Zelensky ngre alarmin: Rusia po mbledh 50,000 trupa në kufirin verior të Ukrainës

28 Maj 2025, 13:55Bota TEMA
Zelensky ngre alarmin: Rusia po mbledh 50,000 trupa në kufirin verior

Presidenti Volodymyr Zelensky tha se Rusia ka mbledhur 50,000 trupa pranë rajonit verior Sumy të Ukrainës.

Sipas mediave të huaja, udhëheqësi ukrainas tha se "forcat më të forta" të Kremlinit janë aktualisht në vijën e frontit në Kursk, në Rusinë perëndimore, duke shtuar se ai besonte se Rusia dëshironte një zonë tampon prej rreth gjashtë miljesh.

Por ai shtoi se Kievi kishte ndërmarrë hapa për të parandaluar Moskën nga kryerja e një ofensive në shkallë të gjerë atje.

“Forcat e tyre më të mëdha dhe më të forta janë aktualisht në frontin e Kurskut për të shtyrë trupat tona jashtë rajonit të Kurskut dhe për të përgatitur veprime ofensive kundër rajonit të Sumy”, u tha Zelenskyy gazetarëve.

Sumy shtrihet përtej kufirit me rajonin Kursk të Rusisë, ku Ukraina më parë kishte pushtuar dhe mbajtur një copë tokë për muaj të tërë, përpara se të dëbohej pothuajse plotësisht muajin e kaluar.

Rusia ka pushtuar të paktën katër fshatra kufitare në rajon kohët e fundit dhe është përpjekur të japë sinjale, me raportime se trupat e tyre po përgatiten për një ofensivë verore në Ukrainë.

4 Komente

  1. G
    Gaz

    Shtrengo sumen anticensure!!!!

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zis

      ti ske ca shtrengon se ta kane shqyer

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gaz

        Fener Zisi: po fol per veten?

        Përgjigjjuni
    2. Z
      Zhelenski cifut

      Nuk jane 50.000 por jane 500.000 ,5.000.000 50.000.000 Kaq gjermane ka vrare edhe xhaxhi enveri Propaganda zioniste comuniste

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje