Zbardhet padia numër 2 e avokatit në SPAK, nxjerr për herë të parë provat që implikojnë Ilir Metën dhe Sali Berishën në grabitjen e floririt

20 Shtator 2022, 14:22Politika TEMA

Zbardhet padia numër 2 e avokatit në SPAK, nxjerr për herë

Avokat i njohur, Idajet Beqiri ka thelluar “luftën” me ish-presidentin Ilir Metaj, të cilin së bashku me bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi i paditi pak ditë në SPAK, ndërsa i akuzon për disa vepra të ndryshme penale, duke filluar nga korrupsioni, tek pastrimi parave në Qipro, ndërhyrjet estetike “VIP” me paratë e korrupsionit në spitalet e luksit në Vjenë dhe San Marino dhe shumë e shumë afera të tjera, që përbejnë vepër penale.

Por nuk ndalet me kaq, pasi avokat Beqiri ka paditur sërish ish-presidentit Metaj në Prokurorinë Speciale Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Gazeta ka siguruar kallëzimin penal që zoti Beqiri ka depozituar në SPAK, duke e çuar në dy numrin e padive që ai ka bërë kundrejt kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Metaj. Madje, siç duket edhe në padi, i kallëzuar është edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Sipas dokumentit që është mbushur me detaje të forta dhe të padëgjuara më parë, avokat Beqiri nxjerr për herë të parë provat që implikojnë Ilir Metën dhe Sali Berishën në grabitjen e floririt të Kërrabës, nga skema që ndoqën për ta vjedhur, deri tek vendi ku e kanë fshehur, ja gruaja misterioze që pritet të zbardh çështjen.

Kallëzimi i Idajet Beqirit në SPAK

Unë, kallëzuesi, bazuar në nenin 283 të Kodit Procedurës Penale depozitoj këtë kallëzim penal ndaj shtetasve të sipërpërmendur për kryerjen e veprave penale respektive, pasi jam vënë në dijeni si qytetar, si avokat, si kryetar i Forumit të Avokatëve Për Drejtësi, por edhe si drejtues i Partisë së Unitetit Kombëtar, Parti e cila përfaqësohet me të zgjedhur të shumtë këshilltar të bashkive në të gjithë territorin e Shqipërisë, si dhe pasi më janë afruar të dhëna përmes rrjeteve sociale, takimeve, letrave dhe dokumenteve, të cilat ngrenë dyshime të arsyeshme se nga ana e Sali Berishës dhe Ilir Metës janë konsumuar veprat penale të rënda të cituara në objektin e kallëzimit.

Në bazë të fakteve të konstatuara, dokumente, akte të cilat do t‘i përmend në vijim, ju paraqes këtë kallzim penal, duke ju bërë prezent të gjitha shkeljet me natyrë penale, të cilat pretendoj se duhet të hetohen në mënyrë të thellë e të gjithanshme, pasi ngarkojnë me përgjegjësi të rëndë ligjore të natyrës penale personat që i kanë kryer dhe që unë i kallëzoj, të përfshirë në veprime të rënda të paligjshme, dhe që kanë sjellë pasoja shumë të rënda.

Bazuar në faktin se personat që kallëzoj kanë patur funksionet më të larta në shtetin shqiptar dhe pranë tyre dhe në shërbim të tyre, qoftë nga pikëpamja e ushtrimit të detyrave shtetërore, ose e të qenurit të tyre pjesë e grupit të strukturuar kriminal, çka do të hetohen nga organi juaj, si dhe për shkak se në grupin e strukturuar kriminal, ka dyshime të arsyeshme se si ndihmës të tyre janë të përfshirë edhe ish këshilltarë të tyre, por edhe gazetarë, analistë etj, për të mos prishur provat, për të mos i fshehur dhe asgjësuar ato, për të mos ndikuar te dëshmitarët okularë, të aplikohen ndaj të kallëzuarve masa sigurimi personal sipas parashikimeve të neneve 228, 237 dhe 238 të Kodit Penal.

Për të njëjtat arsye që theksojmë sa sipër ndaj personave të kallëzuar të aplikohet sa më parë sa parashikohet në Seksionin IV, nenet 221 e vijues të Kodit të Procedurës Penale. Për disa dëshmitarë që japin të dhëna, prova dhe fakte për të kallëzuarit, si të dyshuar për kryerje të krimeve të rënda të kërkohet zbatimi i programit të mbrojtjes së tyre ose sa parashikohet në nenin 165/a të Kodit të Procedurës Penale.

Avokati akuzon Berishën dhe Metën si grabitësit e floririt të Krrabës

Më 13.3.1997 dhe  në fundin e vitit 1999, në prag të vitit të ri 2000, objekti shtetëror i rëndësisë tepër të veçantë, në Krrabë të Tiranës ku ruhej thesari i shtetit dhe një pjesë e Arkivit të Ministrisë së Brendshme, është vjedhur me urdhër të ish Presidentit të Republikës Sali Berisha dhe prej ish Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë Ilir Metaj. Në vitin 1992, thesari u vendos në Krrabë. Objekti  ishte "Tepër Sekret", i Koduar “Lumi” dhe i përcaktuar si Vend-strehimi i Kryeministrisë në rast lufte. Inventari i fundit  i thesarit të shtetit ishte bërë më 27.2.1997. Pas ngjarjeve të marsit 1997, Sali Berisha, ish President i Republikës, ka ngarkuar ish badigardi e tij Izet Haxhia dhe grupin e tij të shoqërimit, të gjithë të armatosur, për të ruajtur vendndodhjen e thesarit të shtetit në tunelet e Krrabës.

Si i largoi Berisha Forcat e Armatosura që ruanin thesarin e shtetit?

Në datën 12 mars 1997, me urdhër të ish Presidentit Sali Berisha, janë larguar forcat e armatosura që drejtoheshin nga Izet Haxhia nga tunelet e Krrabës, ku ndodhej thesari i shtetit dhe në vendin e tij kanë ardhur persona të armatosur të komanduar nga  ish punonjësi i SHIK, Xhahit Xhaferi.  Në datën 13.3.1997 shtetasit Xhahit Xhaferi, Shaban Memia dhe disa persona të tjerë, me çanta ushtarake në shpinë,  duke patur çelsat dhe duke ditur kodet e hapjes së 3 dyerëve, kanë hyrë dhe kanë vjedhur  arin në monedha dhe në bizhuteri që ndodhej në disa arka.

Bje në sy fakti që kur erdhën në qeverisjen e vendit  PS, me kryeministër Fatos Nano, megjithëse ishte një fakt i bërë publik vjedhja e arit të shtetit në tunelet e Krrabës, nuk është bërë asnjë inventar krahasues me inventarin e bërë në datën 27.02.1997, para se ari të vidhej. Ilir Meta ka patur dijeni të plotë për vjedhjen e arit në tunelin e Krrabës, sikurse e dinin të gjithë shqiptarët. Ai dinte njëkohësisht faktin se pas kësaj vjedhje, autoritetet e institucioneve të shtetit nuk ndërmorën asnjë veprim për të bërë inventarizimin e arit të grabitur nga anëtarët e grupit të strukturuar që udhëhiqte dhe i dërgoi në Krrabë Sali Berisha për të vjedhur arin.

Ai ka shpërdoruar detyrën sepse, megjithëse ishte në dijeni të grabitjes së floririt në 23 mars 1997, nuk ndërmori një verifikim dhe nuk bëri një inventarizim të kësaj pasurie të madhe kombëtare, por i krijoi terren vetes së tij që të vepronte më vonë vet, me bashkëpunëtorët e tij të strukturuar në grupin kriminal, për të vjedhur "pjesën e luanit" nga Floriri i Shqiptarëve.

Beqiri tregon dy bashkëpunëtorët e Metës

Ilir Meta ka patur dijeni të plotë për vjedhjen e arit në tunelin e Krrabës, sikurse e dinin të gjithë shqiptarët. Ai dinte njëkohësisht faktin se pas kësaj vjedhje, autoritetet e institucioneve të shtetit nuk ndërmorën asnjë veprim për të bërë inventarizimin e arit të grabitur nga anëtarët e grupit të strukturuar që udhëhiqte dhe i dërgoi në Krrabë Sali Berisha për të vjedhur arin.

Ai ka shpërdoruar detyrën sepse, megjithëse ishte në dijeni të grabitjes së floririt në 23 mars 1997, nuk ndërmori një verifikim dhe nuk bëri një inventarizim të kësaj pasurie të madhe kombëtare, por i krijoi terren vetes së tij që të vepronte më vonë vet, me bashkëpunëtorët e tij të strukturuar në grupin kriminal, për të vjedhur "pjesën e luanit" nga Floriri i Shqiptarëve.

Në muajin dhjetor 1999, po në kuadrin e një grupi të strukturuar kriminal të drejtuar nga Ilir Meta, me një helikopter të Farkës, nën udhëheqjen e dy badigardëve të tij, Kastriot Braho dhe Kastriot Koçi, duke hapur me çelsat dhe kodet që dispononin dyert e tunelit, kanë kryer vjedhjen për herë të dytë të arit të ndodhur në Tunelin e Krrabës.

Dëshmitarja femër që mund të zgjidhë misterin

Po çfarë kishte ndodhur saktësisht ne tunelin sekret te thesarit te shtetit ne Krrabe ne marsin e vitit 1997 dhe në muajin dhjetor 1999? Gjate kontrollit te ushtruar kater vjet pas hapjes per here te pare te tunelit me 7 prill 2000, u konstatua se nga 24 arkat speciale metalike ne te cilat ishte vendosur ari ne gjendje monedhe lira turke, napolona francez dhe dollare amerikane, 11 arka ishin krejtesisht te zbrazura.  Ndersa nga 97 arkat e mbushura secila me nga 20 kilogram argjend, ishin hapur vetem 2 arka, por nuk ishte grabitur asnje gram argjend. Çuditerisht mes asaj rremuje arkash hermetike ku ato me flori perbenin me pak se nje e pesta e te gjithe inventarit, grabitesit nuk ishin ngaterruar aspak.

Ata kishin shkuar direkt tek arkat e mbushura me flori, madje me monedha me vlera te medha nomizmatike duke gjetur saktesisht ate qe kerkonin. Nga 24000 napolona ari grabitesit morën vetem 3999 napolona, duke lene pas 20001 napolona. Kjo tregon se këta grabitësit kishin pasur një informacion zyrtar, qe mund ta dispononin vetëm funksionare te larte te asaj kohe, sikurse ishte shefi i tyre, ish Kryeministri Ilir Meta.  Një dëshmitare e rëndësishme (femër), e cila sot bënë një jetë midis Italisë dhe Shqipërisë, gjeneralitetet e plota  të sëcilës, adresën e saj etj do t'i paraqesim pasi të thirremi prej Jush, në SPAK, për të dhënë deklaratën sipas parashikimit  ligjor, ka dhënë prova dhe fakte shumë bindëse, edhe për shkak të lidhjeve shumë të afërta familjare që ka patur me të dy ish badigardët e Ilir Metës, për arkat me floririn dhe monedhat e grabitura në Tunelin e Krrabës.

