrin ate qe meritojne. Vetem keshtu Edi, nuk do te jete me pashai i Tirane.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mondi

          Kush e njeh Ogerta Manastirliun flet vetem fjale te mira, nje goce e shkelqyer nje administratore e afte dhe shume e mire , nje politikane qe i ngjt fjala dhe shume e respektuar nga gjithe njerezit panvarsisht bindieve politike dhe kush do qe te jete perballe saj e ka te humbur garen..

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mara emigrante ne Itali

            Ti nuk je vlora por berishist , mbaje mend ne qoftese do te fitoj qorri , vetem injorantet e votojne .Dielli duket qe ne mengjes qe te ngro apo nuk te ngrohe , mos shpresoni kot me tentakulat e saliut .

            Përgjigjjuni
            1. M
              Mondi

              Kandido Arlind, se do fitosh, e meriton qe te fitosh

              Përgjigjjuni
              1. g
                goshi

                Qorrat kaq shikojnë kanë reze të shkurtër... Se kush fiton tregus janë dhe zgjedhjet të cilat treguan se sa vota morën secili... Manistirliu është një zonjë e vërtetë por sigurisht që shpellarët e shajnë...

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Arlind Romi

                  Bastard komunist.

                  Përgjigjjuni
                  1. n
                    nope

                    opozita ja ku e ka njeriun qe i duhet ,arlindi te kandidoje nga forca e tij dhe opozita ti jape votat meqe klithin ndershmeri e moral gjithe diten...por sdo ndodhe sepse opizita eshte njesoj si pushteti kur duhet vjedhur ....ne shqiperi njerezit me integritet mbahen peng nga shumica me zero integritet ...

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Demokrati vertete

                      Me njerez si Arlindi ,fiton edhe behet Shqiperia. Ne te gjithe duhet te lutemi qe Arlindi te futet ne gare e te kanditoje. Boll me me hajdute,arogante,mafioze e krimba te piste !

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje