Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Itali, pas nënshkrimit të marrëveshjes me vendin fqinj për njohjen e pensioneve.
Kreu i qerverisë shprehet se kjo është një ditë e rëndësishme për familjet shqiptarë në Itali, por edhe për politikën, pasi u arrit nënshkrimi i kësaj marrëveshje shumë të rëndësishme.
"I gëzofshi pensionet! Viva Albania e Viva Italia", shkruan Rama krahas videos.
Mesazh i plotë:
Sot është një ditë e bukur për familjet shqiptare në Itali. Puna e tyre e ndershme, vitet e tyre të njëpasnjëshme në punë për të ndërtuar një ekonomi familjare me mund e me djersë, kontributi i tyre në ekonominë dhe në sigurimet shoqërore të vendit të dashur fqinj, nga sot do t’u kthehen në pensionet e tyre, secilit e secilës sipas asaj që u takon.
Sot është një ditë triumfi edhe për politikën si një mjet i pazëvendësueshëm për ta bërë më të mirë, më të sigurtë, më dinjitoze jetën e njerëzve të zakonshëm. Për mua është një nga ato ditë fatlume, kur ndjenja e të qenit i vlefshëm për njerëzit e këtij vendi bëhet shumë e prekshme dhe e barazon me zero të gjithë peshën e rëndë të baltës së arenës politike e mediatike.
Kjo është një nga ato ditë kur them me plot gojën, hallall sharjet, akuzat, shpifjet, llafet e pafundme që nganjëherë bëhen aq shumë sa të vjen të thuash në dreq të gjitha! Po pastaj përpjekja vazhdon e vazhdon, me durim e me këmbëngulje për të parë ditë si kjo, kur mundi dhe mosdorëzimi përpara vështirësive, pengesave, vonesave, të cilat nganjëherë kthehen deri në zvarritje jashtë vullnetit tënd, shpërblehet me buzëqeshjen e familjeve që kanë pritur atë që meritojnë.
Sot janë mbi 500 mijë shqiptarë që mund të buzëqeshin për fundin e një odiseje të gjatë tridhjetë e kusur vite. Qëkur ne nisëm të flasim me qeverinë italiane të kohës për pensionet e emigrantëve shqiptarë dhjetë vjet më parë, ata kanë pritur e kanë pritur. Fillimisht dukej krejt e pamundur për shkak të peshës domethënëse financiare të një marrëveshjeje të tillë. Por ja ku ia dolëm edhe kësaj, ndërkohë që këto dhjetë vjet nisëm dhe mbyllëm me sukses negociatat për marrëveshjet e pensioneve me plot 16 shtete, që nga Gjermania deri në Kanada, ndërkohë që të gjitha qeveritë e mëparshme të mbledhura bashkë kishin mbyllur vetëm një të tillë në thuajse çerek shekulli, atë me Turqinë dhe edhe atë e ka negociuar e mbyllur një tjetër qeveri socialiste para thuajse njëzetë vjetësh.
Sot është dita për t’i falenderuar të gjithë ata që na dëgjuan e na mbështetën nga pala mike italiane. Janë disa, janë më shumë se sa kaq, por në mënyrë të veçantë dua të falenderoj pesë persona:
Senatorin Italian Tommaso Nannicini, i cili u angazhua personalisht për ta mbajtur gjallë në labirinthet e pafundme të burokracisë italiane, procesin tejet të vështirë të negociatave të tejzgjatura.
Ish-ministrin italian të Punëve të Jashtme, mikun e shtrenjtë Luigi di Maio, i cili i dha procesit një shtysë të konsiderueshme përpara gjatë qëndrimit të tij në detyrë.
Ambasadorin italian në Tiranë, Fabrizio Bucci, pa të cilin ky proces mbase nuk do t’i kishte mbijetuar inercisë së shtyrjes së pafundme.
Ambasadoren tonë në Romë, Anila Bitri, e cila punoi me shumë përkushtim pranë autoriteteve italiane si zëdhënëse e të drejtës legjitime të të gjithë shqiptarëve që kanë punuar e kanë paguar sigurime shoqërore në Itali.