Si doli jashtë Zvicrës floriri?

Përmes një organizimi "perfekt" të bërë nga ish Kryeministri Ilir Meta, ish badigardi i tij Kastriot Koçi, nën shoqërimin e disa personave të tjerë, të paisur prej Ilir Metës me pasaporta diplomatike e kanë çuar arin e vjedhur në Zvicër.  Në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal, Sali Berisha dhe Ilir Meta, nën justifikimin e të ashtuquajturës "luftë politike" mes njëri-tjetrit, të bindur që vjedhjes së floririt "po i dilte tymi", për të bërë sistemimet e duhura të inventarit të arit të Shqipërisë, nisën akuzat mes njëri-tjetrit, duke u bërë kështu dëshmitarët më të besueshëm se janë pikërisht ata të dy që e kanë vjedhur floririn e Shqipërisë.

Dëshmitari tjetër “kyç”

Në rrethana tepër misterioze, gjë e cila kërkon një hetim të plotë,të thellë, objektiv dhe shterues, në datën 27 janar 2008, pasi ka shërbyer 10 vjet pranë Ilir Metës, në moshë të re, ka vdekur badigardi i tij Kastriot Braho "me tumorr në stomak", dhe më vonë ka vdekur po në moshë të re edhe badigardi tjetër Kastriot Koçi "me tumorr në tru", të dy autorë të grabitjes së floririt të Krrabës, ky i fundit edhe transportuesi dhe kujdestari kryesor i dërgimit të floririt në Zvicër.  

Një dëshmitar i rëndësishëm që hedh dritë në zbardhjen e kësaj grabitje të madhe të arit të Shqipërisë është edhe Ajet Ramçaj, i cili deklaron se në Dhjetor të vitit 1992 është caktuar nga Kryeministri Aleksander Meksi në një Komision Qeveritar SHIK, Ministri e Rendit, Ministri e Mbrojtjes, të përbërë nga 4 vetë me detyrë kontrollin e Objekteve Sekret e Tepër Sekret në gjithë territorin e Republikës. Në këtë kohë ky person punonte në SHIK. Mes qindra objekteve që janë kontrolluar, nga të parët ka qënë edhe Thesari i Shtetit. Ky fakt provohet me këtë akt zyrtar, që ju paraqesim, ku dalin të 4 personat e të katër institucioneve që kanë bërë kontrollin e Tunelit të Krrabës ku ruhej floriri.

Në vitin 1997, deklaron ky dëshmitar, meqënëse bëja çdo ditë rrugën Elbasan-Tiranë-Elbasan merrja në makinë si pasagjerë policë të Krrabës, tek lapidari. I ka pyetur secilin prej tyre për objektin dhe të gjithë i kanë thanë që objekti nëntoksor nuk ishte prekur, pasi hyrja e tij është e mbushur me inerte dhe ishte minosur nga Kol. Astrit Bishqemi, i cili ishte komandant aty edhe ne kohen e kontrollit që kishte bërë në vitin 1992 Ajet Ramçaj.  Në vitin 2000, vazhdon deklarimin e tij ky dëshmitar, kur u pranua nga shteti vjedhja e thesarit, ishte duke parë lajmin në TV Klan. Ky televizion nxirrte një vrimë tuneli në Malin e Krrabës thoshte se është ruajtur keq thesari i Shtetit! Për herë të parë, thotë ai, kam folur me bashkëshorten time, me vjehrrin dhe vjehrren që isha ndër ata pak njerëz që jo vetëm e di ku është por edhe e kam vizituar dy herë.

Jam ulur në makinën e shkrimit, deklaron ky dëshmitar, dhe kam shkruar një autointervistë, ku i bëja vetes pyetje dhe përgjigjesha po vet, ku nxorra të vërtetën se si ruhej thesari, dhe sesi kurrë nuk mund të vidhej ai nga cilido person, nëse nuk do të ishte përfaqësues i lartë i shtetit, që të kishte çelsat e dyerëve dhe kodet përkatëse për tre dyertë e tunelit. E kam çuar këtë intervistë, thotë ai, te Gazeta RD dhe ja kam dhënë Gazetarit Zef Lleshi. Ai, pasi e lexoi, i tha se "është bombë fare" dhe tepër i entusiazmuar mori në telefon Astrit Patozin, duke i thënë se duhet t'a botojmë menjëherë. Intervista u pëlqye shumë edhe nga Astrit Patozi dhe ju çua menjëherë Sali Berishës në zyrë.

Dëshmitari Ajet Ramçaj vazhdon më tej deklarimin e tij

"Te nesërmen tek çova vjehrrin tek Pallati i Kulturës në një mbledhje të Shoqatës të Persekutuarve, takova Zef Lleshin, i cili më tha se do t'a botonin urgjentisht se ishte "bombë".  Ndërkohë më mori në telefon Astrit Patozi  dhe më tha se duhet të vish urgjent te PD.Kam punë tash i them. Jam me Bislim Ahmetaj e Gjin Progni me thotë. Këta dy persona unë i kam shokë të ngushtë. Shkova te Bar Kalaja, ku më prisnin.Te kërkon urgjent Doktorri në zyrë, më tha.  Atherë bëja me firmën time rikonstruksionin e shtesat e shkollës Vasil Shanto. I hyp makinës e shkoi. Më shoqnoi deri tek Linda Ihsani (rahmet pastë), e cila ishte në paradhomë të zyrës së Saliut dhe iku. Ajet sa të dalin ata që ka brënda e do futesh ti, më tha. Vjen Blerim Çela dhe i thotë Lindës se do takoj Doktorrin.Do të fus pas Ajetit, i thotë ajo. Le të presë ky djali thotë Blerimi, i ri është. Del Doktorri t'u shoqnu te dera njerzit që kishte në zyrë. Blerimi futet menjëherë para meje. Prit Blerim, i thotë Saliu, të mbaroj punë më Ajetin. Takimi me Doktorrin zgjati rreth 20 minuta duke sqaru nji për nji pyetjet dhe pergjigjet e autointervistës dhe ne fund më thotë: "Ajet, të mbetet qefi mos ta botojmë. Dua ta përdorim ditë pas ditë në konferenca shtypi". Ju e dini, i thashë. Me përcolli tek dera dhe ika.  Përfundimi e konkluzioni i asaj auto interviste ish që vjedhja e Thesarit ish Shtetërore dhe pak doli në dritë në konferenca shtypi përveç në një rast kundër Spartak Poçit.  Këtë shkrim ja kam dhënë edhe nji ish këshilltari të Ilir Metës, kryeministrit”.

Dëshmia e Izet Haxhisë

Dëshmitar i rëndësishëm për vjedhjen e Floririt të Krrabës, sikurse theksuam më sipër, është edhe ish badigardi i Sali Berishës, Izet Haxhia, i cili krahas të tjerave, publikisht i ka shtruar disa pyetje Sali Berishës për ngjarjen: “Kush e vodhi thesarin në Kërrabë në mars 1997, pasi njerëzit e mi i tërhoqe nga ruajtja dhe ua dhe grupit të SHIK me Xhahit Xhaferin në krye? A të kujtohet pse u ndamë përfundimisht bashkë? Për moszbatimin e cilës porosi?”, thotë Haxhia.

43 Komente

  1. E
    Eshte me se e vertete kjo Deshmi

    Po si mer ,vec te gjitha Fakteve dhe Deshmive me te cilat perballet Medieve , Dyshja qe te gjithe shqiptaret dijme se jane Dy Kriminelet dhe Hajnat qe kan shpartalluar kte vend e shqiptare dhe madje nuk e fshehin pasurine se kan Vila kudo jovetem ne Lalz , _Bordellua e Drejtesise ka Hesht sikur mos te ekzistoj fare ne kte Shtet ???!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! - Si nuk jane thirrur Prokurori i Pergjithshem i ktij vendi ne X -TV -Studio dhe ti kerkohet nga Gazetaret te japi spjegime perse ka Heshtur dhe Hesht akoma sot e ashtuquajtura DREJTESI ?! - Kush eshte Arsyeja qe paguhen me 8-10 Milje Euro ne Muaj nga taksapaguesi shqiptare per te bere Drejtesi dhe nuk bejne Asgje ! _ Ktu pastaj kuptohet qarte se Bordellua Drejtesi eshte bashkepunetore me Dyshen qe nuk kan lon gje pa i vjedh ktij Shteti ! Qe nga Thesaret , Pronat , malet ,kodrat ,lumenj e bregdete , e deri ke Koha qe i kan vjedhur shqiptareve ne kto 31-vjet duke i mashtruar e shkaterruar te Ardhmen . - Po pushtat tane ,perse derdellisin medieve brockulla pa vlere ,dhe nuk i kerkojne Llogari Pallatit te Bordellos Drejtesi ? Apo ndoshta jeni te gjithe muti i se njejtes Hale qe po qelb jeten e shtetin e shqiptareve . Prandaj jemi gjithmone te fundit dhe na neperkemb Bota . Kjo eshte e padurushme . Del kryekrimineli saleh brrisha e maskarai ilir metaj dhe pellasin medieve ,duke i bo karshillik ktij populli e shteti mashtruesash

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kerkese miqesore

      Ku i ka vilat Berisha aman se jam kureshtar ta di? Zotrrote thua qe"e dine te gjithe " , po ja qe une se ditkam. Do te isha shume mirenjohes , sidomos po ta shoqeroje me Fotografi.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kerkese miqesore n.2

        Jam i mendimit si ju "z.Kerkese Miqesore". Ky i ashtequajturi avokat eshte nje plehre mbi plehrat.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dardan

          Avokati Idajet Beqiri ka hskuar ne SPAK si burrat e vertete te Mallakastres, shkoni edhe ju "Kerkesa Miqesore" dhe ballafaqohuni atje, se populli thote: "ja sheshi, ja mejdani" dil ne shesh Sali kapedani!"

          Përgjigjjuni
          1. l
            lexuesi

            Ndersa ju 2 "Kerkesat Djallezore" jeni per tu misheruar mbasi jeni zejmenet e Zen Berishes dhe komentoni ketu per te cuar buken e gojes ne shtepi, Mund te na thoni te pakten se sa ju paguan ne muaj?

            Përgjigjjuni
            1. m
              miku

              Kerkesa miqesore1 e 2 dhe armiqesore , eshte super kriminale dhe duhen gjetur se kush jane; gjenden shume thjeshte. Dhe po nuk i gjeti prokurori, i gjen gruaja e tij.

              Përgjigjjuni
            2. M
              Maskarada e Dy Krimineleve te Kombit

              Kerkese miqesore ! eeeeeeee eeeeeeeee i jan qep mileti asaj Viles se Lalzit qe jan kan dhuruar Militantet e PD-se ,po ku vila Kryekurva e KOmbit bre burra ? Ne Shengjin ? Ne Vlore ? Ne Himare ? Ne Sarande ? hahahahah po Miljardat ku i ka ? Ne Zvicer ? Ne Qipro ? Ne Vien ? Ne Kuvajt ? Ne Greqi ? Ne Belgjik ? Ne Franc ? hahahahahahah ja pra qe Kryeshkerdhata i Kombit Shqiptare eshte nji fukara . As kriminel nuk eshte . Piramidat i beri populli vet ,sepse donte te pasurohej dhe e hengri hahah .Po 97 -en ? Perseri populli ,sepse vodhen njeri -tjetrin . Po sulmin e Vlores ku ngelen zvarre rrugesh trimat e saleh hamutit pri trapoje ,qe qenin e luteshin mos ti vrisnin vlonjatet ,duke then nuk na dergoj saliu ne ,erdhem per plazhe ! Po Biznesmenin Remzi Hoxha saliu e zhduku ? Jo. Eshte arratisur vete e fshihet . Po Gerdecin more saliu e shiti Armatimin e Ushtrise Shqiptare duke fituar Miljona $ duke vrare femij gra pleq , dhe rrafshoje 300 shtepi ? Jooooo o budallenj ,ishte termet Natyror ai .Po 21 Janarin me snajper lart KM kush i vrau saliu te 4 -er ? absolutishte qe jo . Po teritorin detare Grekut kush ja dhuroj saliu do thoni ju ne nji ze .Por jooooo nuk ja dhuroj ,ja fali ! Pra krisma s'ka pasur por Fakte Plot . Fotot i kemi fiksuar ne Albumin Apokalipsit Demokratike or tej - miqesissht e verteta

              Përgjigjjuni
              1. L
                Leka I Madh

                Ajo e gjirit te hajduteve Lalezit

                Përgjigjjuni
              2. j
                jevgu

                Kraja qe kur ka ardh nga USA po bohet gati me dhon dorheqjen as dhe islamiket e iranit me siguri qe jan kan kopju te gjitha letrat spakut. IM me gjith baxhellen minimumi i dihet marre pasaporta urgjentisht pa filluar mire hetimi i detajuar dhe nga nje grup prokuroresh te pavarur dhe jo nga Ben Karja. Pergezime per Idajetin dhe zoti ja shtoft inotin, nuk ka rendesi se si e kompilon akuzen mjafton qe akuza te jete e rregullt dhe me sa me shume fakte dhe deshmitare

                Përgjigjjuni
              3. S
                Salkari

                O avukat , mos u lodh kot , flene ne Spak , nuk e ke kuptuar ?? Je avukat me bole , duhet ta kishe parashikuar ......nuk duan te hetojne , eshte e veshtire ta kuptosh ??? Nuk duan , Flene gjum , dhe flen kaq rende sa duket sikur kane vdekur ....ti bej jo dy , por dyzet denoncime , do kene fatin e njejte ....ata nuk preferojne dokumenta te garantuara nga fbi dhe cia per bashkepunim me ruset , ti na tregon histori , avukat mblidhe mendjen ....eshte shume e thjeshte , nuk duan , jane njesoj te gjithe ...po te hetohet njeri ezhte si te gjesh fillimin e shthurjes se pulovres ....iku e tera

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Per bolet

                  Po ti qeke ma bole se ky avokati yt bole. Po more bole, meqe e paska thene ydajeti dhe e ka botuar nen titullin Bombe Merua, ashtu duhet te jete se ska sesi ndryshe. Dhe bole si ti dhe idajeti yt presin qe te dale ndonje, Bole nga SPAKU e te shkoje ne gjykate me artikullin e Boles tat ,hydajet dhe tredhi Ilirin e Salen.

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Pilo Lala

                    Idajeti keto te dhena i ka nga Izet Haxhija, dhe jane te sakta.

                    Përgjigjjuni
                2. E
                  E meritojme me keqe se kaqe.

                  Popull viktime qe meriton me shume se kaqe ..Perjashto nje pakice qe Jane te Sinqerte dhe vuan nga keto Kriminele Politikane.. Po keshtu do te vuajne ne shekuj akoma ky Popull..Nuk ka Burre nene ta ndimoje kete Popull m...them m.....se edhe keta Kriminele Politikane pjese e popullit Jane .

                  Përgjigjjuni
                  1. o
                    o popull dele

                    A nuk kuptoni Nuk ka sens per te dal e denuar sepse kush shum e kush pak ter elita politike esht e zhytur ne hajni e krim qe spo pushon ktu e 40 vjet Shikoni po ato ftyra po ata kriminel e hajdut sillen neper kembet e shqiptareve aty ne parlamentin e tyre Shifni Fatos plehun ,cohet e shan Ed hajdut ikonash se diku si ka shku pazari ,se kjo kast don me cdo kusht te jet atje ne maj deri sa te ngordhin dhe e kan qelbur aq keq sa cohet Amerika te "THERRAS" KAPENI HAJDUTIN !!!!! E kush ta kap ???? Hajduti e kriminelet gerthasin me shum e organizojn delet e zeza te kercenojn ,qe te heshtin te tjerat Shikoni kush ka drejtuar kte popull e prisni te shpetoni kte Komb qe po zbrazet dita dites Jan po ato HIENA qe edhe me kerm ushqehen e si gjen gje Kot cirresh o Edi Rama , se qe te pastrosh kte QENEF do BYTH e ti sa koh jan aty kta e ke te sigurt pushtetin qe po ta fal ky popull , se spo del nje ENVER HOXH qe ti shuj deri ne gen U zgjata me kte shkrim se nuk besoj ma tek askush ,se vazhdon tallja ,se me jan neverit po kto ftyra dhe me gjith shpirt uroj te dalesh gjall nga kjo inisjativ i nderuar Idajet Po e mbyll e respekte per kte drit te cmuar qe ju hedh shqiptareve

                    Përgjigjjuni
                    1. a
                      albi

                      U be gore ky Beqiri..Berisha e ka masakruar per 10 vjet Meten duke e quajtur Like Floriri.

