Zbulohet shkresa: Açka dha dorëheqje si drejtuese e Komisionit të Medias, por Bardhi e kishte shkarkuar ditë më parë

25 Korrik 2024, 09:50Politika TEMA

Zbulohet shkresa: Açka dha dorëheqje si drejtuese e Komisionit

Deputetja Flutura Açka ka njoftuar kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla se largohet nga grupi parlamentar i PD-së, si dhe ka dorëzuar dorëheqjen nga Drejtimi i Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik, komision të cilin e drejtonte që prej vitit 2021.

Largimi i saj ka ardhur pasi kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi më 22 korrik ka bërë kërkesë për largimin e Açkës, dhe zëvendësimin e saj me Ina Zhupën si kryetare e Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik.

Kërkesa për largimin e Açkës nga Komisioni i Medias është diskutuar disa javë më parë në mbledhjen e grupit të PD, ku disa deputetë si Ina Zhupa, Elda Hoti, Luan Baçi e të tjerë, i kërkuan Bardhit shkarkimin e deputetes, që nuk është rreshtuar krah tyre, por kjo kërkesë u refuzua prej tij.

Zbulohet shkresa: Açka dha dorëheqje si drejtuese e Komisionit

5 Komente

  1. N
    Noci

    Njeri surrat me i piste se tjetri,duke filluar me Bardhin.Açka eshte shkrimtare dhe sigurisht e djathtë por tolerante dhe e edukuar.Tani ky komision i Medias me nje njeri si Zhupa qe njeh vetem genjeshtren eshte i vdekur,sepse ajo si kryetare do te jete si te zakonshmit e PD qe nuk njohin tolerancen dhe e kujtojnë vehten mbret

    Përgjigjjuni
    1. M
      Maloku

      A moj Flutura ti ke nje te "keqe" se je fisnike dhe prandaj duan te te heqin, ndersa ata te dy qe ke mbi koke jane te dy harbute njeri nga fshatra te thella te Kukesit ku per jastek mbjane trungun dhe tjetri nga Kavaja qe vetem per thashetheme shquhen. Turp per Gazin nga Kavaja qe e kishte dhe mikeshe dhe i shkaktoi nje zhgenjim te madh Flutures. Une e miratoj veprimin tend se ishte shume fisnik, dhe vetem turpi ju mbeti juve o demokrate te medhenj

      Përgjigjjuni
      1. o
        opozitat e sajuara jane te Deshtuara

        Opozita ka mundesine te pastrohet nga pseudo-opozitare qe kurre nuk bene opozite ne parlament. Asnje deklarim prej opozitarje nuk i mbahet mend kesaj Acke.

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nje sygjerim per Fluturen

          Eh moj Flutura, je kthyer ne Tirane te rrezosh Ramen, por je futur gabim ne PD. Tani qe e ke mesuar cfare klani eshte PD, ben mire futu ne PS se vetem nga brenda mund te arish qellimin, nese vertet nuk don Ramen KM. Ndryshe kthehu ne Holande dhe gezo jeten pa plehra si Bardhi etj. rrotull.

          Përgjigjjuni
          1. H
            Humoristi

            Te saten here zonja ,me koleget e saj filoqylsa japin doreheqje nga doreheqjet

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje