Nga Ylli Manjani
1. Kuptuam se PD po rikthehet tek sjellja e dhunshme e post zgjedhjeve të 2001. Protestat me molotov dhe me grupe të rekrutuarish të dhunshëm, në atë kohë u përdorën rregullisht. Atë model risollën në skenë edhe mbrëmë...
2. Kuptuam se PD preferon më mirë të shpenzojë para për molotovë për të djegur njerëz, sesa të paguajë qiratë e dritat e zyrave të saj në rrethe për të mbledhur njerëz. Nuk po llogaris këtu ato milionat e dollarëve për Lacivitën dhe lobistët, të cilat shkojnë për të dëmtuar qeverinë, jo për të fituar PD. Madje as vetë Berisha. Me ato para do kishte patur rezultat më të mirë elektoral këtu.
Po nesje, hesap për ta ky. Por nuk është se janë të varfër dhe po përfaqësojnë të varfërit në këtë vend...
3. Ja pra që Imuniteti i deputetëve paska kuptim. Deputetët e PD që u bënë gardh për të penguar policinë të bënte detyrën, si dhe ata që dhunuan Komisariatin e policisë e bënë se janë me imunitet. Po ta bënte dikush tjetër sot do ishte brenda nën akuzë për kundërshtim me dhunë të forcave të policisë.
Sigurisht ata nuk janë imun nga ndjekja penale, por sot janë gdhirë në shtëpitë e tyre në vend të gdhiheshin në paraburgim.
Imunitet të rrufsha pallën dmth.
Ai që nuk e ka imunitetin iku me makinë dhe u mbyll në zyrë... Edhe kur u sulmua kryeministria në 1998, ashtu bëri...
4. Policia pastroi magazinën nga gazi i vjetër lotsjellës. Ai gaz i hershëm nuk ka patur rast për t'u përdorur, ndaj dje ishte rasti. Rrisku ishte që të shkonte noi polic për ndjekje penale për mos përdorim gazi. Kështu që meqë doli rasti dje e përdorën. Gazi (Bardhi) dhe të tijtë duhet të shpresojnë për "mot më mirë"... Dmth protestën tjetër me molotov të kenë gaz të freskët, të sigurtë, brenda afatit të skadencës dhe me parametra ISO të BE-së.
5. Gabim shoqërimi i fëmijës 10 vjeçar. Duhet të shoqërohen, ndalohen dhe proçedohen prindërit e tij, që lejojnë fëmijën e tyre të "kullosë" në vende të rrezikshme për një fëmijë. E drejta prindërore është e shenjtë, po kur abuzon me të shteti duhet ta heqë.
6. Sado të krenohet PD e Berishës, madje megjithë dhunën që përpiqet të shfaqet, prap nuk e arrin pjesmarrjen në protestat e PD së Lulit dhe LSI së Monikës. Dhe protestat e Lulit me thënë të drejtën ishin ditën për diell, jo natën me drita celularësh e me regji.
Ai megjith atë pjesmarrje në shesh dhe prap humbi zgjedhjet....
7. Kjo ishte një protestë e një partie politike kundër një tjetre dhe jo një protestë popullore kundër qeverisë. Jo se protestat e partive janë të palejuara, por duhet bërë dallimi. Tjetër përdorimi i dhunës nga populli i irrituar me qeverinë e tjetër është dhuna partiake se s'fiton dot zgjedhje.
8. Raportimet që agjensitë e huaja (me gazetarë shqiptarë) i bëjnë protestës me molotov, nuk janë avantazh për opozitën por i japin legjitimitet qeverisë. Të gjithë ata andej që shohin ato pamje thonë që "qeveria e paska një oponencë, pra qenka demokratikisht legjitime".
PD mendon se dynjaja mban me vete me raportet imagjinare të ODIHR apo të DASH....
9. Nuk besoj se dikush sot, mban mend se çfarë u tha në atë protestë dhe kundër kujt e kishin atë reagim molotovi?! E kishin me Ramën, me Belindën, Me Mirlindën, me Nikon, me Gysin, me Altin Troplinin, me Prodën, me policët e turnit apo thjesht me veten, dmth për inat të Salianjit, Tikut, Gonit, Arlindit?! E kishin pro apo kundër Trumpit/Sorosit?!