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Dakord

                        Ti albi duhet te jesh i ri qe nuk e ditke se berisha akuzon i pari te tjeret per cdo krim qe e ka kryer vete. Qe mos zgjatem te kujtoj vetem azem hajdarin qe e nxori vete ne prite dhe arkivolin e tij e perdori per grusht shteti ne 1998 me motivin se e kishte vrare nano.

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Drini

                          Haji mutin avokatit o Albi, po stedoli ha edhe kete timin se ta japim falas...

                          Përgjigjjuni
                          1. m
                            miku

                            albi dhe jot eme do kete ndonje gorre qe ja ben qilizmen 41-50, besoj; por eshte fatkeqe qe toka mban kerma te tille si ju. Ketu flitet per vendin, ju krimba haleje beni komente sikur dilni nga bytha e sali sheqeres dhe ilir mutit. Kerma!

                            Përgjigjjuni
                          2. E
                            Ed delenxhiu

                            Idajet Beqiri, burre trim, i ndergjegjshem e patriot. Edi Rama

                            Përgjigjjuni
                            1. F
                              Fair enough

                              Ore qe ka njerez te ndershem ky vend nuk diskutohet, por te ndershmit jane pa pushtet e madje te rrezikuar. S ka as vullnet nga politika per zhvillim e meritokraci. Keta qe jane ne krye jane hallexhinjte me te medhenj. Jane ne hall per te fshehur gjene e vjedhur, ne hall se mos i kap lapsi. Edhe ky denoncim do shkoje kot sic plot te tjera se nuk ka ne themel te tij fitimin personal, pazare me jep te jap. Ta dine brezat e ardhshem se cfare demokracie e cfare shteti po i leme….nejse

                              Përgjigjjuni
                              1. B
                                Booo

                                Ej e forte kjo -Izet Haxhija (truperoja i presidentit) , paska pyetur Berishen " Pse i terhoqe NJEREZIT E MI dhe çove ate te shikut a çfare ishte??, Ejjj milet, kjo eshte gallate shqiptare, njerezit e IZETIT, duke mbrojt floririn e Shqiperise. Hajde avokar hajde, Hajde gazekar hajde!

                                Përgjigjjuni
                                1. L
                                  Lisi

                                  KY Avokat, hajdut dhe kriminel paguhet per te shpifur per llogari te E. RAMES. Shkesi eshte MERO GELBAZA qe plehrave te tille ju jep ndonje therrime dhe vend ne gazeten me te qelbur te ketij planeti.Lambrozo po te ishte gjalle vetem nga forma e kokes te " Avokatit" dhe mentorit BAZE, do shkruan te vellime te tera per te ilustruar dhe me tej teorie e tij per kriminelet. Perfundoje me pak shprese se komenti I'm, do te botohet.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. M
                                    Miranda

                                    O "Lisi" i Vicidolit, Avokat Idajet Beqiri ka nje mision atdhetar per te kryer: pas Perbindeshit te Vicidolit, Doktor Sali Mortjes dhe Tigrit te Cepanit, Ilir Floririt, do te coje ne SPAK edhe Ariun e Surrelit, kij durim!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. D
                                      Drini

                                      Ti lis-dhjeri ha mut kot se po i mblidhen rripat lilo hajdutit, te dale ne shesh e te beje edhe shqiponjen , nuk ka shpetim , burg, burg dhe vetem burg per lilo hajdutin

                                      Përgjigjjuni
                                    2. a
                                      arqile

                                      O Idaet kraja k....çrokuror eshte vendosur aty per te mbrojtur sale e like eshte bere me qellim.Nuk ben asgje kraja duhet eleminuar ai gje qe nuk ndodh se mbrohet keshtu qe kot e ke ti.Kete pune e zgjidh vetem Amerika dhe perendia mesa duket sala do jete i vdekur atehere por zor se do gjenden me leke apo flori se keta kane harxhuar pa mase keto vite nuk ka patur te ngopur shkelzoja dhe kokepi..madhja e nuk ka me lek e as flori

                                      Përgjigjjuni
                                      1. .
                                        ...

                                        Luftë brënda llojit në stanin e komunistëve. Gjellë qënësh.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. Z
                                          Zjarri

                                          Idajet Beqiri je burre me bole te renda. Spak cohu nga gjumi se rrogen e keni 5000 € qe ju hengert mortja friksat e m...

                                          Përgjigjjuni
                                          1. J
                                            Juria Sky Tower

                                            Sa vjet burg ka bërë Idajet Beqiri për mashtrim e fallsifikim o shoku Mero ? E ke masakruar me Temen e AgjitPropit me keq se Lulqim Bashën. Bëri edhe burg si "zonjat" duke dale vullnetar per sapunin. Tani do te na mbushesh mendjen se Idajeti jo vetem ju rruan bolet Metës dhe Salihut por perdor edhe shkume. Mora vesh qe ne Pështan nga 10 vetë, 7 vrapojnë ditë e natë nëpêr male, dhe 3 janë budallenj funksionalë. ( Ymer Çorapja thone ne fillim vraponte pastaj e mblodhi mendjen, u martua.)

                                            Përgjigjjuni
                                            1. S
                                              SHPELLARET, MALOKET demokrat brez mas brezi

                                              KOMENTATUER! Shterngonju fort pas babes Sali se dun me e myt krejt. Ai o balli i djelmenis se Shqypnis, ai o pa vila, pa shpi, pa grue e pa katandi, te gjitha kto i ka zavendesue me MOMEN Shqypni. Mero Baze, me gazeten e vet qe dikur ja ka djeg Edi Rama, o antishqyptari ma i math e ma i rrezikshem, prandaj o KOMENTATUER, tregonjani venin, hiç mo e lini te bzaj.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. C
                                                Como

                                                Lisi e.paske emrin dru me pre qenke .

