E lexova artikullin e Ben Blushit lidhur me mosnjohjen e shtetit të Palestinës, gjegjësisht gabimit të cilin, sipas tij, e kanë bërë Britania e Madhe dhe Franca (dhe shumë shtete të tjera evropiane apo joevropiane si Australia). Mbase që në fillim duhet bërë dy sqarime që bëjnë dallimin në analizë mes aktit të njohjes si politikë e shteteve dhe dimensionit të vlerave morale, të cilat në shkrimin e Blushit arrijnë shkallë brengosëse dehumanizimi. Pra, është e drejta e shteteve që ta njohin apo jo Palestinën dhe nëse Shqipëria e Kosova, si dy shtete evropiane, nuk e njohin Palestinën, kanë një raison d’etat (arsye të natyrës shtetërore), siç kanë shtetet e mëdha evropiane si B. e Madhe apo Franca, që e kanë njohur. Shqipëria, për shembull, mund të ketë më shumë interes mbajtjen e marrëdhënieve me këtë Izrael çfarë është sot dhe këtë e ka manifestuar duke pritur me përqafim në Tiranë presidentin e Izraelit, Isaac Herzog, të shtetit që në të njëjtën ditë (12 shtator 2024) bombardoi një shkollë në Gazë që shërbente si strehimore refugjatësh, duke vrarë 18 veta, në mesin e të cilëve gra, fëmijë dhe 6 punëtorë të OKB-së. Kosova, nga ana tjetër, ka shprehur distancën e vet me Palestinën me faktin se autoritetet e Palestinës ua përsërisin autoriteteve të Serbisë se nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovës.
Në që të dy shtetet përllogaritja e interesit shtetëror i ka vendosur në kampin e atyre që nuk do ta njohin Palestinën apo këtë nuk do ta bëjnë ende.
Për më tepër, dhe kjo është vërejtja e dytë, njohja e shtetit të Palestinës ka pak efekt praktik. Palestina do të duhej të ishte shtet që në vitin 1947 dhe OKB-ja këtë e përsërit deri në ditën e sotme. Palestina njihet nga 157 shtete, në OKB ka ambasador që ia garanton statusi i shtetit vëzhgues të përhershëm, por ky dimension i legjitimitetit nuk e ka mbrojtur nga gjenocidi, të cilin e ushtron Izraeli ndaj popullit palestinez.
Këtu, te gjenocidi, besoj ia vlen të ndalem për të shprehur dallimet thelbësore me z. Blushi, i cili i përshkruan palestinezët si një popull që nuk arrin të krijojë demokraci, ekonomi dhe shtet, dhe pasi që u sugjeron që “duhet të kalojnë një proces ekzorcizmi, duhet të nxjerrin djallin nga shpirti”, shprehet se “Palestina nuk është gati për të bashkëjetuar me pjesën tjetër të botës së qytetëruar”, “nuk është gati për të bashkëjetuar me ne”, “nuk është gati për të jetuar si ne”.
Meqë supozoj se me “ne” z. Blushi ka nënkuptuar bashkërisht civilizimin perëndimor dhe shqiptarët brenda tij, besoj se mund të shprehë vijën e thellë ndarëse në interpretim që kam me të.
Ekziston një arsye themelore pse palestinezët janë në gjendjen në të cilën janë, e ky është okupimi dhe gjenocidi. Populli palestinez, autokton në tokën e vet, ka pësuar spastrimin etnik që nga viti 1947 (Naqba) e deri më sot, me kolonizimin e përditshëm të Bregut Perëndimor (siç quhet shqip West Bank, territor i apostrofuar në shkrimin e z. Blushi). Që nga viti 2023, Izraeli pos gjenocidit të heshtur me spastrim etnik të palestinezëve është duke zhvilluar gjenocidin në Gazë. E, Gaza paralelisht me themelimin e shtetit të Izraelit u themelua si kampi më i madh i refugjatëve në botë.
Palestinezëve iu është mohuar toka, prona, e sot në veçanti u është mohuar e drejta për jetë. Në atë gjendje popujt nuk arrijnë të krijojnë ekonomi, nuk kalojnë nëpër zgjedhje demokratike. Rrjedhimisht nuk janë si ne.
Pra jo, ne që gëzojmë demokraci, ekonomi në zhvillim dhe perspektivë në komoditetin e kontinentit evropian nuk jemi si ata, palestinezët. Por - do përsëritur-sepse i janë nënshtruar gjenocidit dhe jo për shkak të djallit që mbajnë brenda e që “duhet ta nxjerrin me proces ekzorcizmi”. E kam të vështirë të paramendoj lehtësinë me të cilën i sugjerohet një nëne në Gazë që ka humbur fëmijët e vet në bombardim, nga uria apo mungesa e kujdesit mjekësor, që të kalojë nëpër ekzorcizëm në mënyrë që të jetë si ne. E kam të vështirë të paramendoj lehtësinë me të cilën u sugjerohet 2.7 milionë banorëve të përndjekur të Gazës që të ushtrojnë ekzorcizëm kolektiv, po atyre banorëve që mesatarisht kanë pasur një fëmijë të vrarë çdo orë prej shatorit të vitit 2023 deri më sot - mbi 20 mijë sosh.
Dhe, e kam të vështirë të paramendoj lehtësinë e predikimit të eksorcizmit sot, kur një gjuhë e këtillë është treguar si dehumanizuese. Nëse palestinezët kanë një djall brenda vetes, atëherë qenka legjitime të vriten, madje të ushtrohet gjenocidi mbi ta. Më 7 shtator të vitit 2025, ministri izraelit i Mbrojtjes, duke shpallur operacionin e gjenocidit në formë “rrethimi”, deklaroi se “ne po luftojmë kundër shtazëve njerëzore”. Gjahu kundër “shtazëve” atëherë bëhet legjitim.
Dehumanizimi është gjuha që shpie drejt një rruge të sigurt vrasjeje të tjetrit. Në Srebrenicë gjenocidit i parapriu përshkrimi i boshnjakëve si të pafe apo “turq”, pra vrasjen e tyre si çlirim (i vonuar) prej osmanlinjve apo si mbrojtje e krishterimit. Në Ruandë, natë pas nate populli tutsi u përshkrua në radion shtetërore si “kacabu”; bëhej krejtësisht pastaj legjitime vrasja në masë e këtyre “insekteve”. Në fund të shekullit XIX, arsyetimi në Serbi për dëbimin e shqiptarëve nga shtëpitë e tyre (pra edhe për vrasjen në masë) ishte se ky popull ende ishte i egër, ende nuk ishin njerëz, ishin njerëz me bisht.
Dhe, themeluesit e Izraelit ishin mbase viktimat më të mëdha të dehumanizimit në shekullin XX. Në Gjermaninë naziste, ditë pas dite, vit pas viti u bë përshkrimi metodik i hebrenjve si minj, si sëmundje që e rrezikon shëndetin e kombit dhe kështu me radhë. Si rezultat i kësaj fushate dehumanizuese gjenocidi kundër hebrenjve në Gjermani e Poloni dhe vende të tjera të Evropës për ushtarin nazist (dhe përkrahësit e tij që përbënin shumicën e popullatës) nuk ishte vrasje njerëzish, ishte një veprim i mbrojtjes së shëndetit publik.
Sot, nga trashëgimtarët e të përndjekurve të nazizmit është formuar një klasë politike, e cila ndjek në formë sistematike gjenocidin si mjet për t’u spastruar nga pengesat e formimit të një shteti hebre nga lumi në det, nga Jordani në Mesdhe. Pengesat janë fëmijët, gratë e burrat palestinezë, vrasja apo dëbimi i tyre është thjesht eliminim i pengesës që pamundëson “pastërtinë hebraike” të Izraelit.
“Ne”, me të cilët, sipas B. Blushit, palestinezët nuk mund të bashkëjetojnë kemi pak në dorë për të penguar gjenocidin ndaj atij populli. Por disa prej “nesh” shpëtuam prej gjenocidit që ishte duke u zhvilluar falë ndërhyrjes së NATO-s. Dhe, disa prej “nesh” që shpëtuam falë ndihmës së të tjerëve kemi dy obligime thelbësore. Një, që të përkujtojmë se në kohën kur jetët tona ishin të rrezikuara në Evropë, SHBA-ja dhe shumë vende të tjera të botës lajmëroheshin njerëz që të vetmen armë kishin zërin e penën e tyre dhe që kërkonin që jetët tona të mbroheshin. Edhe falë tyre, forcës së opinionit publik, demokracitë perëndimore u ngritën për të na e garantuar të drejtën e jetës.
Dhe dy, që me fjalët tona të mos i lëndojmë edhe më palestinezët, posaçërisht nënat e fëmijët - të gjallët, të sakatosurit a të vdekurit - duke i akuzuar se është faji i tyre pse nuk e gëzojnë të drejtën themelore, atë të jetës.
Ne/ju Muslims una rraza una facia me Palestinians..... gezuar ramazonin
Ja vlen per ti thene : te lumte.Sepse ka marr dhe ka situr te gjitha hallkat nga vijne te keqijat.Fatkeqesisht sot bota po hesht,sepse nuk i takojne ati tabori te atyre qe vendosun per fatin e NJERIUT,.Kjo eshte akoma me keq ngase mungon dhimbja dhe eshte interesi kryesori ,te vriten te debohen dhe NE te jetojme ne tokat e tyre.Turp.Turpi nuk ka kufi sepse keshtu do veprojne qeverit,ti nuk me njeh mua ,une nuk te njoh ty,Por njerezit masa e gjere ndien keqardhje nga e tere kjo qe ndodh atje.Te vrasish femi,gra pleq burra duke fletur ,te mos dalin viktimat nga germadhat,kjo eshte poshtersia me e madhe qe kete shtet Izrael e drejtijne njerez te terbuar.Meshire ,drejtesi duhet por kjo bote zuzare kete ndjenje nuk e ka .Sa keq.
Ky lloj dylberi, a thua nuk e di qe hamasi dhe populli i tij arab qe i gjithe e ka mbeshtetur, theri foshnja, perdhunoi dhe vrau mbi 1200 njerez te pafajshem dhe rembeu mbi 200 te tjere, per te bere pazare e tij te pista me vone.Por eshte normale, per ate folk andej matane te denatyruar deri ne ate mase, qe udheheqsi me i dashur per ta eshte sulltan erdogan, ( vazhdojne te jene te inamoruar me pushtuesin e eger denatyrues turk)qe mbas masakres se perbindeshme te bere nga hamas, ai i pret me perzemersi ne Turqi, per tu vendosur ne krah te tyre.
Sepse jane nje gjak,nje fe,nje DNA....fundja eshte e drejta e tyre te jene me arabet,pune korrakesh!
Gabeli mbetet gabel, kurrë nuk bëhet shqiptar... lloj muti.
Tek arsyeja shtetërore fillon dhe mbaron muhabeti! Fjalët e tjera janë të kota...nuk kemi takat te zgjidhim as hallet tona e jo më të të tjerëve... Le që e keminproviar në kohën e diktaturës dhe kemi lënë veten pa bukë.... Më keq akoma....pikërisht palestinezët i janë kthyer bukës që kemi hequr nga goja jonë për tu adhënë atyre me gurë.... Një gjë tjetër nuk kuptoj unë këtu: dallimi që Surroi bën mes arsyes shtetërore të RSH nga ajo e RK?!?!? JANË TË NJËJTA! Është jetike të kupthet kjo dhe kur se kupton Surroi vajmedet
sa popull i trashe qe jane shqipot ! Palestinezet nga ana tjeter e globit jane arabe qe as nuk e dine fare se ku bie shqiperia e kosova, e prape shqipkaret bejne politike per palestinezet
Jo or mik jo,paloqestinezet e dine mire ku jane Shqiperia e shqiptaret,madje u ofruan serbeve ti ndihmonin te benin gjenocid ndaj shqiptareve ne Kosove,ndersa ky koqja rri tjerr lesh
Prej nga gjithë këtë idhnim Ben Bludhi në palestinezet e gjor,sado që historia i ka gjuajtur në prehrin e Rusisë,ka harruar kur Shteti shqiptar i ushtronte dhe armatoste palestinezët dhe këta të fundit u bashkëdyzuan me serbët dhe çdo ditë lëshojnë ndonjë broçkull kundër Kosovës e Shqipërisë.Pastaj ne jemi të bombarduar me propagandë arabo-muslimane në dobi të palestinezëve.E din Blushi sa palestinez jetojnë në Izral,shkollohen,punojnë shkojnë ushtarë asnjë e drejtë nuk u mungon,janë gjysme e popullsisë palestineze.
Shkrim perfekt! Maskarenj si blushi ka shume
Ky shkrimi i zotit Surroi èshtè humanist edhe pèrse i kundèrvihet njè personi mè pak human por shumè i anès...Duhet tè jemi mè pragmatist, kjo pasi shqipètarèt janè sulmuar pa rreshtur nga disa vènde duke ushtruar njè gjenocid mè tè madhe e pèr njè kohè tè zgjatur nè shekuj...Duke sjellur nè mèndje fatkeqèsitè e popullit tonè nga ana morale Ne duhet tè jemi tè parèt kundèr çdo gjenocidi, ku pasojat e tijè i kemi ende tè freskèta. Qeveritè shqipètare tè pas L2Botèrore e ngrinin zèrin nè mbrojtje tè palestinezève duke u udhèhequr jo vetèm nga humanizmi, por edhe nga fakti qè populli ynè ndodhej nèn kèrcènimin e zhdukjes nga harta e botès..Atè qè bènè AtA tè Enverit ka mbetur e vlersuar vetèm nè romane, pasi palestinezèt nuk pèrfillèn aspak. Nè dhjetèvjeçarin e fundit tè shekullit tè kaluar kur Serbia mprehu bajonetat kundèr fqinjève tè tyre e veçanèrisht boshnjakève dhe shqipètarève, Ata tè Palestinès u ndikuan nga interesi i ngushtè dhe jo vetèm qè nuk heshtèn,por ju bashkèngjitèn Millosheviçève?!? "Edhe ti Brut" e gjitha kjo tè ngjall njè ndjenjè tè thellè trishtimi! Surroi e tè gjithè ju qè i kushtoni kaq kohè palestinezève, na duhet bashkimi nè mesin tonè duke ruajtur aleancat me Perendimin...Nè historinè njerèzore shumè popuj janè zhdukur e nè zhdukje disa tè tjerè.
Nuk eshte shtete kosova o loqe , krahine Serbe nen rrezoluten 1244. Per ta mesuar o koqevar Shqiperia e ka njohur Palestinen dhe ka ambassade ne Tirane po Shqiperia a ka ambasade ne Gaza ?.
Ben Blushi është fundërrinë, por Shqipëria e ka njohur Palestinën që në kohën e Ramiz Alisë. Ndërsa Edi Rama , ashtu si Sali Berisha dhe gjithë politikanët e post komunizmit janë veçse hajdutë kompulsivë, , provincialistë ordinerë dhe prostituta politike që njohin vetëm gjuhën e sodomisë, harbutërisë, zhvatjes, rrënimit, hajvanërisë dhe halabakërisë. Por populli shqiptar ka respekt dhe nderim për rezistencën gjysëm shekullore të popullit palestinez dhe dënon regjimin pseudo demokratik fashist të Israelit dhe Perëndimit ndaj gjenocidit, aparteidit, spastrimit etnik dhe masakrave që kanë kryer dhe vazhdojnë e kryejnë. Ky është fundi i Perëndimit dhe Shqipëria që flet gjuhën skllevërish, është në krahun e gabuar të historisë, duke lëpirë kockën në koliben jashtë mureve të BEsë.
Te kishe Pjerdhur njeher , do ishte me mire se sa ta Dhisje me kete Shkrim. Blushi e ka Qare dhe per kete i Lumte Pena. Shih Kosoven ku nga Dita ne Dite po shtohen Talebanet Shqip Foles, kan disa Muj qe nuk krijojne Qeveri, sepse Kanceri Islam i ka Shtrire Rrenjet mire, te njejtin Fat do kete edhe Shqiperia ( Shpresoi dhe Uroje qe jo) , Kanceri Islam duke Perfitu nga Korrupsioni ne Politik dhe jo Vetem qe per Rrjedhoj sjell Varferi, po Perhapet me hapa Gjigant. Vendet me Fe dhe Kultur Islame o jan ne Diktatur, ose Anarshi, ose Mbreteri. Perjashto Vendet e Pasura qe jan Pak dhe Mbreteri, shumica jan Vende ne Diktatur ose Anarshi. Feja dhe Kultura Islame nuk Bashkejeton dot me Demokracin, prandaj nuk ka asnje Vend ku Respektohen te Drejtat e Njeriut, Puntorit dhe ku Shumica me Zgjedhje te Lira te vendos se nga kush do Qeveriset .
Ben Blushi ka pasur nje baba komunisto ortodoks qe shkruante qe te ndalohen mezani te kendoj ne xhami se atij i dukej e pa hijshme. Per kombonat e kishes nuk kishte ankesa. Ben i Blusheve eshte kryqtari qe po lufton te pa fete mysliman.
Po mire o koqe,na shpjego pak pse halldupo paloqestinezet jane bythe e breke me serbet ortodokse e jo me byrazeret e tyre myslimane.
Franca, Anglia (BM), Kanada, Australia, Portugalia për 2 ditë njohën Palestinën dhe iu bashkangjitën 150 shteteve tjera që e kanë njohur. Shqipëria e ka njohur poashtu. Kosova nuk e ka njohur dhe as që do ta njeh për aq kohë sa Palestina të mos e njoh Kosovën. Kosova e njeh Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, Shqipëria jo.
Vetoni thjjeshte ka lajthitur ne kete shkrim...
Stërmohen, kësisoi - të kundrash - e sodisin. E, i veçon - si s'mundesh ka munde. Stërmund! E, vet, veç mundeve - t'vetëm - edhe varre u deshkërkësh - t'i mveten. Stërmundit! Pa eshtëra! Të mëvetet s'i duhen. Stërmohime. A s'ishin!? A ka dhe me sipas; se s'pamë eshtër, e - s'qenë. Ç'emër të keni! E, vetu!