10. Nejse, por një gjë e dimë mirë nga gjithë historia e protestave të molotovit:
do vijojë të rrudhet përdoruesi tij, molotovit pra.
Kjo është neurologjia e protestës. Mjaft!
O Ydhi , po padroni yt , Palloshi , kur ishte ne opozite , mban gje mend , a ka organizuar ndonje proteste te dhunshme ku protestuesit kane hedhur gure , molotove apo fishekzjarre ne drejtim te policise dhe kryeministrise ? Nese te kujtohet , atehere pergjithesoje artikullin tend per protestat ne pergjithesi , pa emer. Nese nuk te kujtohet , ik e bej nje xhiro nga pylli , vezhgo ciftet dhe futi nje pune dore , qe te te rikthehet kujtesa !!!
Por edhe nëse ka bërë dikur pozita e sotme protesta si kjo, nuk mund të përdoret si justifikm. Kaq gjë duhet ta kuptosh besoj.
100% dakord. Thjesht i thashe Ydhit ta pergjithesoje artikullin per protestat e dhunshme ne Shqiperi , jo vetem te Sales , por te te gjitheve !!!
Ah more bir Shpellari i ke mesu dy fjan anglisht e na hiqesh si I ditun! por mbas tri fjalesh qe shkruan kuptohet se je nul. Mbete te korigjosh nje jurist te mirfillt. ikni o shpellare se na hapet barkun se kurre rraca juaj ska per te fitu ma.
Ydhi dhe ti bashke me te , jeni zagare te pushtetit. Ushqeheni nga kockat qe ju hedh Mbreti.Mire Ydhi qe shkruan artikuj me regji qendrore , po ti si e nxjerr buken , apo i thur lavde mbretit "...te pacim sa malet dhe merr nga ditet tona o Mbret..." Ik or qyqar shiko hallet e familjes , se nuk eshte rastesi qe emri i plote i Sales eshte : Sali Ram(a) Berisha. Te dy jane te lidhur si binjaket siameze dhe i pijne gjakun ketij populli !!!
Jo zotni, aaa të lutem, është me shkollë tjetri. Ai flet shqip, bukur, pastër. Ydhi, pydhi. Te palloshi e ka bere gabim, duhej padhoshi, gjithsesi kalon, 4 me mik e vdesë.
Ks bere vec nje te madhe dhe mr arsye te forte, me nje shumice njerzish te revoltuar,nderkohe ky debili i vicidolit ne vend te njerzve qe si ka me perdore gjithnje molotove per te djegur njerez . Ndoshta i bejne presion serbet te djege edhe nje here shqiperine sic beri ne 97 ‘Por e ka kot ..
Ydhi dhe ti bashke me te , jeni zagare te pushtetit. Ushqeheni nga kockat qe ju hedh Mbreti.Mire Ydhi qe shkruan artikuj me regji qendrore , po ti si e nxjerr buken , apo i thur lavde mbretit "...te pacim sa malet dhe merr nga ditet tona o Mbret..." Ik or qyqar shiko hallet e familjes , se nuk eshte rastesi qe emri i plote i Sales eshte : Sali Ram(a) Berisha. Te dy jane te lidhur si binjaket siameze dhe i pijne gjakun ketij populli !!!
O,KOQE që nuk di as shqip, jo Pylli, por pydhi. Jo Ydhi, por Ylli or Kukës qip. Apo je i huaj ti, se edhe emrin e paske si Madagaskari.
Nekrologji,jo neurologjia e protestës.
A ka mundesi te botoni debatin e Fyllit te LSI me Skender Gjinushin pas 21 Janarit ku ky i pafytyre mbronte vrasjet? Po per lidhjet e tij me Balilin e Santa Quaranta perse nuk flisni apo harrova tani ka kaluar tek Pellumb Gjoka.