                                                Përgjigjjuni
                                                1. Çekiçi

                                                  SPAK ËSHTË INEKZISTENT SIKUR TE EKZISTONTE SPAK KETA 2 HAJNA DUHET TE ISHIN QE MOTI NË BURG

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. L
                                                    Leviz bythen Spak ju a shkerdhefshim ate Prag

                                                    Rrespekt Avokatit te popullit qe kerkon Drejtesi kunder vjedhjes dhe shpartallimit te Pasurise Shqiperise nga Dyshja e Maskarenjeve me Maska Politikani qe shpartalluan pasurine e Shqiperise

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. S
                                                      Shqiptari

                                                      Z.Idajet! Ka pak lajthitje ne emrat qe ti citon ne padi.Ngaterron nje profesor me nje polic —Se pari:Astrit Bishqemi eshte shkrimtar dhe pedagog i nderuar nga Elbasni,tani pensionist. —Behet fjale per te ndjerin Arjan Bishqemi,i biri i Osman Bishqemit,i denuar politik.Osmani ishte i biri i Tasim Bishqemit,ushtarak ne kohen e Zogut,pushkatuar si kriminel lufte ne 1945. —I ndjeri Arjan Bishqemi,i rritur ne internim,me profesion tornitor,pa ndonje arsim,u rekrutua ne Policine e Shtetit ne “kohen e Berishes “dhe iu dha grada e kolonelit.Ne Elbasan shquhej per lidhjet e tij te ngushta me vagabonde,vjedhes dhe grabites si Enver Rusta me shoke. —Ishte e paimagjenueshme qe nje individe i tille,qe dyshohej se ishte dhe bashkepunetore te sigurimit te shtetit, pa arsim,me sjellje dhe qendrim aspak korrekt me ligjin,gradohet kolonele dhe i besohej ruajtja e thesarit... —Kjo ishte sikur t’i varje ujkut melçite ne qafe. —Ndonese i ndjeri Arjan u arrestua,u denua dhe u lirua,e me vone u largua ne Amerike ku dhe nderroi jete,u ths se ata qe vodhe floririn ishin disa fshatare aty rrotull qe arriten te merrnin disa verdhushka dhe bene ca muaj burg e dolen,ndersa Berisha e gjeti hajdutin,e degjeneroi ne media dhe e pagezoi Ilir Floriri. —Tani qe u ka ardhur fundi,betohe per Qiell dhe per dhe se nuk kane vjedhur qysh kur kane le. -Ashtu si dhe Ahmet Zogu qe mori me dokumente te firmosur nga mministri Thaçi dhe drejtori i Thesarit jo pak,por 566 700 franga ari dhe sot i biri thote se i mori gjermani,ne nje kohe qe gjermani mori floririn ne 1944,Zogu kishte ikur par 6 vitesh me gjithe 190 kg flori,dhe hajdutet e vertete thone se jane te lare, nuk kane gisht ne kete histori! Çfare Gallate! -Po keta horra ishin ne krye te shtetit dhe kishin ne dore çelesat e shtetit dhe detyren te mbronin pasurine dhe thesarin e ketij vendi. -Te presim se çfare do thote drejtesia,dhe a do gjinden hajnat e vertete te thesarit te shtetit!!! -Avokat duhet te jete me i sakte ne padine e tij

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. h
                                                        historia perseritet

                                                        Avokati i njohur Idajet Beqiri!! Pikerisht ky Idajet Beqiri qe ka paditur per rrahje Izet Haxhine ne 1996, per tu bere pastaj Avokati Mbrojtes i tij (si per ti dhene vertetesi shprehjes popullore "Kush te rreh, te do") Fakti qe ky pushtet nuk gjen tjeter por kete karagjoz Beqir Idajetin per te bere kete padi tregon se eshte me karagjoz se vete Idajeti.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. T
                                                          Tersi

                                                          Si vallë mund të ketë akoma qënie që nuk mund të jetojnë dot në liri por ngelën mes shalve të fishkura të plakaruqit magjistar! O morra, pleshta, këpusha a çfardo m.. të jeni, që vegjetoni aty mes pisllikut dilin një herë jashtë ushkurit të benevrekeve,dilni, dilni ajrosuni! Dilni se u qelbët dhe qelbët gjith kombin! Dilni o qelbësira dhe shikoni fqinjët se si jetojnë e përparojnë, se si respektojnë ligjet dhe duan shtet? Dilni o të qelbur se na ndytë emrin!

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. f
                                                            fteri