Dhe në fund, po jo për nga rëndësie, Kryeministren e Italisë dhe bashkëudhëtaren e çmuar në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shqiptaro-italiane, Giorgia Meloni, pa të cilën nënshkrimi i sotëm i dokumentit përfundimtar të kësaj marrëveshjeve jetike për shqiptarët e Italisë, thjesht nuk do të kishte ndodhur.
Sot jam shumë krenar për bilancin tërësor të përpjekjes së qeverisjes socialiste në mbështetje të emigrantëve shqiptarëve, të cilët falë kësaj përpjekjeje gëzojnë të drejtën e njohjes së mundit e të djersës së tyre në 16 shtete, ku si pensionistë do të shpërblehen me meritë bazuar në sigurimet shoqërore që kanë derdhur nga puna e tyre e palodhur.
Natyrisht kjo përpjekje nuk mbaron këtu, sepse ka ende marrëveshje të tjera për të lidhur deri kur punëtori i fundit shqiptar në emigracion të gëzojë të drejtën e njohjes së mundit e të djersës së tij kudo qoftë ku ka derdhur sigurime shoqërore nga puna në një vend tjetër.
Por sot është dita për ta mbyllur me një urim për të gjithë shqiptarët që punojnë në Itali:
I gëzofshi pensionet tuaja!
Te na rroni ju! T’i rroni partise!
Kete marreveshje e bene te majtet Italiane para se Meloni te vinte ne pushtet qe ti ju the bolshevike Rus se u merzite per Melonin. Ku i gjete 500 mij qe perfitokan? Shumica derrmuse qe jane sot ne moshe pensioni nuk perfitojne, turp. Te tjeret nuk do kene nevoj se vitet e punes i kane ne Itali dhe jo ne Shqiperi. Ik o Rama se nuk mbulohet turpi me kampet e rrefugjateve qe bere me Melonin. Nje cop bajge jeni te gjithe njeri detin e tjetri token.
Zoti Kryeminister Rama! Urime. Ky eshte nje lajm shume i mire per shtetasit shqipetar ne Itali,qe u miratuan pensionet. Por ka edhe nga ata bukshkalur,si keta komentues qe shajne e ofendojn sepse u vjen inat nag ky sukses i qeveris socialist te shqiperis. Keta qe shajn e kane mesim nga idhulli tyre,kryekrimineli Sali Berisha qe, nuk di gje tjeter veç te shaj e te ofendoi sepse ai nuk eshte si Edi Rama i pakorruptuar. Sharjet,ofendimet le t'i mbajn per vete se Rama nuk eshte kryeminister siç thon horrat e opozites me ne krye Saliu dhe Meta. Ata shajn Edi Ramen dhe drejtesine sepse kane frike se mos u fluturaojn ato qe kane vjedhur dhe i kane futur neper bankat e botes. Edi Rama eshte i paster. Te nxir e te sterrosur jane Salinjet, Bardhenjet,Metajt, Salianjet e soj e sorollop te tjere.
Ju te sufllaqeve paskeni mare numra tashti, si puna e te burgosurve te kampeve te perqendrimit.
Duhen 43 vite pune (kontribute ne INPS) per te dale ne pension ne Itali. Cili shqiptar ka 40 vjet ne Itali...? ASKUSH! Pleqte shqiptare deri me sot ne Itali, kane ardhur dhe KANE MARRE PENSION SOCIAL, edhe pa ndihmen e ASKUJT. Thjesht rezidencen, qendrimin ne Itali dhe moshen, dhe 2 pleq 1 mije € PA NDIHMEN e ASNJE MBURRAVECI KOT. Une, dhe si une SHUME nga ata 500 mije shqiptare, qe sot jemi shumica qytetare ITALIANE, pensionet tona jane DETYRIM i Italise sapo ne te plotesojme moshen anagrafike, 67 vjec e 6 muaj...si TE GJITHE QYTETARET e tjere Italiane. PRA, ME THONI ku eshte ndihma ndaj nesh ketu, kur keto gjera une(NE) i kemi fituar vete ?! Do me heqesh taksat po te vij te jetoj ne Shqiperi? E ke bere per italianet, dhe une kete privilegj (reciprok) e fitoj automatikisht si qytetar italian, jo se jam shqiptar, dhe ti è bere per mua.Mua si shqiptar, me jep te DREJTEN E VOTES... PO! Dhe nuk ke nevoje te vuash me negociata me dekada te tera... nje TURP me vete ky i politikane e demagoge MASHTRUES. Na e PREMTUAN qe me 2012 para votimeve... e ja ku jemi sot... Akoma!! Nuk ka asnje sqarim pastaj, gjithçka siperfaqesore ne lidhje me bashkimin e viteve te moshes se pensionit, gjeja qe VERTETE u intereson shqiptareve :A dalin me shpejt ne pension me bashkimin e ketyre viteve?? Kjo eshte PYETJA... qe askush nuk e cek fare konkretisht. Hamendesimet jane nje pisllekun i qellimshem, njelloj i ndyre si premtimi per VOTEN.Do te doja te isha me respektues e falenderues por... jemi mashtruar e shfrytezuar aq shume ne kohe nga politikaxhinjte eksperimentues shqiptare sa... Pak u besojme, dhe aq sa e meritojne ua kthejme respektin... le ta fitojne
Nje komshi eshte ne pencion me 21 vite pune ne itali.. dmth merr gjysem pencioni...( mosha diku 67 vjec)gjate kohes qe punonte ne itali per cdo vit paguante sigurimeve shoqerore ne shqiperi duke marre dhe pencion te plote dmth 19 vite si profesor sigurimet te shoqerore qe permenda me siper.. tani gezon pencionin te plote duke jetuar ne shqiperi... ju qe flisni dhe ofendoni... punoni dhe rrini urte se late nam si grate e kqija llapa... dhe e fundit kur flet per 500.000 shqiptare qe jetojne ne itali.. do te thote qe kane vite pune ne shqiperi... dikush mund te kete pak.. dikush shume... dikush paguan dhe sigurimet ketu ne shqiperi dhe merr dy pencione.. para hiqeni pak ate cipen e injorances qe keni te truri duke punuar dhe folur me edukate.
Ushtaraku, marveshja për pensionet duhet të jetë e mbështetur mbi një ligj përkatës. Ti a e ke lexuar që më pas të japësh konkluzione dhe statistika lidhur me këtë marveshje!? Po shqiptaret që jetojnë në Itali shkuan si refugjatë apo si të ftuar nga italianët si capacitete për të zhvilluar teknologjitë dhe kulturën e atij vëndi!? Ushtaraku, kujdes thepin! Jo për gjë por të paska hyrë brenda atje ku e di edhe vetë ti dhe tashmë nuk e heq dot.
Ik O klloun i ngrite satelitet, cfare fatkeqesie te jesh ti kryeminister. E vetmja krahsim eshte me ato te PD po ato jane akoma me te mbaruar.
Grazie Rama , sei come sempre grandissimo .
Ik mor loqe
Shtyni dhe ndonjë vite derisa ta miratojnë parlamentet! Italia gjoja caktoi edhe buxhetin për këtë punë vitin që u mbyll. Tashti prit gomar të mbijë bar - derisa ta fusë në rendin e ditës një herë Parlamenti, pastaj Senati italian. Se sa më shumë ta shtyjnë aq më shumë kursejnë nga paratë që u takojnë punëtorëve emigrantë shqiptarë.
Ju lumte! Urimet me te mira te gjitheve! Ti gezojne pensionin shqiptaret e Italise.
Shume propagande. Kush eshte neni apo nenet qe na japin benefite? Tani do na shkurtohen pensionet, se ju do jepni informacione per pensionin qe marrim ne Shqiperi dhe rezultati? Shkurtim i ndihmes sociale per pensionet e uleta, nga fakti se shqiptaret nuk e kane raportuar pensionin e Shqiperise dhe akoma me shume, do paguajme edhe ato qe kemi marre "pa te drejte" gjate viteve te shkuara.