U pa skenari i protestës së PD , Vokshi gënjeu botërisht për protesta paqësore. S. Karaxhiqi bënë të vetë solli Bandat - Vagner – Kapuqonët kriminel që dogjën hodhën flakën mbi policin dhe institucionet. Lënduan pjesëtarë të rendit dhe pjesëmarrësit. Uluritën e shpifen e akuzuan pa fakte apo me terma tashmë të njohura bajate gënjeshtare, njollosen kombin dhe vendin dhe ikën të pashtruar dhe të leckosur nga marrëzia atyre. Së fundi disa thanë: Poshtë PD.
Pasaniket dhjeputete kane rekrutuar femijet rome e bathorist me nga nje 10 mije lekesh,por pervec familjes ata duhet te pyeten se kush i rekrutoi,ata qe hidhnin molotovet duhet te pyeten se kush ja dha dhe kush ju dha urdher ti hidhnin pas fjalimit te kriminelit sali qe valviste flamurin me nje urrejtje fashisto komunisti
Ylli je yll asgje me shume. Por ke lene pa prekur drejtesine e pisgosur. Rama sot ka mazhorancen pse nuk e heq immunitétin e députétit, per çfare i duhet imuniteti per te kryer akte dhune dhe mos te denohet
Sali mjerani , e ka nga halli . Jooo per vete as per molotovistet, por per Zenin dhe per Giten . Si do tẽ bejne pa pasuri kur tu konfiskohet? Si do te bejne pa pushtet kur baba te mos jetẽ? Prandaj zjarr dhe molotov sepse bota ka hallet e veta . Por harron Sali mavria se POPULLI ( jo militantet e tij), nuk ja harronẽ bẽmat . NGJALLẼ FRIKẼ . !?!? PO ?!?!? NGJALLẼ PASIGURi ?!?! PO ?!?!? KA FUQI TE BẼJ GJẼ ? NJẼ MUT TE MADH QẼ TA HAJẼ E TE LYEJ SURRANE E TẼ GJITHE MOLOTOVISTẼVE ( jo te atyre fakireve qe i vene pas si ai VRENOZ mavria.) GJYNAH !!
...dhe yjet rrinë e shikojnë krimet e kriminelut Sali...
Paska fol ky pazronazhisti hajdut
Ai xhaxhi mire e ka i leshon kelyshet dhe vete shkon parfumohet ne zyre po kaq koqidhe jane keta fukarenj e degjojne .
O Ylli, pse i keq është të jesh i dyti?
Pika 7 i thote te gjitha.????
E drejtë pjesa ku thotë se kjo është thjesht një protestë partiake dhe jo popullore!
Ik ore llapaqen...mik i cdo te kurruptuari e hajduti...mik i Veliaj..nuk ka sharje me te madhe per nje burre.
Nuk heq asgjë nga ato që ke thënë,vte kishe përmend dhe Shkëlzenin akoma më i arrirë shkrimi.. por pse kam përshtypjen se po zvarritesh për pak pushtet o Yll!
Historkisht maloket kane qene antishqiptar, dhe dhendri Serbis e ka kuptuar. Si ka mundesi ti shkoshe pas nje komunisti psikopat nje sekretar i PPSH doktor shurre i Hysni Kapos mik i familjes Hoxha bashkpuntor i sigurimit te shtetit si ka mundesi , ose je me problème mendore ose je antishqiptar. Bufi nuk eshte as krijes e zgjuar qe te genjen, ai di vetem u vodhen zgjedhjet masaker elektorale bandat narkoshteti narkorregjimi Sorosi Vucici rregjimi protest protest nuk njohim zgjedhjet perallat e gjyshit te super vjeteruara
Ti je nje idiot me nje goje septike! Torbesh qe ben si i mencur! Te fala krimineleve o hajdut dhe sherbetor i shume zoterinjve! E ke fillu korrupsionin qe kur ishe anetar i bordit te INSIG kur i vure flaken shtepise ku jetoje me qera per te marre ca leke plackash e bere me vila duke lepi b.... politikanesh e kriminelesh!