Nga Adrian Thano
Qeveria ka një hall: do zgjedhje në Tiranë, sa më parë. Presidenti ka një detyrë: të dekretojë datën. Gjykata Kushtetuese ka një dosje – padinë e Erion Veliajt.
Sipas ligjit, sa kohë që ka një ankim aktiv për një shkarkim, zgjedhjet nuk lejohen. Jo për Erjon hajdutin e kësaj parajse qelibarësh. Jo për inat të qeverisë. Por për respekt të shtetit ligjor. E nëse ashtu e thotë një nen, po qenka dhe një tjetër, ka dyfish arsye për të mbledhur Gjykatën. Fundja, për këtë e paguajmë.
Në këtë mozaik, topi është në fushën e Presidentit Begaj. Do e shkelë ligjin me pretekstin e emergjencës elektorale? Apo do presë vendimin e gjykatës, edhe pse kjo nuk i pëlqen qeverisë?
Një dekret i nxituar e fut shtetin në një udhë pa kthim. Një datë e hedhur kot, përballë një procesi gjyqësor të hapur, mund të prodhojë zgjedhje me afat skadence. Një krizë tjetër më shumë, në vend të një zgjidhjeje.
Nga pikëpamja ligjore dhe administrative, Tirana nuk është në emergjencë, si deklarohet. Mund të thuhet se ndodhet në një situatë të pazakontë institucionale. Kjo konsiderohet krizë, por jo domosdoshmërisht “emergjencë”.
Funksionimi i bashkisë vijon. Administrata e bashkisë, nënkryetarët dhe strukturat drejtuese, vazhdojnë të funksionojnë sipas ligjit për vetëqeverisjen vendore. Nuk ka ndalim të shërbimeve publike: Shërbimet si pastrimi, ndriçimi, infrastruktura, etj, nuk janë ndalur, që do të ishte tregues për një emergjencë reale.
Është cunguar përfaqësimi politik i qytetit, jo funksionimi i Bashkisë. Sa mirë për Tiranën që dy nivelet më të lartë të ekzekutivit, vetë Kryeministri dhe zëvendësja e tij janë marrë drejtpërdrejtë.
Emergjenca funksionale dhe ngërçi politik dhe institucional, janë dy gjëra të ndryshme. E dyta kërkon zgjidhje të kujdesshme, jo të nxituar.
Vetë debati tregon se legjitimiteti i Veliajt është i diskutueshëm. Në një shtet normal, do prisnim drejtësinë të fliste. Zgjedhjet nuk janë gara shpejtësie.
Presidenti mund të zgjedhë, a është më i rëndësishëm sahati apo Kushtetuta; t’i japë Shqipërisë një datë, apo t’i japë demokracisë sonë të telendisur, më në fund, një standard.
Zgjedhjet nuk jane gare shpejtesie zoteri, po Tirana do urgjent kryetarin e bashkise. Kushtetuta ngarkon me pergjegjesi kryeministrin e presidentin nese keta nuk bejne detyren e tyre per t’i dhene Tiranes sa me shpejt kryetarin qe i duhet. Te fala Kushtetuses!
O Besnik nga je ti ladies nga Rrila ?
O Besi po kushe je ti qe po na jepe mende por ike mor derzi se nuk te ka ardhe rradha me me na dheme mende dhe e dyta pse e duan me aq ngute kryetarin e bashkise Tirane por kij parasysh se keto maskarlleqet i organizon vetem kryeministri i vendit se behet xheloz per Lali Erin se eshte punetore dhe e ka be Tiranen si Parisi i vogel. Fitore Erionit.Urime
Shkrimi eshte qytetar dhe i ve pikat mbi i. Por Begaj nuk e ka ate takat. Ndryshe nis ai hesapi qe ai vete e di ca eshte. Jane letrat ne Spak. Ata qe e vun aty e din gjithashtu. Eshte president i kapur per fat te keq,pjes e sistemit Nese kete artikull e ka shkruar kryeredaktori i kesaj gazete qe e respektoj per shkrimet shume te goditura te kohes se fundit, atehere them se dhe ai e di shume mire pse Begaj nuk e firmos dot dicka qe Rames nuk i pelqen. I hap vetes dyert e burgut shkurt muhabeti dhe shkon edhe vet aty ku eshte Veliaj
thana, per lali erin ka folur, si e jema e zeqos, maje thanes.Nga e keni peshkuar kete tip Tema?
S, qe nuk di asgje, injoranca eshte mire te heshte ADRIAN THANO eshte botues i gazetes Dita o njerez, ....
Respekt! Gazetar me integritet!