Idioti i Lindes
Mos genje sharlatan!Ka me mijera njerez naive qe nuk e kuptojne cfare eshte kjo marreveshje? Kurse shume Militante e paraqesin si "Sukses" te qeverise kete marreveshje.Cdo pensjonist merr pensjonin nga shteti i vet ,Shqiperia paguan per vete italia per vete..Dhe kuptimi bashkim vitesh nuk eshte asgje tjeter vecse virtual.Asgje nuk te fal kush qyl.Ne gjermani rasti me i fresket:nje pensjonist merr nga shqiperia 120 mije leke kurse nga gjermania 500 Euro.Secili shtet te paguan pjesen qe i takon as me pak as me shume.Por neqoftese ti jeton ne gjermani duhet te deklarosh se merr 120 mije leke pensjon nga shqiperia .Atehere Siguracjoni i shendetesise dhe mbikqyrjes se pleqerise te kerkon edhe nga ky pensjon i shqiperise 10 perqind te pensjonit cdo muaj.Pra ku e shikojne profitin njerezit?Pra ne Gjemani ky eshte deri tani fakti i vertete i kesaj marreveshje.Tani a ka te njejten marreveshje Shqiperia me Italine dhe Gjermanine mbetet per tu sqaruar! Antworten
Edi, je madh dhe ke bere per Shqiperine dhe shqiptaret me shume nga te gjithe q ekane qene ne pushtet.
I lumte qeverise socialiste, ju lumte zoti Rama. Nje falenderim per qeverine e zonjes Meloni, per qeverine dhe per popullin italian. Turp per te gjitha ata, sado te paket, qe u vlon urrejtja ne shpirt per cdo hap pozitiv qe hidhet drejt afrimit me boten demokratike.
Nuk e beri Meloni marreveshjen por ai qe ishte para saj. Kjo eshte hera e trete qe ky uron shqiptaret. Eshte bere qesharake.
Epo tani ndani mendjen o njerez te mire, doni njohje pensionesh apo jo? Keq kur nuk aprovohet, prape keq kur aprovohet...
Po cfare flet more zoteri po cfare suksesi more. Kete te dha Meloni ne kembim te tokes Shqipetare qe i fale ne Lezhe dhe Gjader. Po ai ke pare se cfare probleme do i hapesh vendit apo kujt i plasi bollti te mbreterosh.ketu po ju jap titullin e artikullit ne gazeten Daily mail cka ndodhur nga emigrantet ilegale qe KM jone do te na i sjelli kur askush nuk ja kerkoi .ata do bien dhune, vjedhje, semundje te tmerrshme te Afrikes e shume e shume probleme te tjera. Kur Italia qe eshte si nata me diten ekonomikisht me ne nuk do ti mbaje ne behemi zemergjere sepse tek ne nuk ka shtet qe punon per vendin dhe popullin,por politikanet tane punojne si zakonisht per xhepat e tyre dhe karierat e tyre politike. Ketu po shtoj titullin qe lexuesit shqipetare mund te lexojne ne gazeten dailymail. Problem qe do te vije dhe tek ne me miratimin Rama-Meloni marveshje. Ne kete pike ti nuk je me KM im. Titulli artikullit: The gang-rape horror that has reignited Italy's immigration row: Degrading attack on 13-year-old 'by youths who illegally entered the country as minors' has poured fuel on the flames of a migrant crisis.
A ka ndonje emigrant shqiptar ne Itali qe e ka kuptuar cfare suksesi eshte ky dhe cfare merr tashti nga ato qe nuk merrte me perpara marreveshjes? Mundesisht jo sufllaqexhinj qe bertasin Urrraaa kot me kot. Me shifra konkrete po pat mundesi. Falemnderit.
Or ti Tahiri o peder na hongsh lo….. familjarisht e politikisht
Bravo Rama une jam ne itali prej 27 vite dhe fola me sindakatin eshte evertet