                                                            Një grup njerëzish që qe zotrojnë pasuritë e vendit dhe popullit tonë , 30 VJETËT E FUNDIT ,JAN KRIMINELËT DHE VJDHËSIT MË TË SHËMTUAR TË KËTI VENDI ,JAN PERSONIFIKIMI I KEQBËRSIT Sali Berisha ,përfajqësojnë ushtarët e ekspeditës mercenare të veriut që hapën depot e ushtrisë ,liruan të burgosurit ,kaluan armët në duart e kriminelve,që sulmuan jugun e shqiprisë me mercenar nga veriu për të vendosur zgjedhën e egër të Saliut dhe klanit të tij shfarosës të gjitha fabrikave dhe uzinave ,ullishteve e portokalleve ,fermave dhe N/b-të ,duke nda në dy gjysma shqiprinë ,gjë e cila nuk ka ndodhur përgjatë 100 vjeve shtet shqiptar,duke ju hakërruar popullit “DO JU A NGRI BUZËQESHJEN NË BUZË “! ,Ky katallani Sali me një sy në ballë sundoi pasurinë dhe jetët e popullit varfër .ndërtoi parajsën e vetë përrallore ,me vila që jan pjesa e dukshme e milarderve mercenar dhe në pushtet aktual ,duke gënjy e duke mashtru ,duke vjedhë e shkatrru dhe KURRËN E KURRËS nuk kan dhënë llogari para ligjit ,çdo gjë .Dy KUQEDËRA, e paska pasur kokën njëri në majë të Viçdolit- Tropojës,tjera në Çepan të Skraparit ,shtatin nën dhe gjatë socializmit ,bishtin në Tiranë dhe përgjatë breg të detit me qendër gjiri në Lalëz ,kur goditen nxjerrin gjuhën me zjarr si trimat e jutbinës të viçidolit dhe çepanit ,lëshojn rrufe e bumullina që të dridhin dhe këmishën në shtat ,këto jan kuçedrat .vodhën dhe shitën armatimet e ushtrisë 2 milonshe ,të atyre që vodhën bankat dhe floririn e B.SH-së në krrabë .Këto hanë ,pinë zihen ,grabisin ,luftojnë dhe shtypin popullin pa mëshirë ,me përkrenar në kokë ,me shpatë në dorë ,në brez dhe mburojë në dorë turren me shkallë në krahë selisë partisë vetë me nda shqipërinë në zona fetare ,sipas interesave për të zhdukur e rrafshuar historinë 45 vjeçare të socializmit ,dhe për të zhdukur shpirtin luftarak liridashës të L2B dhe periudhën brilante të zhvillimit socialistë.Këta janë orë ZI ,U JAN MBARUAR ARMËT U KA NGRI ORA JU BË GURË ,JAN SHPALLUR NON GRATA !

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. H
                                                              Halet e kombit

                                                              Likja e Saliu,dy legenat e kombit,kane fillu dhe bejne analizen e ngjarjeve te tyre kriminale.Pa shume koment,dhe pa argumenta,per ata qe mbeshtesin,dhe kundershtojne me ofendime avokatin,ka nje te vertete,se Sali Karaxhici,me bab serb,dhe krushqi serbe,dhe ilir rakitiku,qe eshte ba si bajge lope nga halli,te vertetojne akuzat qe i kane bere njeri tjetrit,ne menyre publike,me ze e me figure,dhe keto shtesat e tjera i vertetojne ne rruge e siper.Keta jane dy me plehrat e kombit,dhe dy figurat me te urryme,prandaj dhe fundin do ta kene sic e kerkuan

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. K
                                                                Komentuesit qe mbrojne Dyshen jane Njerzit e tyre

                                                                Te gjithe Komentuesit ktu qe mbrojne Dyshen Famekeqe qe kan shpartalluar Prona e Pasurite e Shqiperise ,, jane njerzit e tyre e dyshesh se SHKERDHATAVE TE KOMBIT (saleh ha mutaj ) jane bashkpuneoret ne vjedhje ,ne vrasje ,ne pervetesime te Pronave te Shqiptareve , jane bashkeKriminelet jane familjaret e Familjeve me te Urryera ne Shqiperi , pra ________ asnji nuk duhet ti marri seriozishte e as te nervozihet nga Komentet e Familjareve te dyshes ( salieh mutaj ) Problemi ktu eshte se , Qeverria pushtetaret i dijne te gjitha kto Krime te Dyshes se Shkerdhatave te Kombit -dijne edhe se Bordellua e Drejtesise Llalla , i sherben Dyshesh Kriminale , por nuk i intereson te behet Drejtesi sepse keshtu rrijne perjetesishte ne Pushtet ! ________________________________Pushtetaret jane bashkFajtore madje kryesore perse Dyshja e Krimineleve saleh mutaj nuk Hetohen dhe nuk i njihern Krimet e Vjedhjet qe i kane bere shqiptareve dhe Shqiperise . O PUSHTET I MASKARENJEVE PERSE NUK I KERKONI DREJTESIS BORDELLO _E SPAK TE BEJE DETYREN PER TE CILEN PAGUHET ???????????????????????????????

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. D
                                                                  Dakord

                                                                  Ky avokat eshte si puna e atyre pleqve te inceneratorit.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. K
                                                                    Komplotisti

                                                                    Le te dalin te gjitha horrlliqet ne shesh se boll ka vuajtur ky popull qe nga 1945... Kurre nuk iu tha e verteta dhe udheheqesit e tij vetem sa e vodhen dhe e grabiten si lukuni qensh. Secili te jape pergjigje para ligjit dhe sigurisht edhe para Zotit!

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. Y
                                                                      Ylli

                                                                      Bravo avokat per kurajon qe po tregon

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. a
                                                                        am

                                                                        Te kishin vjedhur floririn ku ma ke! Ai flori s’ka asnje vlere krqhasuar me cfare i bene shtetit keta zagare ne vitin e fundit te qeverisjes. E c’ka i bene shtetit keta s’eshte asgje krahasuar me dhunen qe i bejne shoqerise shqiptare dite per dite nga keto televizjonet e gazetat ku vjellin fjalorin e tyre te ndyre ne veshet e gjithe shqiptareve deri sa na eshte cpifur gjuha jone.

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. a
                                                                          albi

                                                                          Avokatin dikush e ka siguruar se edhe po su vertetuan akuzat ty sdo te te gjeje gje.

                                                                          Përgjigjjuni

                                                                          Lini një Përgjigje